Behgjet Pacolli konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij shpallë Kosovën terroriste!

0
461
Behgjet Pacolli - maskë

Nga Rrezart Kalaja

Ish ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës me veprimet e tij sinjalizon se është i organizuar dhe orkestruar paraprakisht prapa skenave për pazare dhe interesa personale!

Përkundër lutjeve, thirrjeve të popullatës, të analistëve që mos te përshkallëzon situatën edhe ashtu te tensionuar lidhur me pretendimet e formimit të qeverisë Hoti, kokullë dhe fantazmë nga 82 deputet të korruptuar, hajna, rrugaçe dhe gjysmanalfabet dhe të pa popull!

– Por aq sa po vërehet rrëzimi i Qeverisë Kurti nga të apostrofuarit, duket se ja dhanë pushtetin Albin Kurtit dhe ja rriten partinë edhe 50%!.
Ish ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës është shume konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij të fundit, ku e shpalli Kosovën terroriste!?

A mundet ky pseodopolitikan të tërhiqet nga etiketimet qe i ka marr nga populli dhe analistet të ndryshëm se ishte i dyshuar në karrierën e tij politike në raport me marrëdhëniet e tij me Rusinë?.

A thua si t‘i besohet këtij politikani, kur ky shpall vendin e vet terrorist pa u vra as kush, as kush pa u kidnapuar!
Nuk është pa, që u bërë në qeverinë Kurti ndonjë zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme ndaj dikujt.

Terrorizëm quhet një regjim shtypës a nga një organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur nga e cila asnjë veprim i tille nuk është ne Qeverinë Kurti, por është i përqendruar me tërë arsenalin e vet ne përballje me pandeminë, përkundër asaj kane filluar disa gjëra të bien në vendin e vet nga “Mafia e organizuar në Kosovë”, qe mbretëroj që 20 vjet.

Gjatë ditës së enjte, në një prononcim për media nga aeroporti i Prishtinës,ai u shpreh se ishte “frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’. A thua ndryshimi i destinacionit i solli atij ndonjë siguri ma të veçante qe të futet një ditë ma vonë, po në të njëjtin Aeroport nga Tirana?

Praktika e ndërtimit të “diplomacisë mashtruese”, që e kishte filluar Behxhet Pacolli në mandatin e kaluar të qeverisjes në koalicion me PDK – LDK, është rikthyer në veprim të ri me koalicionin aktual për “Qeverinë fantazmë Hoti”: – ngase edhe në mandatin, sa ishte në pozitën e Ministrit të Jashtëm, jo qe afroj ndonjë njohje Kosovës, por Serbia me politiken e vet i tërhoqi 14 njohje. Prandaj politika e tij shterpë, është rrezik që kësaj here do ta fut Kosovën nën një presion dhe keqësim të situatës dhe bashkimit të tij me deputete e pa popull?…Nëse iu bashkohet konsiderohet se ky është kulmi i mashtrimeve, gënjeshtrave që po vazhdon ti bëjë Pacolli, në kurrizin e popullit shqiptar!!!