BASHKIA E TROPOJËS, PAS TRE DEKADAVE MERRET NGA PARTIA SOCIALISTE

0
1253
Kryetari Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, PS

Në foto, kryetari i bashkise Bajram Curri, Z. Rexhë Byberi, kryetarja e këshillit bashkiak Znj. Shotë Bashaj dhe deputeti i Kuvendit, Z. Ilir Beqaj.

Demokratët e vendlindjes të Z. Sali Berisha u treguan tolerantë, të kulturuar dhe fisnikë.

Ibrahim Hajdarmataj Foto: Ibrahim Hajdarmataj, autori i shkrimit. Tel : 0682469145 – Kryetari i OJF-së “Mësuesi”

Me 13 gusht 2019, në zyren e nenprefektit te Tropojes, u zhvillua mbledhja per konstituimin e keshillit bashkiak dhe betimin e kryetarit te bashkise.

Pas Hymnit te Flamurit, mbledhjen e deklaroi te hapur keshilletari me i vjeter, i cili mbajti fjalen e rastit, Z. Ukë Haxhi Kurmekaj. Pastaj kryetari i verifikimit te mandateve, Z. Xhavit Rexhep Çelaj, deklaroi se 21 keshilltare te keshillit bashkiak te bashkise Tropoje, sipas dokumentave jane konform ligjit. Me kete rast u zgjodh kryetare e keshillit bashkiak Znj. Shotë Myftar Bashaj dhe kryetar i bashkise Tropoje Z. Rexhë Byberi, i cili beri betimin para keshilletareve.

Në foto, kryetari i Bashkisë Bajram Curri,
Z. Rexhë Byberi dhe intelektuali Z. Kujtim Hajdarmataj

Ndersa zv/ministri i Puneve te Brendshme, Z. Besfort Lamallari, pershendeti te pranishmit, duke iu uruar suksese te metejshme dhe kryetarit te bashkise, Z. Rexhë Byberi, i dorezoi nje lidhje te botimeve te akteve ligjore te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu edhe deputeti i kuvendit popullor, Z. Ilir Beqaj, beri pershendetjen e rastit.

Ne fund, prefekti i qarkut te Kukesit, Z. Zenel Kuçana, mbajti fjalen e rastit, i cili nder te tjera tha:
Që sot e tutje, pavaresisht se cilin subject politik keni perfaqesuar, ju jeni perfaqesues te te gjithe qytetareve te Tropojes, duke mos shikuar silueten e askujt nese eshte i majte, i djathte, i qendres etj. Ata jane te gjithe qytetare te barabarte dhe ju jeni sherbetoret besnikë te tyre.

Në foto, kryetari i Bashkisë Bajram Curri, Z. Rexhë Byberi, prefekti i qarkut Kukes, Z. Zenel Kuçana dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme, Z. Besfort Lamallari

Perkushtimi, vizioni i gjere, mendimi i specializuar, duhet te konkretizhet te interesi i pergjithshem i qytetareve, i qytetit, njesise administrative dhe fshatit.

Ky relacion per secilin prej jush, duhet te prevalojne mbi çdo interes tjeter.
Betimi juaj sot me fjale, duhet te perkthehet neser ne praktike me vepra reale, qe ju te justifikoni besimin e dhene nga qytetaret e Tropojes.

Ne emer te kryetarit te Keshillit te Ministrave, Z. Edi Rama, ju uroj suksese dhe dalshi faqebardhe ne punen tuaj misionare, fisnike, ju 21 keshilltare, perfaqesues te 13 partive politike, si dhe kryetarin e bashkise sapo zgjedhur, Z. Rexhë Byberi.

Në foto: Pamje nga aktiviteti

Me dhjetra qytetare dhe perfaqesues te komuniteteve fetare dhe OJF-ve, nen tingujt e daulleve dhe kercimeve karakteristike tropojane, te çikave te qytetit te Bajram Currit, te gjithe se bashku festuan ne lokalin “Mefati” me nje koktej.

Pastaj u drejtuan drejt bashkise, te cilet gjeten zyren e ish-kryetarit te bashkise dhe te sekretarise se tij te hapur. Disa zera thashethemexhinjsh flisnin para disa diteve, se bashkia e qytetit Bajram Curri, e drejtuar qe 3 dekada nga Partia Demokratike, duke qene vendlindja e Sali Berishes, nuk do ju dorezohej socialisteve, zerat e thashethemeve shkonin deri atje, saqe edhe tanket po te vijne, bashkia nuk dorezohet. Ndodhi krejtesisht e kunderta, demokratet tropojane u treguan tolerante, te qete dhe fisnike, asnje nga ata nuk bene veprime jashte ligjeve. Kjo tregon mençuri dhe pjekuri politike.

Në foto: Grup intelektualësh me kryetarin e bashkisë

…Lehte trokita tek informacioni i bashkise Bajram Curri, sot me 14 gusht 2019, ne oren 10:00 te mengjesit, ku bisedova me punonjesen e kesaj bashkie, Z. Sanie Sulaj:

– A eshte paraqitur kryetari i bashkise ne pune?
– Po!
– A jane paraqitur punonjesit e bashkise ne pune?
– Po!
– A kishte probleme?
– Asnje problem, çdo gje normale, biles punonjesit e pershendeten dhe e uruan kryetarin e ri te bashkise.
– Faleminderit.

Shume pozitiv eshte fakti, se ne bashkine Bajram Curri jeta vazhdon normale.

Ibrahim Hajdarmataj
Kryetar i OJF-se “Mesuesi”
Tel : 069 24 69 141
E-mail: [email protected]