Një bashkëbisedim jo miqësor me ambasadoren me buzë të kuqe të Turqisë në Kosovë, e cila duket si kukulla Barbie, por që prej buzëve të saj plot buzëkuq, po nxjerr helm për Kosovën!
E dashura ambasadore! ….Pardon më fal, ti nuk je për mua “e dashur!”
E nderuara ambasadore!…pardon, jo more, ti nuk ke gëzon kurrfarë nderi e rrespekti për mua!
…Si me të quajtë tash?….
Hajt se po të drejtohem kështu!
Ti ambasadorja me sexy, me buzët më kuqe në Republikën e Kosovës! (Qysh e pate emrin bre se ta harrova,…aha prit se e gjeta… Kivlicim Kiliç, poh çfarë emri!
Prej se ke ardhë në vendin tim, në Republikën e Kosovës, me të thënë të drejtën së pari më kanë rënë në sy buzët e tua me buzëkuq, pastaj veshja elegante, besa edhe bukuria femërore…Bile kur mora vesh se ishe e pamartuar, (nuk e di a ju lejon “kurani” i Erdoganit me bashkëjetu me dikend!)…bukur shumë “I fërkova duart” por kur mu kujtuan “mustaqet” e Erdoganit, u stepa, e ndala “turrin”, jo pse u frikësova prej “mustaqeve” të tij, por kisha frikë se më hidhërohet (atëbotë, para 3 vjetësh) profa im, Mark Krasniqi e pstaj për “t’i larë mëkatet” do të më kishte detyru që para shtatores së Skenderbeut në Prishtinë me i kërku falje për “gabimin” tim si Hamzai, dikur…Nejse!
Kivlicim Kiliq!
Prej se ke ardhë në vendin tim, (tash si ambasadore) ke filluar të sillesh sikur ata ish-parardhësit e tu, osmanllinjtë, që erdhën në trojet tona para 10 shekujsh e që qëndruar për gati 5 shekuj dhe pastaj me bisht nën këmbë u kthyen andje nga kishin ardhë.
Bile kam bindjen se ti Kiliq, Prizrenin, qytetin e kulturës shqiptare, po e konsideron sikur të ishte Stambolli yt!
Atje shkon edhe kur e prejnë një pulë për darkë, dy ish-bashkëpunëtorët e Milosheviqit, Mahih Jagxhillari (drejtor i dhunshëm në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Fikrim Damka (Fikrim Damka – KDTP … “Para se gjithash, më lejoni të ju them se bombardimi i Serbisë ishte një gabim i madh sepse serbët ishin aleatët tanë në të gjitha … Atje, në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, ti Kiliq sillesh si Sulltaneshë… por jo si ato sulltaneshat e haremeve të Perandorisë Osmane dikur, por tash ti je pak më e moderuar, i lyn buzët me buzëkuq, vishesh e krihesh, e bon një frizurë interesante dhe prej asaj gojës tënde me buzë të kuqe shkreton kundër shtetit tim dhe e lavdon diktatorin tënd Erdogan.
Ti Kiliq, dje ke bërë veprimin më të rëndë kundër shtetit tim.
Po të kishte shtet, qeveri, ministri të Jashtme dhe ministri të Arsimit në vendin tim, ti prej dje do të duhej të trajtoheshe si “përsona non grata” në Republikën e Kosovës, do të duhej të dëboheshe nga vendi im, do të duhej të mbyllej ai “mejtepi i Erdoganit” në Prizren dhe do të duhej të merrej në “bisedë informative” deputeti Damka, i cili i ka kundërshtuar bombardimet e NATO-s në Kosovë.
Ti Kiliq me buzë të kuqe, kërkove që të mbyllen shkollat e para të hapura në vendin tim, më karakter ndërkombëtar siç është rrjeti i shkollave Mehmet Akif, shkollat me cilësinë dhe sukseset më të mëdha të arritura nga nxënësit e këtij rrjeti shkollor, shkollat të cilat kanë arritur që të ngrejnë lart e më lartë flamurin e shtetit tim Republikës së Kosovës, duke fituar medalje në garat ndërkombëtare… Pra ti nuk e do suksesin e nxënësve shqiptarë e të tjerë të Kosovës. Ti nuk do që flamuri i shtetit tim të ngritet e të valëvitet anembanë botës në gara ndërkombëtare.
Ti e do vetëm flamurin e Turqisë dhe mustaqet e Erdoganit!
Ambasadore me buzë të kuqe!
Ti dje ke nisur një veprimtari tepër të rrezikshme për vendin tim. Ti ke inaguruar shkollën më të rrezikshme në vendin tim, shkollën e Erdoganit!
Ti Kiliq, prej dje ke shpallur një fushatë kontaminuese për vendim tim! Ti do që për mustaqet e Erdoganit të mësojnë edhe nxënësit e Prizrenit!
Ti ambasadorja sexy në vendin tim, prej dje ke nisur misionin e okupimit e indoktrinimit kulturor të popullit tim, të popullit shqiptar dhe të minoritetit turk në Republikën e Kosovës!
Prandaj, ti ambasadorja me buzë të kuqe, pavarësisht faktit se ke trup sexy (mund të shpallesh Miss Ambasadorja e huaj në Republikën e Kosovës) prej dje për mua je një sulltaneshë e perandorisë okupuese osmane në Kosovë, ndërkaq dy bashkëpunëtorët e ty Mahir Jagxhillar e Fikrim Damka, dy milosheviqë që flasin turqisht në Kosovë!
Krejt në fund edhe dy njoftime shumë të rëndësishme për ty ambasadore me buzë të kuqe dhe për dy ish-bashkëpunëtorët e Milosheviqit në Kosovë:
Lajmi i parë: Për pikë të qefit tim e për inat tëndin e të mustaqeve të Erdoganit, unë sot do ta regjistroj vajzën time Erzana Morinën në klasën e 10 të Kolegjit Mehmet Akif ne Banullë të Lipjanit.
Lajmi i dytë: Në mes të Prishtinës është shtatorja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut! Aty është edhe shpata e tij! Nëse do që të “pajtohesh” me mua mund të shihemi për nja 30 minuta para shtatores së Skenderbeut në Prishtinë. Aty pijmë nga një kafe, ia zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe e bëjmë një foto selfie!
(Mos ke dert, gruaja ime ka besim të madh te unë edhe pse kur të merr vesh që je e pamartuar, i vjen pak siklet, por… avash, avash).
Kiliq!
Kurrë sytë mos ti pafsha!
Eh more Bajrush al Morina… e more qenef islamik, more shtaze muslimane, more tradhetar…
Krejt i ke shkruar OK, e ne fund shkon dhe e regjistron femiun ne shkolla pismiletike te Tirqise… o hajvan çka eshte dallimi ne mes te Erdoganit dhe Gulenit… c.c.c.c.c.tphiuuuu.
Komentet janë mbyllur.