Bajram Bashota
BATALIONI “ATLANTIKU”
( Akrostik )
B atalioni Atlantiku
A merikën e tronditi
T ërë shqiptarët u çuan n’këmbë
A ta mbrojmë Shqipërinë nënë?!
L amtumirë ti Amerikë!
I duam shqiptarët të dalur n’dritë
O j tokë shqiptare, oj tokë Arbërore
N ëpër shekuj, kurrë gazmore
I bajte barrë vuajtjet shekullore
A h Amerikë ty ta puthsha surin!
T okave Arbërore do ua bëjmë kufirin
L amtumirë ti Amerika mike!
A tlantikut zemra po i gufon
N aton Amerikën sot i ka n’vatan
T a çlirojmë Arbërinë anembanë
I ndihmon shqiptaria mëmës vet
K urrë këtë vend s’do ta lëmë shkret
U nifikuar do ta kemi për jetë!
KUSH THA SE NESËR VJEN KIAMETI?!
Kush përzihet në punë të Zotit
Është mendjelehyë
Është edhe i marrë
Se Zoti krijoi këtë gjithësi
Ai e udhëheqë me gjelozi
E krijoi për ty o njeri
Mos u përziej në punët e ti
Se je ivogël e s’ke fuqi
Vetëm naivët e sotit
Përzihen në punët e Zotit
– Thanë: — Neser vjen kiameti
E ai nuk erdhi pa thënë Zoti
Pra, njeri mos ia fut kot së koti
Se çdo gjë bëhet
Vetëm kur të thotë Zoti!
PENDIMI
Kush po ikën
Nga po shkon?
Ç’është kjo britmë,
Kush vajton?
Vajton nëna syverbuar
Qajnë fëmijtë e frikësuar,
Vëllai nga vëllai ikën
Se keq e paska goditur.
Nga po vete, o shpirtmizor,
që në vëlla ngrite dorë?
Vaj nga jata si e ndave,
Krahun vetës keq ia thave.
Një ditë ke për t’u penduar,
Ai tash është diell i perenduar.
Gjithçka tani është vonë
Të mallkon fisi, toka jonë.