Besimet fetare janë të lira në demokraci, por nuk mund të vihet shenjë barazimi për kontributin kombëtar të komuniteteve fetare shqiptare

0
684
Dija, jo fetë

Gjergj Bajram Kabashi Gjergj Bajram Kabashi

Nuk e dij a mund të më kenë ba sytë, por më duket që dikund një ditë e kam lexue se si një intelektual shprehej që e njejta “mbeturinë” (e kishte përdorur një shprehje mjaft inferiore!) janë fanatikët islamistë dhe “katolikët”?!

Jo aq sa shprehja dhe konkukludimi i pa vend dhe i pa asnjë logjikë, më lanë përshtypje të keqe “lik-et” paushale ndaj mendimit të tillë nga ana e disa personave bukur të ngritur intelektualisht.

Madje njëri nga ata që i kishte bërë “like” mendimit të tillë të panjerëzishëm dhe kombëtarisht të dëmshëm, është me ndikim edhe në politikën shtetërore!

Askush nuk mund t’i vë pikën përfundimtare një çështjeje për të cilën duhet debatuar pa fyerje dhe duke e dëgjuar me vëmendje atë që nuk mendon si ti, por krahasimet e gabueshme dëmtojnë shumë, sidomos kur krahasimet e paqëndrushme shqiptohen nga ai apo ajo që, sidoqoftë, njihet si formues i opinionit publik.

Ta them të drejtën edhe une i kam vërejtjet e mia, por ato nuk drejtohen ndaj “katolikëve”, por ndaj disa “përfaqësuesve të tyre”, që në vend se të sillen si Shqiptar të vërtetë brenda familjes kombëtare, sillen me ndjenjën e “pakicës”!

Edhe kjo e ka arsyetimin e vet, madje përgjigjen më të mirë e të saktë për këtë mund ta kërkojmë e gjejmë në aspektin historik tek familjet tona, e veçanërisht nga koha kur thellimin e përçarjeve ndërshqiptare pas përfundimit të pushtimit osman, e morën “në duar” hoxhallarët e mbetur të Turqisë në viset tona, pastaj shtetet si Serbia dhe Greqia.

Edhe të tjerët, por kryesisht këto dy shtete.

Cila është e vërteta, pra?
Në të vërtetë tek Shqiptarët janë vetëm dy religjione, Islami e Ortodoksia, që janë në duartë e të huajve, kryesisht të Turqisë e Greqisë. Asnjë religjion tjetër, prandaj nëse bëjmë krahasime me çdo kusht, jo vetëm që mund të gabojmë por edhe t’i lëndojmë njerëzit e pafajshëm, një komunitet të tërë religjioz. Katolicizmi dhe krishterizmi shqiptar përgjithësisht ka qenë i ndjekur gjatë gjithë kohës së pushtimit osman, madje edhe pas përfundimit të atij pushtimi.

Madje, edhe Sot, pasi Islami Politik i “Arnautllukut” po vazhdon me ngulm t’i shqyrtoj politikat e veta kombshkatërruese-antishqiptare në favor të panislamizmit. Katolicizmi dhe ortodoksia e vërtetë shqiptare, janë në shënjestrën e vazhdueshme të këtij nacionalizmi të huaj, pasi e pengojnë planin për krijimin përfundimtar të atij që e mendojnë si “të vetmin popull këtu, “Muslimanët “shqiptar”!

Eksperimetimi më i rëndë antishqiptar ndaj katolicizmit shqiptar, që është bërë nën udhëheqjen e agjenturave të huaja, është zhvilluar kryesisht në Maqeoni (Veriore), e sidomos në Shkup. Aty tashmë nuk ka “katolikë”, gjë që u dashka të jetë i “kënaqur” ai që bënë krahasime të pakuptueshme e jologjike. Në Kosovë, deri në vitin 1999, nuk i shkonte kujt ndërmend se kush është mysliman, katolik apo afetar. Ishte krejt e pakuptimtë dhe e kotë vetëm që të mendoheshin gjëra të tilla, pasi megjithëse nën pushtimin serbomadh, shkalla e emancipimit kulturor-kombëtar ishte e dukshme.

Vetëm pas luftës, hap pas hapi, siç dijnë të veprojnë e ecin përpara agjenturat e huaja, përmes “ndihmave humanitare për të varfërit” dhe “shqetësimit për Muslimanët”, me ndërmjetësimin e BIK-ut e “bikërve” të “Arnautllukut”, e deri tek “iftaret” e mëdha publike, Turqia me Serbinë arritën të krijonin ndasi e përçarje brenda kombit shqiptar, përderisa “politika jonë shtetërore” vazhdon të qëndrojë indiferente, apo ta shfrytëzojë këtë garë antikombëtare kombshkatërruese në luftën e saj për “votat elektorale”?!

Këdo që bënë krahasime të pa vend, e pyes:
*A janë duke bërë “katolikët” (kërkoj falje për shprehjen, se personalisht nuk e ndaj askë në bazë të përkatëisë religjioze), thirrje për ndonjë “luftë të shenjtë” në Ukrainë apo dikund në Amerikën Latine?
*A janë duke bërë ndonjë sulm “kamikaz” në Europë, Lindjen e Mesme apo në Shqiptari?
*A janë duke e mohuar historinë e kombit, duke filluar nga Gjergj Kastrioti, e deri tek Idriz Seferi etj?
*A janë duke bërtitur rrugëve e shesheve: “Une jam katolik”?
*A janë duke bërë propaganda katolicizuese, qoftë edhe përmes kangëve të frymës muslimane të Gold AG?

Jo, jo!
Prandaj, mos shpifni e mos gënjeni, se jo vetëm që është krim të shpifet, por asht marre… Marre e madhe!
Ne të gjithëve duhet të na vije keq që nuk po i shohim problemet e vërteta brendakombëtare në Shqiptari, pas rizgjimit agjenturor të “Islamit famëlartë” në viset tona. Ne tashmë e kemi një Islam të kohës së Islamit Politik Global, që nuk po i kërcënon vetëm “katolikët”, por të gjithë Shqiptarët. “Katolikët”, për fat të keq, janë një komunitet i vogël, i diskriminuar, që antishqiptarizmi po e rrallon përditë para syve tanë!

Parasëgjithash Pan-Islamizmi, është duke vazhduar ta kërcënojë Shqiptarizmin në vendin e vet dhe “shkolla” dhe “vatra” e këtij antishqiptarizmi, u formua nga veprimet agjenturore turko-sllave në hapësirën Shqiptare në Maqedoni fillimisht, kryesisht në Shkup, Kumanovë, e tash edhe në Tetovë, posa në fund të viteve të ’80 të shekullit të kaluar u rrënua shkolla shqipe, ajo e mesme dhe u degjenerua shkollimi fillor për shqiptarët atje, duke e infektuar pastaj në vazhdimësi popullatën shqiptare me “krenarinë Muslimane”, fillimisht pjesën kufitare të shqiptarëve të Kosovës.

Krahasimet pa llogaritje paraprake dhe njohje të gjendjes faktike, ose flasin për paaftësinë tënde (apo timen), apo për shovenizmin, qoftë edhe të fshehur religjioz!