BABADIMRI ENDE NË SHKUP SOT PRITET ME GRUSHTA

0
464
Mos festo - afishe

(Poezi Erotike këmbëkryq nën Rrap)

NGA KALOSH ҪELIKU

(Emra që ecin në politikë
po jo edhe në Jetë
)

Fatkeqësisht, shqiptarët ende dalldisen
Me emra: Ilir. Albin. Vjosa, Flamur…
Po, kjo o burra Mali: Nuk është Shqipëria
Etnike e Ismail Bej Qemal BejVlorës.
Ka, edhe emra të tjerë, si: Ҫelëvjollca
Djemnusha. Zanëmali. Dhe, Rrap Ҫuka.

Patriotike, ë?! Është, Ju, me këto emra
Të ecni në politikë. Jo, edhe në jetë:
Grup njerëzish, me interesa partiake…

(Erdhi koha rrufjanët
ta hanë njëri – tjetrin
)

Burra, erdhi koha, rrufjanët
Hanë njëri – tjetrin. Dhe, atë:
Edhe pse, me pizi. Shkrime
Sot, përpiqeni ta lani veten.

Rrufjanë, harroni se: Nga ecëm:
Lamë gjurmë. Dhe, nuk i fshin dot:
Asnjë stuhi. Furtunë. Borë e madhe…

(Dudumit “shqiptar” melez
i doli era në ”Mëmëdhe”
)

Dudumi “shqiptar” halldup, deri Dje
Deklaroheshte shkrimtar “maqedonas”:
Sot, “shqiptar”. Edhe, atë “musliman”
Dhe, flente në institucionet e Shtetit?!

Mos, e them Unë: Me “Din e Iman”:
Argat besnik, në grazhdin e Sorosit
Partive Politike Besnike, Shqiptare.
Nuk e kishte Gjuhë Nane, Shqipen:
E përzunë, nga Kosova Dardane.
Strehim, rrufjani gjeti në Shqipëri
I doli erë muti edhe në “Mëmëdhe”.

Dudumi, që ishte shkrimtar “maqedonas”
Dhe, e donte Maqedoninë Jugosllave:
Sot, e do Shqipërinë Etnike. Kosovën
Vitamin K. delë me fërkime politike.
Përderisa, Kalosh Ҫeliku bën vetëvresje:
Me: Padendminë. Kororonavirusin politik
“Armikun e papesë “ me Covod – 19?!
.
Gjithë jetën u rrokët me taxhi përqafe
Pas herdheve politikanëve. Pushtetit:
Shpëtim, lypni pashterkëkuqe. Grave…

(Babadimri në Shkup
pritet me grushta
)

Babadimri, në Shkup: Përsëri
Edhe Sot, si Dje: “Demokraci”:
Pritet, me grushta: “Mos festo”!
Dhe, atë: Takimeve nën Rrap
Që, Njëzetepesëvjetori pritej
Festiv, mbahet në prag Vitit Ri.

Kërcnim publik, haptas para syve
Policisë Shtetit. Dhe, Qeverisë.
Se: do t’u digjen flakë makinat
Shtëpitë me libra. Dhe, Vetja.

Mbushen plot me fletërrufe makinat
Dyert e shtëpive. Kutitë postare?!
“Armiku padukshëm” me Covid -19
Në Shkup, me Fletërrufe: “Mos festo”!

Dje e Sot, mik besnik Koronavirusi…

(Grua Besnike mbeti Poezia)

Ikën Gratë Besnike. Dhe, Xhaditë
Me Dy shami lidhur për brezi.
Nuk ka problem. A, ishin me
Dy shami për brezi Shqiptare.
Veten, struk nën Rrrap. Shkup
Grua Besnike: Është, Poezia.

Mikja, do më përcjell në Varr…

Fletërrufe e shpërndarë, në Shkup: Nëpër makina. Banesa, shtëpi dhe kuti postare…