Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje sipërmarrësve që gëryejnë zonat natyrore në Skrapar për të nxjerrë gurë.
Pas mbylljes së tyre, Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku tregon një mesazh që sipas tij i ka ardhur nga një qytetar dixhital.
“Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi te verteten e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar. Sb,” thotë Berisha duke ju referuar një mesazhi anonim në Facebook.
Nuk dihet ende nëse “qytetari dixhital” ka qenë vërtet punonjës në gurore, apo në ndonjë seli partie, që interesohet për mos mbylljen e tyre.
(“Mbase sepse ish-kryeministri e ka pikë të dobët Skraparin”)
Statusi i plotë
Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi te verteten e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar. sb
“zoti Sali te uroj shendet ne radh te pare, une jam jam punonjes ne nje sipermarres ne guroret e sk, jo ne mal te tomorrit, degjova kryeministrin tone te nderuar, vetem rrena, po fund e krye vetem rrena. e verteta esht kjo: 3 muaj me pare kryetari bashkise Poliçan Adriatik Zotka solli (fiksin) dhe e beri mediatike, e u çuan ne emer te mjedisit sikur do benin namin.
Tamam si etrit e tyre qe flisnin ne emer te popullit.
kryetari bashkise A z ka hapur vete nje mander guri, gjasme do punajne njerëzit e bashkisë une vet punoje ne gurore dhe e di qe pa leje minerale nuk mund te punosh!!
po bejne nje komunitet budalla, (Si ka munci ja late peshqesh ketij komuniteti kte njeri z b ky njeri qe vjen nga bandat e ’97-s, qe s’ka lene gje pa bere, nuk ka lene depo pa shqyer e pa vjedhur, ky njeri nuk ka as nje lloj norme, as nje lloj morali kte njeri e ka akuzuar vellai vet per horlleqe, si ka munci. por ky ka talent te math per servilosje, biles z k me pershendeti, fal ketij badakshiu u çlirua Abas Aliu.
Une normal qe kam sh mllef, po ju siguroj qe po ju them vetem te verteten, (vjen kryeministri e genjen si ne arados) punetore kane 3 muaj pa pune dhe dalin ne protest pse ju kane mbyllur punen, ai ju thot veri duart ne fyt pronareve pse su japin rrogen, po kur thotë, te punojne ne fabrika, qe fillojne nga Sk – Br.
une nuk e di per ç’fabrika e ka fjalen ky. Me keq se kaq nuk ka ku vete. ju falenderoj pa fund, je i pa arritshem zoti te bekofte ty dhe familjen tende. (ti e di vet se keta jane ak marsa) flm” (TemA)