Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
E kohës
Po e përsërisim refrenin: Kombi shqiptar i robëruar ndër shekuj, i vuajtur, i diskriminuar, nën tehun e thikës së përgjakur të gjenocidit të regjimeve nëpër shekuj dhe, së voni në shekullin e kaluar nga dora vrastare e Serbisë fashiste…!
Të gjitha këto i kemi thënë… Dhe, përditë flasim e lexojmë historinë kombëtare të autorëve tanë dhe të huaj, secili vë në sporvë fatin e kombit shqiptar (si)shpëtoi para asgjësimit të shekujve…!
Në faqet e kronikave të kohës, na dalin disa huqe tonat, po tonat janë dhe me fajin tonë, që, në duhët e kombit shqiptar klasa politike herët në mëngjes ia nis (konfliktit, urrejtjes deri në armiqësi, pa program të përafrimit) në ndërtimin e kodeve të shtetit demokratik e kombëtar, tashi për fatin e mirë të dyja shteteve shqiptare në Ballkan (Shqipëri-Kosovë)!
Pse kjo sëmundje kronike ndërmjet shqiptaro-shqiptarëve me trajtën e jetës (politike) gjithmonë në vatën e parë unë jam këtu, unë vendosi, unë… unë dhe vetëm unë(sic!).
Pse kaq shumë përqarje në mes klasës politike në Kosovë dhe Shqipëri…? Kujt i duhet kjo, kur dihet se burrat e dheut (klasa politike) erdhi në krye të institucioneve të dyja shteteve tona me votën e lirë të sovranit (popullit).
Nuk kanë më shumë “hise” veçse me udhëheq institucionet e shteteve tona dhe një ditë, kur të japin llogorinë para popullit shqiptar, duhet të shkojnë nga politika dhe të vijnë të tjerët dhe, siç thiotë fjala e popullit “Të shohim se çfarë do të bëjnë këta të rinjtë e politikës“!
E kohës, bërrylat e politikës shqiptare të merren më kodet e shtetndrëtimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm në ndarjen ndërkombëtare të punës (ekonomia e lirë) dhe participimi i vlerave tona me popujt në Evropë dhe në botë.
Çikago, 19 shkurt 2020
Më Ju LUMTË i nderuar atdhetar Skënder Karaçica, që nga Cikago e ATIJ akti HUMAN shekulli kaluar, na jep këtë shkrim *TRINITRINË* po e quaj për politikat e ditës, në atdheun tonë-mbarë Shqipëri… Mjaft me BRYLA po me VOTA.që të na përkrahi BOTA.
Nga Toronto-bahkëatdhetari;
Guri Naimit D.