BASHKIMI KOMBËTAR DUHET TË JETË UDHËRRËFYES I TË GJITHË SHQIPTARËVE ATDHETAR

0
1001
Nue Oroshi - Gjergj Kastrioti

Mr. sc. Nue Oroshi

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë së në të gjitha viset Etnike Shqiptare politikanët tanë shqiptarë janë amortizuar. Shumica prej tyre kanë mbetur pa ide dhe pa koncepte praktike se si duhët udhëhequr shteti. Një pjesë e madhe e politikanëve tanë shtetin e shohin si një firmë të madhe ku ka një buxhet të madh dhe atë buxhet duhet shfrytzuar për nevojat e tyre, bashkëpuntorve të tyre si dhe vartësve të tyre, të cilët vartës janë gjithmonë me politikanët pavarësisht se si ndërrohen ata. Për momentin në të gjitha trojet etnike shqiptare kemi një elitë shumë të dobët të politikanëve tanë. Shumica nga ata janë hargjuar. Dhe nuk dinë asgjë tjetër përveç luftës për të zënë një karrige, pa shikuar mjetët dhe metodat se si me arritë deri tek ajo karrige.

Madje disa prej tyre janë në gjendje që ta dëmtojnë edhe shumë rënd interesat e shtetit, në kompënsim të marrjes së pushtetit. Fatkeqsisht kemi një klimë të njëjtë politike në të gjitha viset etnike shqiptare. Si fryt i këtyre veprimeve partitë tona politike në viset shqiptare nuk kanë orjentim politik. Ato deklarohen si të djathta e punojë për të majtën, thonë jemi të djathtë e në anën tjetër e mbrojnë murtajën komuniste si një veprim normal politik e jo si një pushtim kriminal. Kemi një lloj politikanësh po ashtu që mendojnë se janë të pazëvëndësueshëm në partitë e tyre politike, ata mendojnë se janë të lindur për parti, për qeveri, për parlament, për diplomat e në fakt në fjalimet e tyre politike kemi shumë pak fjalë që kanë të bëjnë me koncepte politike, qeverisëse dhe diplomatike. Këtyre politikanëve do t’iu kujtoj një ngjarje nga një fshat i Komunës së Prizrenit.

Në atë fshat kishte qenë një kryetar fshati që kishte udhëhequr me fshatin dekada me radhë. Kur u plak dhe kishte ardhur në prag të vdekjës të rinjet për rreth e kishin pyetur: Migja Shaban a po frigsohesh se je duke vdekë?- e ai ishte përgjigjur. Jo me migjën nuk po kam frigë se po vdes por po frigona se kanë me mbetë katuni në terr, dhe nuk ka kush të më zëvëndësoj.Të rinjët për momentin kishin ndje një dhimbje, për faktin se çka e gjeti fshatin.

Pas vdekjës se migjës Shaban, fshati kishte bërë një mbledhje dhe kishte zgjedhur ca te rinjë në kryesi të fshatit së bashku me kryetarin. Dhe këta të rinjë kishin përpilu një shkresë në qytet, dhe mbrenda një viti në atë fshat kishte ardhë rryma. Gjatë pesëdhjetë viteve që kishte qeverisur migja Shaban fshati nuk kishte pasur rrymë. Pas ardhjës së rrymës fshatarët u gëzuan dhe thanë: Po ne për pesëdhjet vjet paskemi pas qenë në terr dhe pikërisht tashë me ardhjen në krye të fshatit të këtyre të rinjëve na erdhi drita. Me këtë dua t’iu them politikanëve tanë nëpër viset shqiptare se nuk jeni të pazëvëndësueshëm.

Dhe është ardhur koha që dalngadalë të lëshoni rrugë që në trojet shqiptare të vjen një elitë e re politike e pakompleksuar, të vijë një elitë e re politike që nuk është e dashuruar në vetvetën por që punojnë për vendin dhe kombin. Është fatkeqësi se shumica e politikanëve tanë nuk kanë koncept demokratik në qeverisjet e tyre, por edhe nëpër partitë që ata udhëheqin. Ata mendojnë se ende është koha e komunizmit dhe si mendon kryetari duhet të mendoj e terë partia.

Shpesh e kam thënë dhe po e përsëris se në viset etnike shqiptare duhet të mbizotroj një politikë me tri çështje kryesore :
1. Udhëheqësit e rinj politikë duhet ta dinë se ata po hynë në politikë apo po e marrin një post politik jo për perfitime personale, por që me qeverisjën e ati apo asaj, duhet pasë kujdes që të punon për qytetarët pa dallime partiake apo regjionale, por që t’iu dalë në ndihmë qytetarve, jo vetëm t’i vizitoj ata njëherë në katër vite kur iu nevoiten për t’iu marr votat.
2. Politikanët e rinj shqiptarë që do të vijnë , ata duhet të din se politika shqiptare duhet të jetë gjithmonë e orjentuar kah Perendimi, dhe me një miqësi të perjetshme me Amerikën. Çdo përson që ka bindje komuniste, stalinsite, titiste dhe enveriste, si dhe përsonat politik me bindje talibaniste dhe erdoganiste ata duhët të izolohen politikisht dhe t’iu ndalohet veprimi politik.
3. Partitë politike shqiptare pozitë dhe opozitë duhet bërë ndryshimin e programeve të tyre dhe secila parti në programet e tyre ta vendos Bashkimin Kombëtar, për faktin se antarët dhe votuesit e këtyre partive 95 % janë për bashkim kombëtar. Vetëm me Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, do të kemi një qetësi në Evropën Juglindore apo ne viset e Ilirsë së lashtë.

Jam plotësisht i vetdijshëm se kjo elitë e hargjuar e politikanëve shqiptarë në Trojet Etnike Shqiptare në periudhën kohore 2016-2020, do të dalin nga skena politike gjithshqiptare. Ndarja e trojeve Etnike ka sjellë edhe dobësimin politik shqiptar.Prandaj politikanët e rinj shqiptar duhet marrë mësim nga shtetet e forta perëndimore të cilët kanë qenë të ndara dhe e kanë bërë bashkimin e tyre.

Rast i veçantë është Gjermania. Ndërsa të gjithë ata që flasin e trumbetojnë kundër bashkimit kombtar janë vëtëm kalimtar të rastit të cilët pushtetin e shohin si mjet përfitimi, dhe po të tillët kur të ofrojmë qështjen e Bashkimit Kombëtar, të parët do të trumbetojnë për Bashkim, saqë do të thosha athua po më bëjnë veshët apo janë këta persona. Shqiptarët e vërtetë janë për bashkimin e Trojeve Shqiptare, vetëm duhet ditur se si t’i bëjmë artikulimin e kërkesave për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Miqtë tanë i kemi në përkrahje,sepse edhe ata do të ndihen më të fortë kur e kanë një mburoj të fortë të përkrahjes, që do të jetë një bazë e fort politike dhe strategjike për mbrojtjen e Evropës së qytetruar.