Ben Andoni qenka i një mendjeje me Schmittin

0
99
Skënderbeu - Schmitt - Ben Andoni

Reagon Fahri Xharra

Sa më shumë që po lexoj po vij në një përfundim se Kosova dhe tokat tjera shqiptare janë për t’u dhimbsur, që nuk e patën Nënën Shqiperi – një nënë ashtu si duhet, një nënë si i ka hije një kombi të lashtë bile edhe të stërlashtë.

I duhet Zotit Escobar t’iu përmendë udhëheqësve të Shqipërisë çështjen e kufinjve të Kosovës që janë të pa prekshëm – ndërsa nga goja e tyre ende nuk ka dalë një kërkesë e tillë më herët. Sidoqoftë, sot e kam një temë tjetër, e cila më shokoi. Ben Andoni e boton një intervistë me Oliver C. Schmittin për Skënderbeun dhe ky pajtohet me atë se ç’ka i tha bashkëbiseduesi dhe e titullon shkrimin e tij me fjalët e historianit, antihistorian të historisë shqiptare Oliver C. Schmittit:

Schmitt: “Sllavët dhe vllehët ishin mbështetësit e Skënderbeut andaj këtu vihet në dyshim prejardhja shqiptare e tij”. A nuk është kjo një katastrofë nga një shqiptar që mburret, paguhet dhe e dezinformon shqiptarinë me një shkrim të tillë?

Së pari, kush është Ben Andoni ? Ben Andoni ka lindur më 1966 në Tiranë dhe ka studiuar Histori dhe Gjeografi në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist dhe prej vitesh aktivizohet si publicist. Ka shkruar për gazetën Koha Jonë, ishte redaktor kulture i gazetave Gazeta Shqiptare dhe Korrieri, kryeredaktor i revistës ABC dhe zëvendëskryeredaktor i revistës MAPO dhe i revistës politike Java. Veç kësaj, ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit BETA dhe disa agjencive të tjera të huaja.  (https://albas.al/team/ben-andoni/ )

“Me prejardhje nga Radostina e Fierit,[1] u lind në Tiranë, i biri i Ismetit dhe Agustellës. Ka studiuar gjeografi dhe punoi më së pari në Institutin Hidrometeorologjik. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist. Ka shkruar për gazetën “Koha Jonë”, ishte redaktor kulture i gazetave “Gazeta Shqiptare” dhe “Korrieri”, kryeredaktor i revistës “ABC” dhe zv. kryeredaktor i revistës “MAPO”. Veç kësaj ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit “BETA” dhe agjencive e gazetave të tjera të huaja. Andoni përkthen nga serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe anglishtja.” (https://sq.wikipedia.org/wiki/Ben_Andoni )

Profilin e Oliver C. Shmittit ndoshta nuk ka nevojë të iu përshkruaj sepse e njihni pak a shumë. Përndryshe është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, i cili u bë mu atëhërë kur ky shkruente që Skënderbeu ka luftuar kundër osmanëve në hakmarrje për vrasjen e prindëve të tij si dhe origjina e tij është serbe.

Pak nga intervista

Ben Andoni: Juve e vlerësoni shumë personalisht si figurë Skënderbeun, ndërkohë që teza juaj për fillimin dhe motivin e hakmarrjes së tij ka bërë që disa nga studiuesit shqiptarë ta shikojnë këtë tezë si të vjetër dhe të paqenë. A i qëndroni sërish kësaj teze?

Schmitti: “Po. Por më lejoni të përsëris atë që kam shpjeguar në librin tim: … Në vitin 1443, udhëheqësi i kryengritjes kishte gjithashtu një motiv personal të hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon të gjithë kryengritjen, megjithëse shumë njerëz që nuk e kanë lexuar librin ende vazhdojnë dhe e pretendojnë këtë. Pra, ekzistonte një kombinim i ndërlikuar i motiveve”… Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.

Nuk ka reagim nga Ben Andoni në këto shpifje

Ben Andoni: “Çfarë sfidash e presin në të ardhmen ndriçimin e figurës së Skënderbeut?

Oliver C. Schmitti: Skënderbeu, megjithatë, do të vazhdojë të jetë pasqyrë e debateve të identitetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet përreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, të gjitha këto pak a shumë kanë shprehur një tendencë autoritare; tendenca e dytë kryesore është një interpretim kritikë dhe liberale, që dekonstruon modelet ideologjike shtypëse, të cilat qëndrojnë prapa qasjeve të përmendura më lart. Më lejoni të shprehem qartë: Intelektualët si Fatos Lubonja kanë bërë shumë më tepër për analizimin e shoqërisë shqiptare se pothuajse të gjithë historianët profesionistë në Shqipëri dhe Kosovë së bashku – për të mos folur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e një fryme kritike në Shqipëri. Lubonja është një intelektual tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht, ndërsa kundërshtarët e tij janë pothuajse fare të panjohur jashtë Shqipërisë.“

(Për Ben Andonin: “Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane. Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë.
Kadare: http://www.gazetadita.al/streha-e-fundit-e-horrave/ )

Prapë nga Kadare për Lubonjën e Schmittit: ”Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve. Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët. Në thelb, akuza tingëllonte groteske. Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.)

Schmitti: ”Evokimi i krenarisë kombëtare dhe e lavdërimit të heroit kombëtar në një mënyrë që nuk ka të bëjë fare me hulumtimet dhe debatet shkencore është në pikëpamjen time kryesisht një program politik – jemi dëshmitarë të valëve të reja të nacionalizmit në Ballkan, një autoritarizëm i ri, që po shfaqet gjithashtu në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet gjithashtu të pyesin pse politikanët fillojnë një debat për Skënderbeun dhe çfarë do të thotë me të vërtetë ky diskutim për Shqipërinë moderne”.

Përfundim: Si e lejon vetën Ben Andoni, të provokohet nga Oliver Schmitti dhe të na i ngritë nervat në qiell me këtë palo historian, i cili punon kryesisht në deformimin e historisë shqiptare?!

Ja se për çka është i angazhuar Schmitti:
Me çfarë po merret në ditët tona studiuesi Oliver Schmitt?

“Që nga korriku 2017, unë jam Presidenti i Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave. Unë jam përgjegjës për departamentin e krijuar kohët e fundit të studimeve të Ballkanit në Akademi, i cili fokusohet në studimet shqiptare. Për momentin po mbaroj një botim të raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman të Kosovës dhe vitet e para të okupimit serb (1870-1914) në pesë vëllime”.

Eh moj Shqipëri, të ruajt Zoti që flet shqip !

Fahri Xharra, 10.12.21
Gjakovë