BE në recension historik, fqinjët tanë mes vendeve më të goditura

0
371
BE - maskë

Bota06/05/20

Bashkimi Evropian parashikon recensionin më të thellë në historinë e tij, për shkak të pandemisë së Covid-19. Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit.

Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh”, tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, do të jenë mes vendeve më të goditura nga efektet ekonomike të pandemisë, ndërsa Luksemburgu, Malta dhe Austria pritet ta menaxhojnë më mirë tronditjen.

Masat e izolimit, që kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit. Ato po ashtu kanë ndikuar vendet e punës.

Norma e papunësisë në BE parashikohet të rritet nga 6.7 për qind sa ka qenë në vitin 2019, në 9 për qind këtë vit, ka thënë Komisioni Evropian.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe iu ka marrë jetë mbi 137,000 personave. /Opinion.al