Gani I. Mehmeti
Në tremujorin e ikjes në amshim të Aziz Nishorit, sekretarit të OJQ, Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Kosovës (OPFAKKOS) “Prindi & Fëmiu” dhe birit të tij me aftësi të kufizuar me sindrom daun, Kujtimit, dy ditë pas Azizit!
Aziz Nishori, Qenka shumë vështirë të shkruash për bashkëpunëtorin e familjarizuar. Po, ne përveç që bashkëpunonim, aq respektonim njëri-tjtrin, sa kurrë nuk patëm as më të voglin mospajtim, jo vetëm për katër vite (2008-2012) sa isha në krye të OPFAKKOS-it, por prej kur ne u njoftuam, më 2002, kur u themelua Organizata Joqeveritare e deri sa mua më përpiu kurbeti, më 2012, pra për plot 10 vite.
Ne aq ishim afruar sa në shtëpinë e njëri-tjetrit ishim si në shtëpinë tonë. Ranë fëmijët tanë me aftësi të kufizuara, ranë hallet e njëjta që kishim, dhe u njoftuam, bashkëpunuam, u shoqëruam deri në familjarizëm.
Aziz Nishori ishte direku i OPFAKKOS-it, ne tjerët ishim shtylla të tij të dobëta në krahasim me punën e tij që bënte për Fëmijët me aftësi të kufizuara. Edhe pse nuk gjenim mjaft përkrahje në organizatat edhe institucionet shtetërore, ai nuk ligështohej, nuk zbrapsej, bënte projekte të ndryshme gjithherë dhe nuk linte vend pa i dërguar.
- Gani, po nuk mundëm të bëjmë diçka për fëmijët tanë me aftësi të kfizuar, ku e si do të mbeten pas nesh, kur ne nuk jemi? Fëmijët tanë do duhej të siguroheshin për jetën e tyre që të mos vuajnë. Ata nuk dijnë, nuk janë të zotë për veten! – m[€ ankohej i brengosur dhe i shqetësuar për ta.
- Aziz, do bëhet mirë edhe për ta. Punët e mira vinë ngadale, -thotë populli. – përpiqesha t’i japë kurajo, ani pse ai nuk u besonte në këso rastesh fjalëve të mia, pse e shihte gjendjen.
Ai nuk kursent fare. Tërë natën rrinte pa fjetur, duke përpiluar projekte llojesh të ndryshme. Ai i bënte projektet për Miniolimpiadës që mbahej në çdo vit në Qendrën e Kosovës për Siguri, Edukim e Zhvillim në Vushtrri, ngjarja më e madhe e OPFAKKOS-it, që organizohej në bashkëpunim me Ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës, me organizata të ndryshme si donatorë dhe me Qendrën në fjalë në Vushtrri, ku përfshiheshin shumë punëtorë të kësaj Qendre, nisur nga Drejtori, komandantë të ndryshëm, punëtorë të tjerë të mirëmbajtjes së objekteve dhe, gjithsesi, kuzhinierët e kësaj Qendre, që për dy ditë, duke ua marrë pushimin e fundjavës, ata ushqenin të gjithë të pranishmit, që zhvillonin aktivitete të ndryshme sportive në kët qendër.
Aziz Nishorin nuk ka mbetur ministër e zëvendësministër pa e njohur në ato ministri që kanë qenë të lidhura me personat me aftësi të kufizuar, nga kërkesat me projekte që ua dërgonte. Azizi ishte një avokat e lobues i madh i fëmijëve me aftësi të kufizuar. I shte i lehtë për bashkëpunim, por kategorik në qëndrimet e tija ku kishte të drejtë. Ishte për dialog dhe kuptonte. Për ishte edhe bindës në atë që e thoshte, i qartë në ide e në komunikim.
Azizi vdiq herët dhe la zbrazëti shumë të madhe në OPFAKKOS, sa që është shumë vështirë edhe të funksionojë, sa do që sot nuk e di gjendjen e tij si është.
Kishte raste kur më thoshte:
- Kryetar, nuk është ashtu si po thua, por ani, le të mbetet ashtu!
- Mirë, Aziz, më shpjego si është, atëherë! – Dhe, mbasi ai fliste, ishte raste që më bindte se ishte ndryshe nga ajo që e thoja, dhe ndodhte të ndryshoja edhe unë e kur nuk më bindte, mbetej ashtu si thoja unë, por gjithherë, me marrëveshje.
Azizi më shumë ka dhën edhe materilisht se që ka marrë për OPFAKKOS-in, se kishte raste kur nuk mund të mbulonim shpenzimet tona, jo për të marrë edhe pagë, siç ishte rendi. Me rëndësi për të ishte, të edte puna përpara, jo fitimi i tij. Ai e quante fitim kur bëhej diçka për fëmijët.
Aziz Nishori lindi më 1956 dhe vdiq më 21 janar 2021!
Këtë ditë, 15 vite më parë kishte vdekur kryetari i parë e histrik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
I vetmi Aziz Nishori ishte që ka mundur ta mirëmbajë OPFAKKOS-in me të gjitha: më projekte, me administratë, me kontabilitet dhe me organizime tjera, si Miniolimpiada dhe aktivitete tjera, i cili i dërgonte fëmijët me aftësi të kufizuara edhe në bregdetin shqiptar.
Dhimbja shtohet, kur dy ditë pas vdekjes së Azizit, nuk mundet të qëndrojë pa të nga dashuiria. malli, mërzia e dhimbja e babait, vdes edhe djali i Azizit, Kujtimi, që ishte me aftësi të kufizuar. Kujtimi ka qenë tepër i lidhur me babain e tij – Azizin, sa shihet edhe me vdekjen e tij, pse nuk mundet ta mendojë jetën pa babain!
Në foto në Vushtrri, më 2010: Majtas – Aziz Nishori, në mes – Emrush Bejtullahu,
logoped dhe djathtas, Gani Mehmeti
Në vazhdim, edhe disa komente nga ata që e njohën prë së afërmi Aziz Nishorin
Me pikëllim të madh morra lajmin për vdekjen e Aziz Nishori
, aktivist i përkushtuar për personat me aftësi të kufizuara. Me Azizin kemi bashkëpunuar për kohë të gjatë në aktivitetet e realizuara dhe në veçanti për Miniolimpiadën. Puna e vazhdueshme dhe vlerat e larta njerëzore, kanë karakterizuar Azizin në angazhimet e tij. U prehtë në paqe shpirti i tij, ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.
Me pikllim te thellë mora lajmin e trishtë per vdekjen e njerit nder veprimtaret e zellshem te aftesisë se kufizuar, shkoj duke na lenë te piklluar te gjithë personat me aftesi te kufizuara pusho i qet miku ynë Aziz Nishori!
shpirti yt u preft ne paq
Ngushllime familjes Nishori dhe gjithë shokve dashamirve e shoqates ofakosit ku aj dha kuntributin e madh!
Spo muj Me Ndi Ket Lajm Qe Paska Vdek Baci Aziz Icili me Ndihmoj Me Beri Si Te Isha Evlad I Ti Sa Ekam Respektu Ekam Thirr Si Babin Tim O Baci Aziz Ngushllime Zoti Ne Gjenet E Dergoft!
Ngushllime ty Ilir dhe gjithe familjes Nishori. Shpirti i tij i bardhe u prehte ne paqe. Kam pas nderin me bshkepunu me kete shpirtebardhë. E dhimbeshme shume
- Zyra Ahmetaj Ah mik i nderuar Ilir Nishori, sa i hidhur ky lajm dhe sa e vonuar jam unë të derdhi lumin e lotëve të dhimbjes për këtë njeri të jashtzakonshëm për nga mirësia, përkushtimi, angazhimi i pandërprerë gjithë jetën e tij në ndihmë, në lehtësimin e jetës, në përmirësimin e jetës së personave me aftësi ndryshe! Ngushëllimet e mia mik i nderuar! Ngushëllime gjithë familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë personave të shoqatës së tij aq produktive! U prehtë në paqe miku ynë i paharruar Aziz Nishori!
Rahim Gashi Lajmi per vdekjen e Juaj i nderumi Haziz me shokoi pa masė, pasi qe pas 38 viteve me 6 janar me shkrove per tu taku por munsit nuk ishin , kshtu qe ajo mbeti ni deshir qe kurr ma nuk do realizohet .I nderumi Shoku Haziz me mirsin ,sinqeritetin dhe respektin ndaj shoqris ,shpresoj se i madhi Zot do ju shperblej me Parajs. Juve Familjes se te nderumit Haziz ju shprehi Ngushllime.
Besa Raçi Gëzim Abazi, ta them drejten Jam e tronditur kur degjova lajmin qe Baci Aziz nuk eshte ne mesin tonä, njeri me Vlera Te mdhaja njeri i perkushtur me vite tära pär Personat me nevoja veqata . Dheu qoft i leht per ty baci Aziz do jeshä gjithmonä ne kujtimet tona
Gëzim Abazi Besa Raçi, e di besa nuk po muj halo me besu sido qe jet ne metem pa bacin ishalla ne gjenet ngushllime edhe tu Besa
Ngushllime per Azizin familjes, miqve dhe shokve te tije. Zoti ne gejnet e juve ua dhashte durimin me kapercye kete humbje dhe dhimbje te madhe per kete njeri te madhe. Do ta kujtoj per jete si nji mik te madh, do ta kujtoj si nje njeri qe kur nuk diti me te hidherue as nje here, si nje njeri qe punoj pa nderpre dhe pa hile e pa shere qe te tjereve tua letesoj dhimbjet, vuajtjet dhe tua beje boten me te mire. I leht i qoft dheu iKosoves mikut tim te mire dhe te shtrenjete!
Alba Ëndrra Sa lajm i rëndë…Zoti e meshirofte ashtu siq është me se miri Do ta kujtojë përherë si përsonin me zemer shumë te madhe sidomos ndaj personave me aftesi te kufizuara.
I tronditur nga humbja e hershm e dajës Aziz, ku më ishte e vështirë të pranoj lajmin për vdekjen që ishte një goditje e madhe për të gjithë ne.
I ndjeri thoshte shumë për ne, është për të ardhur keq që ai na la të gjithë ne, sidomos, angazhimi dhe veprimtaria tij e pa kursyer në ofrimin e ndihmës për fëmijët me nevoja ndryshe.
Më lejoni të ndaj me ju dhimbje për humbjen e bashkëshortit, babait, gjyshit, dajës, mikut dhe bashkëpuntorit të zellshëm.
Të lutemi për shpirtin e tij, jemi të bashkuar me dhimbjen tuaj.
Dafina Rudi Ngushellime te gjithe familjareve. Kam patur rastin me bashkepunu dhe ka qene njeri me te vertete i dedikum ndaj punes dhe sinqerte. I qofte dheu i lehte
Gani Mehmeti Familja e Aziz Nishorit, u shokova shumë kur po lexoja këtë njoftim, nuk po e besoja! Azizin e kisha gjithçka, e kisha ndër më të ngushtit, kisha bashkëpunuar katër vite me të dhe nuk kishim as masomarrëveshjen më të vogël.
Në shtëpinë e tij isha sikur në shtëpinë time. Të dy ishim në të njëjtën mendje…
Jo, Azizi tek unë mbetet i pavdekshëm!
Ju familja e Azizit, farefisi, miqt e tij – nguashëllimet më të thella! Të mos e qani pse ai jetoi e veproi vertikalisht, pa iu nënshtruar askujt!
Azizi dha gjithçka për ata të cilët ia kushtoi jetën e tij për këto 20 vite – për personat me aftësi të kufizuar. Ai bëri shumë, punoi shumë, kërkoi shumë…
Kush do që ndjen dhembje për të, le të punojë për personat me aftësi të kufizuar…! Ky është amaneti i tij.
Të gjithë – të jemi krenar me të që e patëm!
Lavdi jetës e veprës së tij!
Merita Berisha · PUSHONI TË QETË NË BOTËN E PËRJETËSISË
BACI Aziz Nishori! Shumë fjalë kam për të thënë, shembull, miresi, dashuri për ne, përkrahje. Bac te erdhi edhe djali pas, s’mundi pa ty . Ishalla jeni të dy në xhenet. E dhimbshme, tmerr i pa skaj, dy kufoma mbrenda 3 dite.
Ngushëllime familjes NISHORI, OPFAKKOS-it dhe shoqërisë!