BABAI I PRESIDENTËS – KUADËR i FARK-ut TË RUGOVËS

0
162
Vjosa me të atin

IDRIZ ZEQIRAJ

Formimi dhe ngritja e një përsonaliteti nuk është rastësi. Përkundër, janë disa premisa, ndër ato edhe trashëgimia. Vjosë Osmani, është mbesa e Sylejman Vuçiternës, nacionalistit të dëshmuar, bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, të cilin, diktatori Enver Hoxha e groposi të gjallë, në Kënetën e Maliqit, Korçë.

Kam pasur rastin të bashkëvuaj, në Burgun e Burrelit, me shokët e brigadës të punës të Sylejmanit, të cilët rrëfenin, se mjeku i burgut ngulmoi ta shpëtonte nga vdekja, rrjedhja e gjakut nga plaga vetëvrasëse. Por, ofeceri epror urdhëroi të varroset i gjallë, në baltën e kënetës, ku të burgosurit, të dënuar më punë të detyruar, hapnin kanale, për tharjen e “Kënetës vdektare” të Maliqit. Dhe, ashtu u bë.

Familja fisnike e Vjosës, babai Raif Osmani, kuadër i FARK-ut të Ibrahim Rugovës, i burgosur politik, në fillimet e përgaditjes për rezistencë, luftë më 1991. Profesori universitar, Arsim Bajrami, rrëfen: “10-shet e para Vjosa i ka nga unë. Ka qenë një studente e shkëlqyer. Është një juriste e mirë dhe e njeh mirë Kushtetutën. Mburrëm se kam bashkëpunuar me Vjosën në shumë procese shtet-ndërtuese”.

Dr. Vjosë Osmani, nsënëse e shkollës amerikane, në njërin nga Universitetet e atjeshëm, u shqua në studime, duke fituar të drejtën e ligjërimit, në të njëjtin Universitet.

Si pjesë e stafit të Presidencës të Kosovës, Vjosa fitoi përvojën e nevojshme administrative dhe politike. Përballja e parë e kualifikuar dhe profesionale, ishte mbrojtja e Pavarësisë të Kosovës, pas kërkesës të Serbisë për zhbërjen e saj. Dhe, Vjosa, me ekipin e saj, triumfoi.

E edukuar nga Familja e saj, me dashurinë e dlirë për Rugovën dhe LDK-në, Vjosa përcillte rrjedhat në partinë e saj të zemrës. Përjetoi rëndë ndarjen e saj në Kuvendin e 6-të Zgjedhor. Ajo vuri re ndërhyrjen e SHIK-ut, pët ta dëmtuar edhe më tej LDK-në. Njeriu i lig, Blerim Kuqi, keqpërdori besimin e kryetar Sejdiut dhe punonte ta fuste LDK-në brenda AAK-së! Një çoroditje e partisë, që po i ndërronte padronët! Në krye të kësaj lufte speciale, ishte Hashim Thaçi. Dhe, porosia-amanet e Rugovës, se “Hashimi të mos lejohet të ngrihet në pozitë, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, u harrua dhe rrjedhojat qenë fatale për Kosovën.

Qëllimet e liga të Hashimit, mund të jenë parë e hetuar edhe nga të tjerët, por kanë heshtur si peshqit! Ishte Vjosë Osmani ajo që u përball, guximshëm, si për Demarkacionin, Asociacionin, zgjedhjen e Hashimit president, koalicionin LDK-PDK, bisedimet konspirative me Vuçiq, për shkëmbim të territoreve dhe, më vonë, LDK-PAN. Por, Hashimi gjeti partner, argat, hiç më pak se kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me mbështetës klanin e tij.

Vjosa mbrojti parimet e LDK-së,
por klani e përjashtoi rrugaçërisht

Përballja e vetme, në një luftë të pabarabartë, është e vështirë. Në ndihmë, Vjosës, i erdhi si-motra e saj, Donikë Gërvalla, po kaq luftarake, e dëshmuar përgjatë 10-vjeçarit të viteve `90-a dhe luftës në Kosovë, si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës. Kur mediat botërore e pyesnin Donikën, nëse është hero x – y, i vetëshpallur gjeneral në Kosovë? Ajo gjegjej: “A mund të jenë heronj kriminelët ordinierë, qofshin ata edhe gjeneralë të vetëshpallur?!

Duke parë rënien rapide e rrënuese të LDK-së, Vjosës dhe Donikës, atëbotë, zëdhënëse, iu bashkuan edhe disa të rinj, të cilët kishin bërë emër në LDK-e. U quajtën “Grupi i të rinjve”, “brezi i Republikës”, “Grupi i reformimit dhe i ndryshimit”. Por, mjeshtri i intrigave, Isa Mustafa, i ndihmuar edhe nga Hashimi me SHIK-un e tij, ndërhyri suksesshëm, me joshje të ndryshme, për ta zhbërë nismën e rezistencës të organizuar dhe izoloi Vjosën dhe Donikën!

Për ta shpëtuar LDK-në, nga “rënia e lirë”, lidershipi-klan, afroi grupimin në fjalë, i kandidoi për deputetë, fituan, pasi elektorati i konsideroi si fraksion i lidershipit dhe i votoi, madje, Vjosën e propozuan kandidate për kryeministre.

Hashim dallaverja, i regjur në dinakëri, i trembur nga koalicioni i shpresës, LDK-LVV, ndërhyri me sukses, i ndihmuar nga Isa, shëmbi koalicionin në fjalë; organizoi mocionin për rrëzimin e qeverisë-Kurti; u angazhua, madje, personalisht, për kompozimin e qeverisë-Hoti, rast unik, i veçantë, për një president!

Vjosë Osmani, me shpirtin e saj luftarak, besuese në aftësitë e saj intelektuale, duke u qëndruar besnike premtimeve të dhëna elektoratit të LDK-së dhe shqiptarëve botërorë, se “kurrë koalicion me partitë-banda, të koalicionuara në PAN, do të luftoj, së bashku me Albinin, për çkapjen e shtetit!

Lidershipi i LDK-së e përjashtoi, burracakërisht, Vjosë Osmanin. Pakënaqësi pati edhe në strukturat e partisë, për aktin qyqar dhe të turpshëm. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të thoshte: “Vjosa i ndeji besnike premtimit të dhënë elektoratit. Ne e lamë vetëm. Por, Vjosa është një gjeneral, të cilën e presin beteja të reja“. Një parashikim i saktë! Pra, e tradhtuam. Kjo do të thotë se ndryshimin e donin edhe të tjerët në LDK. Dhe, jo vetëm brezi i Republikës.

E bëmë këtë ekspoze të rrugëtimit aksionar, politik e qendresëtar të Vjosë Osmanit, për ta arritur kuplolën e presidentës të Republikës të Kosovës.

Vazhdon