AZIZIT

0
925
Aziz Kelmendi

Zymer Mehani

(Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Aziz Kelmendit, më 3 shator 1987)

O Kelmendas i Norës gjak
Hyre në histori me lubinë duke u përflakë
Po, ti prishe data, kufij e shumëçka…
Në flamur u ngrite
Lirinë e përligje
Me perandorët u përgjake
Se ti pate guxim ta lartësosh zërin
Ia theve kthetrat kuçedrës së paemër
Që shqiptarin e urrente me zemër
Ç’të shkruaj, vallë
Ç’të shkruaj vërtet
Kur ti, bir i shqipes
Me zemër si det
U tregove armiqve
Perandorëve e mbretërve
Se për komb e atdhe
Derdhim gjak prej dejve
Brez pas brezi-amanet prej etërve
Kuçedrën e godite porsi rrufe
S’e deshe të nënshtruar tëndin atdhe
I ri ishe kur u betove
Në liri të atdheut
U dashurove…
Jo, nuk të frikuan kapitenë as gjeneralë
As togerë, e soj djalli, admiralë
Haptas u tregove se je shqiptar
U hape dhe plagë, u hape dhe varr
Si kujtim prej teje ta ruajë perandoria
Kur trazohet trimi, s’bën punë as ushtria
Shpërtheve si uragan
Se ishe azgan
Nderin shqiptarit ja ruajte
Një Perandori e munde
-Lavdi të qoftë, o trim
Thotë Llap e Dukagjin…
Dhe Drenica e Jasharëve-
NDERI i shqiptarëve!