Bachmann: ISLAMI KA SHNDERRUAR SHTETIN TIM

0
585

Aty ku ata (Pislamiket) behen shumica dhe nuk integrohen apo asimilohen, mos prisni gje vec erresire dhe qelbsirllek.

Somalezët në Minesota jetojnë në ‘shoqëri paralele
Ligji i Sheriatit. Gjymtimi gjenital femëror. Sulme terroriste.

Minesota ishte një atmosferë komode dhe e qetë para futjes së emigracionit masiv të Botës së Tretë, por kjo ka ndryshuar me ardhjen e refugjatëve somalezë, sipas ish-përfaqësueses së SHBA-ve, Michele Bachmann.

“Minesota nuk është më shtet në të cilin u shpërngula në mes të viteve 1960”, tha Bachmann për WND në një intervistë ekskluzive. “Atëhere, ishim një shoqëri e mirëorganizuar me një popullsi të lartë funksionale”.
Tani Minesota ka komunitetin më të madh somalez [më së shumti musliman] në Shtetet e Bashkuara, ku numrat e regjistrimit e vendosin popullatën rreth 40,000.

“Është komuniteti më e madh Somalez në Amerikën e Veriut, ndoshta në botën jashtë Afrikës Lindore”, tha Arthur Nazaryan, një fotoreporter i pavarur për CNN. “Është si qendra kulturore e diasporës somaleze, mund të thuash.”

“Minesota është një shtet super-liberal. … Ata kanë të gjithë historinë e pranimit të refugjatëve nga mesa mendoj unë fillimisht Vietnami dhe pastaj Hmong dhe pastaj krizës Boshnjake. Pra, ata kanë krijuar tashmë këtë infrastrukturë të tërë në aspektin e agjensive jofitimprurëse dhe OJQ-ve, ku qëllimi i tyre primar është rivendosja e refugjatëve “, vazhdoi Nazaryan.

Por ky komunitet i refugjatëve somalezë është shkëputur në mënyrë efektive nga shoqëria amerikane, sipas Bachmann, duke çuar në denigrimin e kulturës së Minesotës, si dhe në një mori problemesh të tjera sociale.

“Ky është një eksperiment i dështuar multikulturor që po vret njerëz dhe shkatërron të ardhmen e Perëndimit”, shtoi Bachmann.
“Shoqëritë paralele vrasin asimilimin nga Bota e Tretë dhe krijojnë kërdi në shoqëritë Amerikane,” tha Bachmann, duke vënë në dukje se popullsia Somaleze në Minesota ka zgjedhur të injorojë kryesisht asimilimin në kulturën Amerikane, duke kërkuar në vend të jetojë në tërësisht komunitetet somaleze.

Ngjarja e fundit të vrasjes të Justine Damond nga një polic Somalez-refugjat, Mohamed Noor, një oficer i pajtuar gjatë një fushate për një forcë të shumëllojshëme policore, demostron rrënimin që emigracioni i botës së tretë mund të sjellë në Shtetet e Bashkuara, thotë Bachmann.
“Gratë somaleze në Minesotë janë pothuajse gjithmonë të mbuluara me veshje nga koka deri te këmbët,” pohon Bachmann. “Ka shumë pak dëshmi në Minesotën e grave somaleze që miratojnë veshje perëndimore dhe mënyra perëndimore. Në fakt, Mohammad Noor u fotografua me tre femra nga familja e tij, të gjithë të mbuluar me veshje tradicionale muslimane Somaleze.”

Bachmann tha se kjo çarje drastike kulturore mund të ketë kontribuar në vendimin e Noor për të qëlluar Justine, duke thënë, “A ishte Noori duke vepruar si policia fetare muslimane, duke mbajtur respektimin e rreptë për mbajtjen e trupave të grave mbuluar kur ai vrau Justinën? A ishte ai duke vepruar nga një instinkt kulturor?”

Faktet mbeten të paqarta për shkak se oficeri nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, por me sa duket, pasi Damond iu afrua makinës policore që ajo thirri për shkak se ajo dëgjoi atë që dukej si një sulm vazhdueshëm, ai tërhoqi armën e tij, gjuajti matanë partnerit të tij, përmes derës së makinës. Plumbi i tij vrau Damondin.

Mundësia është atje, sipas Bachmann, dhe ajo beson se “është e matur të pyetet nëse oficeri i policisë Noor e gjuajti Justinën për shkak të një mentaliteti Somalez/ Sherias”. “Mendësia e Sheriatit” është e përhapur midis Somalive në Minesota, siç dëshmohet nga një histori e gjymtimit gjenital të femrave, grupeve të zbatimit të Sheriatit dhe terrorizmit islamik.

Një mjek Michigan u akuzua për gjymtimin gjenital të dy vajzave të Minneapolis këtë vit, dhe hetimi sugjeron se kishte “viktima të shumëfishta” të tjera, sipas St Paul Pioneer Press.

WND raportoi më parë për “policët e Sheriatit” në Minneapolis, një grup i quajtur Presidenca e Përgjithshme e Çështjeve Fetare dhe Mirëqenies së Ummah që bën vizita të rregullta në familjet Somaleze për të zbatuar ligjin e Sheriatit, duke përfshirë ndalimin e përdorimit të alkoolit dhe kufizimet në veshje për gratë.

Udhëheqësi i grupit, Abdullah Rashid, është një i konvertuar në Islam i cili u martua me një grua somaleze dhe u shpërngul në Minesota. Rashid ka thënë se dëshiron të kthejë një enklavë muslimane të Mineapolis në një “zonë të kontrolluar nga Sheriati”, ku muslimanët janë të detyruar t’i nënshtrohen ligjit Sheriat dhe jo-muslimanët janë “u kërkuar ta respektojnë” atë.

“Në Minesota, familjet Somaleze jetojnë ashtu siç bëjnë në Somali, vetëm me përmirësimin e standardit të jetesës”, tha Bachmann, duke vënë në dukje se këto standarte të jetestë jetesës vijnë nga ndihmat e financuara nga taksapaguesit. “Ka dëshmi të praktikës së vazhdueshme të [gjymtimit gjenital femëror, abuzimit familjar të grave, dhe të poligamisë”.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me thikë në një qendër tregtare të Minesotës në 2016, në të cilën një 20-vjeçar refugjat Somalez plagosi 10 njerëz.

Agjenti Special i FBI-së Richard Thornton i ngarkuar me hetimin u tha gazetarëve se “dikush në mënyrë të arsyeshme mund të vijë në përfundimin se veprimet e tij ishin në përputhje me filozofitë e grupeve të dhunshme radikale Islamike”, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “radikalizuar”, ndoshta me ndihmën e të tjerëve.

Problemet e tilla si kjo ishin të padëgjuara përpara strehimit në shkallë të madhe të refugjatëve somalezë.

“Kur njerëzit nga Bota e Tretë, të varfra, jofunksionale dhe të shkatërruara nga lufta krijojnë komunitete kudo në botë, nga kombi i vogël i Naurusit, në Minesota, shohim se transferimi i pasuesve të ligjit Sheriat Islamik sjell me vete problemet e vazhdueshme Sheriatit islamik “, mendon Bachmann.

“Nuk ka histori të suksesshme të migrimit masiv Islamik kudo në botë”. Për të parandaluar ekzistencën e vazhdueshme të “shoqërive paralele” siç është populli Somalez i Minesotës, Bachmann beson se emigrantët duhet të asimilohen plotësisht në kulturën amerikane.

“Emigrantët duhet të dinë se është kusht për të hyrë në SHBA për t’u asimiluar në shoqërinë perëndimore duke miratuar besnikëri ndaj ligjit perëndimor”, tha Bachmann. “Emigrantëve duhet t’u kërkohet gjithashtu të miratojnë veshje perëndimore dhe të informohen se duhet të heqin dorë nga aspektet e paligjshme të ndjekjes së ligjit të Sheriatit”.

Marrë nga WND.com
Shqipërur nga Aulona Bushi Capaj