BE dhe ne Shqiptarët

0
514
Gjin Musa

Gjin Musa, gazetar

Tek po bisedoja me nji mikun tim ketu ne Romë, si zakonisht ne Shqiptaret futemi menjihere ne politikë.
Gjin te vjen keq te them nji fjalë? – me thotë miku me te cilin po pija kafen e mengjesit.

Keta te BE na jane burri i nanes, 27 vjete vetem llafe, si nuk pertojnë more burre me harxhue bileta avioni, apo i kane te parashikuara ne planin e shpenzimeve.

Kush nuk zbriti ne Tiranël nga BE, e ç’farë nuk lanë pa folë?!! Pergezojme qeverinë per progresin qe ka bere ne zbatimin e reformave, keshtu flitej per qeverinë Berisha, Meta, Nano, Majko e tani per qeverin Rama, po dere te hapur nuk ka, date te sigurt nuk ka! Po a bane te na thoni troc ju zoteri qe komandoni ne zyrat e BE, KURE DO JEMI PJESE E BE?

Ju europianet po sidheni me ne shqiptaret tamam si njerka e keqe me femijet jetim.
Kerkoni ate qe nuk realizohen kurre nga asnji qeveri shqiptare, jo se nuk duan, po kjo eshte gjendja ekonomike e shtetit shqiptar.
Ulurini me te madhe peshqit e “medhej” mire beni si ju Europianet dhe SHBA, po peshqit nuk peshkohen pa rrjeta te sigurta.
Rrjetat e politikes shqiptare jane te bera copë me copë, sepse te gjithe kane notuar ne ujin e turbullte te korrupsionit.

Te gjithe jane me vila luksoze dhe pasuri marramendese, ketu jane se bashku ne nji llogore politikanet shqiptar pa ngjyra partiake.
Po juve zoteri te BE kure pranuat Rumanin dhe shtete tjera i kishin plotesuar te gjitha parametrat per te qene pjes e familjes Europiane? sigurisht qe jo!po mbyllet njerin sy dhe i pranuat, me ne shqiptaret po luhet loja kapi maca miun… eshte e vertet qe jemi nji populle i vogel ne numer, po per hire te s’vertetes jemi nji populle qe duame demokracin, duame jeten dhe punen, kjo eshte vertetuar ne jeten emigratore si ne Greqi, Itali e vende tjera, ku shqiptaret kane nji emer te nderuar ne fushen e biznezit, sportit, kultures dhe inteligjences bashkohore.

Ne se politika korruptive, pa ngjyra politike ,do ndeshkoi shqiperin dhe shqiptaret do jete vertet fatale per vete Ballkanin dhe per vete Europen.
Nuk ka Ballkan pa Europ, po ashtu Europa nuk ka qetesi pa nji ballkan ne familjen e BE.

Realiteti eshte ky, nuk ndryshon me urat dhe duva, populli pse te ndeshkohet nga nji politik e çoroditur dhe korruptive.
Antaresimi i Shqiperis ne BE eshte i domosdoshem ne se duame qe ky vende te kete shtet dhe ligje, ne se BE eshte i interesuar te luftoje korrupsionin, te denoje te korruptuarit duhet antaresimi i menjihereshem, ne te kundert ka vetem loje fjalesh te cilat nji dite do rrezikojn ekuilibrat e BE, BALLKANI ESHTE NJI FUCI BAROTI NE ZEMER TE EUROPES.

HISTORIA NUK NA LE TE GABOJMË, NE SE POLITIKAT E SOTME DUAN TE GABOJN, PERGJEGJESIA DO JETE FATALE.
Ballkanin poe synojn Rusia dhe Turqia, Europa le te heshte!!!! BASHKIMI BEN FUQIN, BALLKANI NE BE ESHTE RRUGA E VETEME QE EUROPA TE KETE QETESI… PROGRES ME DYER TE MBYLLURA NUK MUNDET TE KETE, KETE E DI MIRË BE. Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi jane troje shqip-folëse dhe jane nji popull, që e duan demokracinë dhe BE-në.