Autostrada duhet të kalojë nëpër Galab!

0
1534

Ndërgjegjja e fjetur e matufëve fodullë

Bilur Murati

Duke pasur parasysh që kryeqyteti i Kosovës, shtrihet në Trevën dhe rrëzë maleve të bukura të Malësisë së Galabit e nga ky fakt duke konstatuar se ka mbetur e pa zhvilluar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e ish Jugosllavisë, e në veçanti nga këto të inkriminuarit e pas luftës jashtë çdo koncepti normal të përgjegjësisë e Politikëbërjes, dua t’i thërras ndërgjegjen këtyre njerëzve se, është momenti i fundit që Isa Mustafa me bashkë përgjegjësit e tjerë politikë të kësaj ane të ndërmarrin atë që duhet, sa nuk është bërë vonë.

Kjo trevë kishte pësuar shumë përgjatë gjithë Historisë së saj të dhimbshme e poaq krenare nëpër luftat e përgjakshme, që nga viti 1878 me hordhi nga më të ndryshmet, duke mbrojtur ekzistencën e të qenurit shqiptarë; mbase në këtë vazhdë duke e mbrojtur edhe Kufinin me Serbi. Isa Mustafa nuk duhet ta fusë kokën në thes e të kokorizet me një post të kontrabanduar me Hashim Thaqin.

Traseja e Autostradës së papërfunduar duhet kalojë nëpër Galab. Pse? Vlerësuar Politikisht do të ishte urëlidhëse direkte me Shqipëtarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Vrojtuar ekonomikisht Treva e Galabit do të potencializohej si vend prodhimi me kulturat e ndryshme bujqësore, blegtorale etj. Shoshitur demografikisht kjo Trevë do të riatdhesohej sërish me të shpërngulurit, që në mungesë të Infrastrukturës rrugore, mobile e kushteve më elementare për jetë, u boshatis. Në këtë kontekst veç në Prishtinë jetojnë mbi 130 000 banorë me prejardhje nga kjo Trevë. Diku nja 50 000 banorë janë të shpërngulur ç`prej kohësh në Turqi. Po aq (po ashtu nga kjo trevë) janë të shpërndarë e shpërngulur në shtetet perëndimore që nga vitet e 80-ta.

Magjisrtalja për Merdarë dhe te Dheu i kuq janë të qarkullueshme ashtu kështu; çka ju duhet Autostrada rreth e rrotull?

Kostoja për ndërtimin e kësaj Autostrade nëpër Galab do të ishtë shumë më e lirë se sa të zhdëmtoheshin pronat nga buxheti i Kosovës andej ku po pretendohet të kalojë kjo rrugë, ngaqë këndej ka më shumë pronë të shtetit (male, livadhe, shkurrë) se sa pronë inviduale.

Edhe Ministri serb i transportit Milutin Mrkonjiç nuk e thotë rastësisht se Autostrada duhet të kalojë nëpër Prapashticë, ngaqë ai vetë është aty afër nga Mërkoja e Tullarit.

Kjo vërejtje serioze për Fodullët nuk përfundon me kaq!