Bashkëshortët, Bejtush dhe Lindita Blakçori – Batatina, sivjet mbushin 30 vite të plota migrimi në Bernë të Zvicrës.
Ata që në ditët e para krahas punës iu kanë përveshur edhe mësimit të Gjuhës gjermane . Si Bejtën ashtu dhe Linditën, nga të tjerët i dallon dashuria e madhe për punën.
Ata janë pa kurrfarë kompleksi. Si në të kaluarën ashtu edhe sot kryejnë të gjitha punët që u ofrohen.
Falë punës së vazhdueshme dhe me seriozitet kanë kaluar të gjitha pengesat,të cilat janë të zakonshme për çdo fillestar të ardhur në një vend të huaj.
Pas krijimit të kapitalit bazë më 2010, ata kanë hapur biznesin e tyre të pavarur. Ky çift bashkëshortorë me origjinë nga Podujeva e Republikës së Kosovës, me mjaft sukses menaxhon mbi një dekadë ndërmarrjen higjienike “Perefekta – Bern – Zollikofen – GmbH”.
Kjo ndërrmarrje është e pa konkurrencë jo vetëm në kantonin e Bernës, por në gjithë Zvicrën.
Shërbimet e saj kërkohen kudo. Zvicëranët të njohur për precizitet dhe profesionalizëm shprehen tejet të kënaqur me punën e kësaj kompanie.
Element tjetër që vështirë e hasim tek ndërmarrjet e tjera është harmonia dhe respekti ndaj njëri- tjetrit.
Gjatë vikendeve dhe festave të ndryshme të 80 punëtorët e kësaj ndërmarrje bëjnë organizime mbrëmjesh.
Kështu në mënyrë kolektive nën tingujt e muzikës shqiptare dhe helvetike, thyejnë monotoninë dhe largojnë streset e shkaktuara nga dinamika e jetës.
Edhe pse gjithçka është e rregulluar me ligjet e të Drejtës së punës, në rast sëmundje apo detyrimi familjar secilit punëtorë i bëhet zgjidhje e favorshme, nga ndërmarrësit Bejtush dhe Lindita Blakçori – Batatina.
Sigurisht, kjo frymë tolerance dhe mirësjellje ka ndikuar që pjesa dërrmuese e punëtorëve të jenë të nacionalitetit zviceranë, duke përfshirë këtu edhe udhëheqësin e shërbimit teknik zotin Michael Waegener.
Si Bejta ashtu edhe Lindita,edhe pse të natyralizuar para 20 vjetëve, raportet me familjarë, shokë, dhe miq i kanë ruajtur për lakmi.
Ata në të gjitha fazat kanë ndihmuar me donacione shkolla, shoqata, klube, familje dhe individë në nevojë.
Madje, Bejtushi me të shpërthyer lufta në Kosovë për nevojat e UÇK- së, Zona Operative e Llapit,ka dhuruar një, xhip të ri, me të cilin është shërbyer kreu ushtarak i kësaj zone.
Po ashtu pjesë e UÇK- së, ka qenë edhe i vëllai Tahir Batatina, aksionar dhe trajner i Klubit Futbollistik K.F.” Llapi”.
Tahiri me kusht që të ruhet ky Klub me traditë gati një shekullore me shumë emocion dhe dhembje e pati braktisur detyrën e eprorit të lartë ushtarak në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ai së bashku me familjen e tij të ngushtë ka vënë tërë kapitalin në mbrojtje dhe zhvillim të skuadrës së Llapit,të cilën e konsideron edhe institucion në vete të futbollit shqiptar.
Në saje të vullnetarizmit dhe donacioneve të vëllezërve Batatina, e posaçërisht të Bejtushit dhe Linditës, sot po shkëlqen si një rreze dielli në Superligën e Republikës së Kosovës, K.F.” Llapi” i legjendarëve: Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Fevzi Rama, Selatin e Muhamet Vokrri, Shaban e Rifat Hajdari, Bedrudin Havolli, Idriz e Jakup Mehmeti, Shukri Shabani, Bajram Zeqiri, Emin Simnica, Shefqet Osmani, Emin Ajvazi, Yzeir Mustafa, Basri Muçolli, Jusuf Deda, Islam Ajeti, Islam Visoka, Shukri Paçarada, Sabri Miftari, Agim Llugaliu, Agim Krasniqi, Rrustem Podvorica, Fehmi Podvorica, Isak Ibrahimi, Fidaim Konushevci, Adil Vokrri, Avni e Ragip Stublla, Bejtush Bejta, Avni e Nexhmi Restelica, Hetem Musa, Emrush Ejupi, Kujtim Aliu, Luan Salihu- Luli, Muharrem Behrami, Tafil Ajvazi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Naser Hyseni, Isa Blakçori, Rasim Ymeri dhe i qindra e qindra lojtarëve të tjerë perspektivë.
Kjo plejadë e talentuar e futbollistëve llapjanë që i solli suksese dhe e bëri me emër këtë ekip gjatë do të kujtohet nga tifozëria e zjarrtë e Republikës së Kosovës.
Vëllëzërit, Batatina po japin gjithçka vetëm e vetëm që të ruhet K.F.”Llapi “krenari jona dhe shpresë e futbollit shqiptar.
Dashurinë për vendin e të parëve të tyre Kosovën, dhe trevat e tjera shqiptare si Bejtushi ashtu edhe Lindita, e kanë mbjellur edhe tek fëmijët e tyre Lejdina, Kosovarja, Arlindi dhe Alberti.
Ata saherë që vizitojnë vendlindjen u bëjnë dhurata familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.
Me të kuptuar pasojat katastrofale të tërmetit në Shqipëri, vëllezërit Batatina të pesë shtëpitë e tyre në Podujevë, i lirojnë për të mbeturit pastrehë nga kjo fatkeqësi natyrore.
Këtë gjest njerëzor të kësaj familje bujare e ka përshëndetur edhe Ambasadorja e vendit tonë në Bernë të Zvicrës, zonja, Nazane Breca. Mirënjohjen e saj për këtë ndihmë të jashtëzakonshme ajo ia ka shprehur në një takim pune afaristit dhe bamirësit të njohur llapjan z. Bejtush Batatina.
Bejtushi, i njohur si njeriu që u bënë derman hallegjinjëve porositë të gjithë të rinjtë që të punojnë ditë e natë, sepse vetëm me punë ndërtohet vendi dhe krijohet mirëqenia e përgjithshme.
Kjo familje punëtore me biznesin e saj të suksesshëm jo vetëm që ka bërë emër në Zvicër, por ka kontribuar dhe po kontribuon edhe në ndërtimin e Kosovës.
Edhe pse edicioni i garave të Superligës së Kosovës, në futboll është ndërprerë për shkak të pandemisë vëllezërit Batatina, të gjithë futbollistëve të K.F.”Llapi” ua kanë siguruar pagat.
Kjo një provë shtesë që ky Klub, menaxhohet nga njerëz profesionistë dhe meritorë, e jo nga amatorë e mashtrues.