Baton Haxhiu është një spiun dhe tradhtar, pjesë e mafisë serbo-shqiptare

0
703
Baton Haxhiu, KS

Enver Bytyçi

Për Baton Haxhiun, prej dy dekadash e më shumë vazhdon të përflitet si bashkëpunëtor i ish shefit të shërbimit serb, Ivica Stanishiqi, bashkëpunim të cilin e ka pohuar vetë edhe Haxhiu gjatë dëshmisë së tij në Hagë, së fundi ka dalë në përkrahje të shkëmbimit të territoreve me shtetin serb.

Haxhiu, përmes dy shkrimeve deri më tani ka bërë thirrje që Serbisë, Kosova t’i dhurojë veriun e Kosovës.
Por, cila është arsyeja që Baton Haxhiu po e bën një gjë të tillë? A është ai një dorë e zgjatur e Thaçit dhe Serbisë?

Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesorin ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Sipas profesorit, Haxhiu tashmë e ka dëshmuar veten si një njeri pa atdhe.

Baton Haxhiu doli hapur në mbrojtje të idesë së presidentit të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se “nëse ne duam të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, atëherë duhet t’i japim asaj territor të Kosovës”! Unë nuk kam pritur të flasë ndryshe Baton Haxhiu, sepse ai e ka dëshmuar veten e tij si një person pa atdhe. Dikujt që nuk i dhimbset territori i vendit të tij, ky dikush si Baton Haxhiu ka arsye të shumta të shkojë deri në këtë ekstrem të qëndrimeve të tij”, ka thënë Bytyçi.

Më tej, sipas tij Haxhiu është pjesë e mafisë serbo-shqiptare.

Arsyeja kryesore është se Rama, Thaçi dhe Vuçiq e kanë pranuar atë në organizatën mafioze të oligarkisë dhe mafies shtetërore serbo-shqiptare. Vetëm komunistët shqiptarë dhe mafiozët e sotëm shqiptarë kanë bashkëpunuar dhe kanë shitur territore të Serbia. Këtij stani i përket Batoni. Ai shpreson se tre kryemafiozët e Ballkanit si dhe tre kryeoligarkët mafiozë të rajonit, pra Vuçiq, Rama dhe Thaçi, do t’i japin atij shpërblime të majme me këto qëndrime. Do të ishte mirë që ky beniamin antishqiptar të izolohet. Kësaj mostër të mos i përmendet as emri. Por kjo rracë njerëzore shkakton çoroditje në opinion. Prandaj dhe opinionit i duhet thënë hapur se anëtarët e familjes oligarko-mafioze në Kosovë e në Shqipëri nuk kanë tjetër pamje, veç pamjes së tradhtarit të nxirë të kombit të vet”, thekson profesori.

Bytyçi shton se Baton Haxhiu është një spiun dhe tradhtar në rolin e korrierit, i cili përfiton para të pista.

Nuk e përdor shpesh fjalën tradhtar, sepse më është neverit nga përdori pa kufi në kohën e komunizmit. Por kur vjen puna te angazhimi i hapur për tjetërsimin e territorit të vendit, atëherë nuk gjendet asnjë mundësi të shmangesh nga kjo. Baton Haxhiu është një spiun dhe tradhtar në rolin e korrierit, në rolin e dhelprës dhe të majmunit. Janë ata të tre kryemafiozët, dy prej të cilëve punojnë për Beogradin. Thjesht për t’i shpëtuar rrezikut të ndëshkimit të Gjykatës Speciale dhe për të investuar paratë e pista në Serbi. Te ky investimi i parave të pista përfiton edhe Batoni”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.