Pse do ta vriste Serbia Baton Haxhiun, kur ky nuk qe ndonjë figurë e rëndësishme politike e as mediave, ishte një gazetar i thjeshtë ne kompaninë e Kohës, ku në të përjavshmen “koha javore”, shkruante, e më pas edhe ndofta në “kohen ditore”. Ky nuk mund të ishte një shkas për ta vrarë Serbia, sepse në shkrimet e tija, gati në të gjitha nuk kishte përpjekje për të zgjuar neveritje serbe, kundrejt tyre. Shkrimet e tija më shumë ishin relative qe merreshin me broçkulla politike, madje në të shumtën e rasteve ato ishin konservim i gatshëm i mediave serbe, që shqipëroheshin për opinionin shqiptar.
nga Bekim Rexhepi
“Kohë krimbash”, më kujtohet ky përkufizim që i kishte dhënë, poeti më modern i letërsisë shqiptare Azem Shkreli, madje, poeti na shpjegon edhe në këtë formë efektet e krimbave se si; Grykësia e këtyre insekteve është e pangopshme. Shkatërruese. Thotë gjithashtu se ka; një paradoks fatkeq tek kjo sëmundje, një paradoks fortë të praptë; Shëndeti i mikrobeve, krimbave dhe insekteve, shëndeti i shkaktarëve të lëngatës, ushqehen nga dhimbjet e viktimës. Lëngata dhe grahma e viktimës janë kremtë e tyre. Një kremtë makabër kënaqësish të liga të të ligjve. Seancat kremtuese metastazatohen, shumëzohen, kapërthejnë gjymtyrë e nyje. Fortifikohen.
Kështu disi po më duket Baton Haxhiu, pas ringjalljes, pas mbjelljes së farës se keqe, pa emër (diçka si therrë e mishit), që mbin ne qoshet me të paidentifikuara. Këto therra po të futen në mish, futen thellë, madje aq sa dhimbjet pas nxjerrjes të shkaktojnë tubacion lëngu infektues. Kështu tenton të futet në mishin tonë Baton Haxhiu. Por, ne do ta nxjerrim në sipërfaqe këtë krimb që kremten e tij e kryen me metastazën serbe. Ka te drejtë Mazrekaj, qe kërkon një shpjegim, dhe ky shpjegim është i nevojshëm sepse na japë informacion pse e shpalli vetveten si te vdekur nga organet e serbe gjatë luftës.
Pse do ta vriste Serbia Baton Haxhiun, kur ky nuk qe ndonjë figurë e rëndësishme politike e as mediave, ishte një gazetar i thjeshtë ne kompaninë e Kohës, ku në të përjavshmen “koha javore”, shkruante, e më pas edhe ndofta në “kohen ditore”. Ky nuk mund të ishte një shkas për ta vrarë Serbia, sepse në shkrimet e tija, gati në të gjitha nuk kishte përpjekje për të zgjuar neveritje serbe, kundrejt tyre. Shkrimet e tija më shumë ishin relative qe merreshin me broçkulla politike, madje në të shumtën e rasteve ato ishin konservim i gatshëm i mediave serbe, që shqipëroheshin për opinionin shqiptar.
Shpallja si i vdekur, mund të ketë kenë një grackë politike, më shumë për të vënë në kurth shqiptaret, për të menduar se është vrarë dhe më pastaj të dal jo i vrarë për ti dhënë tretman tjetër rolit të tij ne politikën e Kosovës. Kush e organizoi këtë kurth, nuk ka dyshime për shqiptaret se këtë e organizoi njeriu më i fortë i ish Jugosllavisë, i Serbisë qe organizoi katër luftëra të tmerrshme etnike. Ky njeri është Ivica Stanishiqi.
Nuk mund të mos e përmend edhe Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ka shkruar edhe njëherë për Ivica Stanishiqin, Baton Haxhiun, Gani Thaçin, presidentin Hashim Thaçi dhe Denjar Arnaudin e shërbimit sekret francez DGSE.
Miftari shkruan se Ivica Stanishiqi, ishte shef i Baton Haxhiut përkatësisht edhe i Gani Thaçit.
Nëpërmjet një shkrimi ne faqen w tij personale ai shpjegon për takimin e Stanishiqit me Denjar Arnaudin, i cili kërkoi nga ky i fundit që të rekruton edhe Hashim Thaçin në Zvicër.
“Rekrutimin e Hashim Thaçit në shërbimin sekret Francez DGSE, e kishte aranzhuar direkt UDB-ja Serbe për arsye se njeri nga vëllezërit e Thaçit ishte shumë vite bashkëpunëtor, operator shembull i UDB-së dhe familjarisht ishin të besuar dhe besnik tradicional breza pas brezave ndaj pushteteve Serbe” kishte shkruan Miftari.
Stanishiqi arriti të filtrohet tek disa figura “shqiptare”, që duket se tani po bëheshin qëllimisht të ndikuara në politiken shqiptare, më shumë hapësirë për Baton Haxhiun, dhe për Hashim Thaçin. Derisa kjo hapësirë po bëhej me e madhe për ta, ajo e I. Rugoves dhe e A. Demaçit, po ngushtohej nga qeveria e përkohshme në Ekzil dhe stafi i SHIK-ut.
Deri në këto ditë konditat politike të Kosovës sovrane hasin nëpër sensasivë antishqiptar siç mbete Baton Haxhiu dhe disa të tjerë të mbledhur rreth tij. Pyetjes enigmatike a është Baton Haxhi kryeshefi i UDB-shve në Kosovë na mbetet ta zbulojmë edhe pse gjërat pas takimit të Berlinit nuk duken të mjegullta. Takimi me Vuqiqin dhe qeshja e tij me të, ndodhin në publik të gjerë, madje Baton Haxhiu nuk brengoset fare për faktin se duket që i ka pionët e tij në vendet e duhura, ndofta për këtë ay e ndjen ende siguri personale, por harron se gjërat nuk po shkojnë në akordin e simfonisë serbe dhe sensasivëve antishqiptar.
Ky vit do të shënoi ndryshime, pas Berlinit gjerat do të ndryshojnë, drejtë këti itinerari befasinë serioze e solli ambasadori amerikan ku mbështeti protestat dhe tashme dihet se kush bënë protesta në Kosovë, ajo është Vetëvendosja dhe pritet që edhe LDK-ja ti bashkohet protestave, pas sulmit barbar e denigrues që ju bënë Anton Çunit nga Hashim Thaçi dhe një varësi të tij.