BERISHA, ÇFARË DËMI I BËRI SHQIPËRISË?

0
353
Arben Çokaj

Arben Çokaj

– disa prej tyre…

1. Dëmi më i madhi ishte thyerja e shtetit në kryq më 1997, ku u vranë mbi 3600 shqiptarë, pasi 2. vodhi zgjedhjet më 1996 – zgjedhjet u vodhën për herë të parë në demokraci, e që në atë kohë u fut kriza e mosbesimit mes palëve në politikë – që vazhdon edhe sot. Zgjedhjet nuk duhet të preken, kjo është një marrëveshje e shenjtë mes palëve, që tek ne nuk respektohet. A pak po të duket a? Por nuk mjafton me kaq.

3. Shkatërroi uzina e fabrika me idenë se janë të Enverit dhe të komunizmit dhe u dha shqiptarëve rrugët nëpër botë: thyeni qafën! Ky mentalitet i ikjes ende vazhdon.

4. Prishi rendin e rregullin, dhe nuk e planifikoi si duhet shpërndatjen e pasurive dhe decentralizimin e pushtetit, që vazhdon edhe sot. Ke zona të pasura të Shqipërisë si Tropoja, Kuksi e Puka etj. që kanë hidrocentrale e pasuri natyrore, por që nuk përfitojnë prej tyre dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Kjo bëri që të ketë lëvizje masive të njerëzve dhe u krijuan geto në periferi të Tiranës, etj. dhe një rrëmujë e madhe urbanistike, që vazhdon edhe sot, se demokracia shqiptare ka fytyrën destruktive të Saliut.

5. Ndërtime pa leje e rrëmujë gjithandej, kujto qendrën e Tiranës kur e mori PD, e që më pas e pastroi Rama…

Vlerësohet më shumë sot një kamikaz i PD-së, që provokon eskortën e kryeministrit, se sa Rudina Hajdari, që tregohet e logjikshme dhe racionale. Në këtë ‘derexhe’ i thonë turqisht disa, e ka sjellë Saliu PD-në dhe demokracinë shqiptare, ku më shumë vlerësohet hajvani e krimineli në PD, se një njeri me arsye e logjikë.

6. E ka kthyer PD-në për rrjedhojë në një organizatë kriminale. Që vret njerëz për pushtet e para, shuajti fisin Haklaj në Tropojë, vrau 28 vetë në Gërdec, vrau 4 protestues në shesh, e sa e sa krime të tjera…

7. Në vend që ta liberalizonte ekonominë dhe të bënte rregulla e ligje, që realisht të favorizonin biznesin shqiptar dhe të promovonin investimet e huaja në vend, Saliu e PD e tij, e koncentroi paranë në duart e kriminelëve rreth tij dhe krijoi edhe oligarkët e tij, si Vefa Holding e më pas Taçi Oil, etj. Këta të tjerët tani ia ka kapë dhe po ia përsorë Rama…

8. Në vend që të punonte për integrimin e Shqipërisë në BE, ai edhe sot del hapur kundër tij, dhe u gënjye me Gazideden nga petro-dollarët arabë dhe e futën Shqipërinë në Konferencën Islamike, gjë që e mbushi Shqipërinë me xhamia, me eZan e shurdhime me altoparlante, dhe rrëmuja e sotme dhe e këtyre 29 vjetëve e ka pikërisht burimin te ky mentalitet turqeliko-islamik, që e dominon shoqërinë tonë e po kultivohet përditë prej xhamive e islamit…

A do më për Behlulin, se lista vazhdon?!

Tani mund të thuash se edhe Rama e PS po vazhdojnë kështu?! Po, ok, deri diku, por PS e Rama janë parti e majtë, shiko Trump se çfarë zhvillimi po i jep ekonomisë amerikane, ashtu punon e djathta, që interesohet për zhvillimin e kombit të vet. E djathta shqiptare duhej të sillej ashtu që në vitin 1990, po të mos kishte krye-qytykun Sali, i cili ishte një pjellë e paditur e politikës së re shqiptare, një njeri i lig e me mendje të errët dhe me urrejtje për kombin shqiptar! Se kur ia pengon popullit tënd zhvillimin, normalisht se e urren atë!