Berisha: Mos zbatoni urdhrat e një mercenari, Lleshi nuk është ministër

0
584

Opinion.al09/11/18

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përplasja Rama – Meta është një lojë e rrezikshme, duke sfiduar Kushtetutën. Në një intervistë për ABCnews, ai shprehet se kryeministri është duke realizuar një grusht shteti brenda shtetit, me shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Berishës, Presidenti nuk është honorifik dhe se ai në rolin e Komandantit të Forcave të Armatosura nuk mund të sfidohet nga një gjeneral, që nuk pranon t’i shkojë në takim.

Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për Ministër të Brendshëm janë minimalisht dy sipas Berishës.

Ky është një akt puçist sepse Sandër Lleshi është emëruar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në pozicionin që mban. Në emërimin e tij janë thyer kushtetuta, është thyer ligji organik i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton çfarë ndodh kur nuk ka ministër. Ky ligj funksionin në bazë të Kodit të procedurave administrative, që nuk parashikon zëvendësim, por delegim.

Të drejtën e delegimit të kompetencave e kishte vetëm Fatmir Xhafa dhe detyrat që do t’i caktonte. Kompetencat Kushtetuese përveçse Kushtetutës nuk mund t’i delegojë askush tjetër dhe se zv.ministri nuk ka të drejtë të firmosë asnjë akt qeveritar. U bëj thirrje forcave të rendit, që të mos zbatojnë asnjë urdhër antiligjor, antikushtetues të një mercenari, që është një skllav i Edi Ramës, që përdhos Kushtetutën dhe ligjet e vendit” – tha Berisha.