BARDHOSH GJONZENELI ISHTE NJË NJERI I MIRË QË, SIKUR T’I BININ NË DORË ATA KRIMINELËT KOMUNISTË, MUND T’I FALTE, PO ME ATË LEHTËSI QË I SHANTE E URRENTE

0
684
Bego e Bardhosh Gjonzeneli

Prof. Bego Gjonzeneli, pushkatuar. Djali tij Bardhosh Gjonzeneli ditën që u burgos dhe ditën që doli nga burgu.

In Memoriam

Më ka thënë hetuesi, që asnjeri nga ne nuk do të shpëtojë gjallë.

Nga Enver Memishaj

Bardhosh Gjonzeneli, ai burri trim e guximtar, u shua më 29 nëntor 2020 dhe shkoi të prehet në përjetësi, më 30 nëntor, i lodhur nga jeta e tij plot vrull, plot beteja, furtunë e dallgë, të cilat nuk e mposhtën dot.

Një nga legjendat e burgjeve komuniste, një personalitet si ai, që la pas gjurmë të pa shlyera, do të jetojë midis vlonjatëve e shoqërisë shqiptare me gjurmët që la pas, gjurmët e një luftëtari lirie, ashtu si i ati professor Bego Gjonzeneli, ose Bego Bukuria, siç e quajtën bashkëluftëtarët e tij Hysni Lepenica e Skënder Muçua. Lauruar në Itali, Begua me ortorinë e fjalën e zjarrtë u bë propagandist i Luftës Antifashiste në fshatrat e Vlorës. U burgos nga komunistët më 1945, e dënuar dhe e liruan, e arrestuan përherë të dytë më 1949 dhe e pushkatuan, nw moshwn 37 vjeçare.

Burgu i Spaçit

Bardhoshi, djali i tij, do ia kalonte babait, u burgos tre herë, por i shpëti plumbit që i kishte narrë jetën të atit. Historia tragjike e një familejeje të njohur patriotike e demokrate nga Tragjasi i Vlorës që u perball per tre breza rresht me sakrifica e dinjitet me dhunën e pergjakshme komuniste.

* * *

Bardhosh Gjonzeneli lindi në vitin 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes” me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë e dënoi për “agjitacion e propagandë” me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për “ pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionar nacionalist për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet.( AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75)

Bardhoshi ishte qëndrestar dhe luftëtar i diktaturës komuniste, ishte një trim që nuk e lodhën dhe nuk e mposhtën prangat, torturat, urija dhe sëmundjet e burgjeve të zeza komuniste, kështu ai u bë modeli i luftëtarit dhe qëndrestarit për kundërshtarët e diktaturës komuniste.

Qani Beqo Sadiku (1950), dënuar me 17 vite bug dhe i ridënuar me 25 vjet të tjera bashkëvuajtës me Bardhosh Gjonzenelin në qelitë e Burrelit tregon se pas vitit 1982 u bënë disa ulje dënimesh qesharake. Komanda vinte në dhomat tona dhe për propagandë, shpallte uljet e dënimeve. Unë pyeta Bardhosh Gjonzenelin:

– Çfarë tu them atyre kur të vinë e të shpallin uljen e dënimit.
– Thuaju ia kam falur partisë, nuk i dua, më tha Bardhoshi.
Dhe unë thash në fakt: Ia kam falur partisë dhe shoqes Nexhmie këto që më keni falur mua. Ti marrin ata, se mua nuk më duhen”. Natyrisht që menjëherë u dërgova në qeli… (Memorial.al)

Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin e dytë në burgun famëkeq të Spaçit, Bardhoshi u arrestua në shkurt të vitit 1979. Partia me anë të Sigurimit të Shtetit kishte shpikur, krijuar organizata “terroriste”, të formuara në burg, Se si mund të formohet në burg, nën terror, një organizatë këtë e dinë vetëm komunistët.

Synimi i këtyre arrestimeve dhe ridënimeve për herë të dytë dhe të tretë ia kishte shprehur në hetuesi Bardhosh Gjinzenelit hetuesi i tij: Mua më ka thënë hetuesi që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja “Ridënimi” Përpjekja Tiranë 1996, f. 262),
Fatos Lubonja shkruan se pas 4 muaj hetuesi dhe tortura çnjerëzore fizike dhe morale gjyqi filloi në maj të vitit1979 dhe pas 7 ditëve u dha vendimi: Me vdekje me pushkatim Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, ndërsa gjith të tjerët, mbi 20 vetë, u dënuan me mbi 20 vjet burgim, praktikisht kuptohet se ata dënoheshin me burgim të përjetshëm!!!

Nën tortura, pa bukë e pa ujë, pa mjekim e barna, njeri nga ta që nuk ju tremb syri kur e priste plumbi dhe litari Bardhosh Gjonzenli nuki mposhtej, ngadhnjente nga errësiara e qelive, duke u dhënë kurajo shokëve të qelive, siç e përshkruan shoku i prangave Fatos Lubonja: “Pastaj u hap qelia 1. Personin që erdhi prej andej e njoha edhe nga shpina. Ishte Bardhosh Gjonzeneli, i cili kishte ardhuar në Spaç, para një viti i dënuar për së dyti në kam me 10 vjet. Goja e Bardhoshit punonte vetëm në një drejtim: Shante e mallkonre qeverinë “më të degjeneruar në botë”, siç e quante ai qeverinë e Enver Hoxhës.

Këtë e bënte sikur hante bukë, shoqëruar me humor dhe me një mirësi që të bënte të mendoje se, megjith mllehin e pa fund, ky ishte një njeri i mirë që, sikur t’i binin në dorë ata kriminelët mund t’i falte po me atë lehtësi që i shante. Natyra e tij e hapur e bënte të fliste me këdo që kishte fytyrë njerëzore në kamp, pa dyshuar se mos ishte spiun.

Bardhoshi u vonua më shumë se dy të parët te çezma. Prisja t’i shikoja fytyrën, pasi ashtu më dukej se mund të kuptoja diçka nga ajo që po ndodhte me të. Kur më erdhi përballë, pashë se kishte marrë një pamje të rreptë dhe të vrerët, mjaft të ndryshme nga ajo pamje njerëzore dhe e ngrohtë që kishte në kamp…

Pasi kishim marrë dënimin në Tiranë po ktheheshim në Spaç. Kur arritën përpara portës së hekurt të Spaçit, autoburgu ndaloi pa e shuar motorrin. Ndërkohë që hapej dera Bardhoshi nxjerr jashtë shqetësimin që na kishte kapluar të gjithëve:

– Për kokë të nënës (bënte be për nënën se babanë ia kishin pushkatuar) këtu na kanë sjellë për të na bërë gropën. Më ka thënë hetuesi që asnjeri nga ne nuk do të shpëtoi gjallë”. (Fatos T. Lubonja “Ridënimi” Përpjekja Tiranë 1996, f. 79, 262)

* * *

Bardhosh Gjonzeneli nuk ua plotësoi dëshërën komunistëve kriminelë. Ai pas vitit 1990 doli i gjallë nga burgu. Kishte qënë në diktaturë shembulli i qëndrestarit, tani në liri do të bëhej model i aktivistit dhe luftëtarit shoqëror për përparimin e proçeseve demokratike. Ai do të jetë inisiatori i krijimit të shoqatave të të persekutuarve e burgosurve politikë, të krijinit të Partisë së Balllit Kombëtar, duke dhënë në këto organizata shembullin e propagandistit shoqëror e politik.

Ai do të botojë në shtypin e përditshëm artikuj e pamflete politike, ku evidenton krimin, dhunën dhe terorin e diktaturës komuniste, duke qenë edhe vetë një dëshmitar i aësaj dune çnjerëzore. Ai do të shquhet si intelektual i shqetësuar për fatin e shoqërisë, do japë intervista në radoi e televizion dhe do të inkurajojë e nxisë shokët e burgut e sidomos rininë për të qenë në vijën e para të proçeseve demokratike.

Kështu, si dje në burgje edhe sot në liri ai do të jetë modeli i njeriut të mirë, qytetarit, demokratit me vizion europian, shembulli i atdhetarit që nuk pyeti kurrë se ç’bëri atdheu për të dhe familjen e tij, por deviza e tij do të ishte deri në fund të jetës, se çfarë duhet të bej unë për atdheun dhe popullin tim.

Shoqëria kishte nevojë për zerin e tij dhe ai i shërbeu shoqërisë deri në fund pa kërkuar asgjë prej saj, qoftë edhe nje shërblim moral. Një personalitet si Bardhosh Gjonzeneli la pas gjurmë të pa shlyera, për familjen, fëmijët e sidomos për shoqërinë tonë, prandaj ai do të jetë mes nesh edhe pas vdekjes me shembullin e jetës së tij në diktaturë dhe në liri, me artikujt e shumtë në shtyp, me intersista dhe biseda me këshillat e tij.

Bardhosh Gjonzeneli ishte shpirt i lirë, njeriu s’diti të bënte kompromise me diktaturën, ishte kundër rrymave, me synim tek liria, sepse lirija thoshte ai nuk ka çmim, prandaj ai do të nderohej nga të gjithë, nga çdo krah kishte miq e do të gëzonte respekt e dashuri prej tyre.
Bardhosh Gjonzeneli do të mbetet gardian dhe luftëtar i fjalës së lirë, i lirisë. Si në diktaturë dhe në demokraci ai ruajti tek vetja dashurinë e pa shuar të lirisë. Shembulli i tij si luftëtar lirije inkurajoi dje shokët e prangave dhe burgjeve, inkurajon sot rininë për të vazhduar luftën për mbrojtjen e fjalës së lirë.

Bardhosh Gjonzeneli ishte ndëri i Vlorës edhe pse këtë titull nuk ia dhanë zyrtarisht sa qe gjallë. Ai do të kujtohet nga vlonjatët dhe nga gjith shoqëria jonë për shembullin që na la me jetën e tij prej luftëtari për liri e demokraci.

Bardhosh Gjonzeneli u shua në heshtje. Zemra e tij e lodhur shkoi të pushojë në përjetësi. Humbja e tij nuk është vetëm e Vlorës por e gjith shoqërisë sonë. Respekt për gjurmët që na le miku im fisnik që edhe nga shtrati i vdekjes, 15 ditë para se të mbyllje sytë më more në telefon dhe më the: Si je Enver, kam merka për ty…

Kështu ra perdja e teatrit tragjik që u lojt nga një burrë i pa harruar, në zymtësinë e jetës shqiptare.