Dita, 11 prill 2018
Banka Botërore ka prezantuar raportin ekomomik rajonal, ndërsa gjatë fjalës së saj, ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijau tha se politikat monetare kanë mbështetur rritjen ekonomike dhe eksportet kanë pasur performancë të mirë.
“Politikat monetare kanë mbështetur rritjen ekonomike dhe borxhi në vitin 2017 është ulur në 71%. Inflacioni është mesatarisht 2%, poshtë objektivit të BB. Rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.5 %, por rrezik mbetet, regresi në politikat e brendshme. Duhet të vijojë reforma në energji”, tha ajo.
Ndërkohë përfaqësuesja e Bankës Botërore u shpreh se jo të gjitha PPP rezultuan të suksesshme dhe duhet transparencë. Sa i përket tarifës në Rrugën e Kombit sipas Bankës Botërore pagesat janë të nevojshme, por duhet të merren parasysh banorët e zonës për lehtësira.
“Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP. Pagesa në rrugën e Kombit është e nevojshme, por duhet të merren parasysh nevojat e banorëve të zonës”, tha përfaqësuesja e Bankës Botërore gjatë konferencës në Tiranë.
o.j/dita