AUTORI NË KËTË VEPËR BËNË KARAKTERIZIMIN E STUDIMIT TË VEPRIMTARISË SË SHENJTË TË ARSIMIT SHQIP NË SUEDI BËNË NJË ZBULIM TË QUDITSHËM

0
612

Nga Prof. Isuf Bajraktari

Recension

Promovimi i librit i titulluar “VEPRA 2” Arsimi Shqip në Suedi,
autor z. Hysen Ibrahimi, Borås, 31 mars 2018

Në veprën e titulluar “VEPRA 2” Arsimi shqip në Suedi të studiuesit dhe veprimtarit Hysen Ibrahimi përmbledh të gjitha veprimtarit dhe aktivitete e bëra në kohë-etapa të ndryshme kohore në komunitetit shqiptar në Suedi, në kohën kur kanë vepruar dhe bërë të mundshmen për t´i ndarë njëherë e përgjithmonë të keqen nga e mira, nga identiteti dhe jo identiteti shqiptarit në Suedi.

Studiuesi ka përfshirë të shkruarat dhe të pashkruarat e kohës deri më tani. Në këtë shkrim të kësaj vepre pena e studiuesit të zellshëm është po aq brilante dhe mjeshtërore si në vëllimet e para duke zbuluar para lexuesit studimin e tij në këtë zhanër siç është studimi dhe fakti i dokumentuar i tërë veprës. Autori në këtë vepër bënë karakterizimin e studimit të veprimtarisë së shenjtë të arsimit shqip në Suedi. Bënë një zbulim të çuditshëm duke bërë dallimin kohor mes ndarjes dhe veprimtaris së ndarë mes sllavizmit dhe shqipes së pastër ndanë identitetin nga joidentiteti kombëtar i shqiptarëve në ish Jugosllavi.

Këtu fut edhe kohërat e lumturisë, mjerimit, gëzimit dhe hidhërimit mes sllavëve dhe shqiptarëve, ku të parët ishin helmprurësit e shqiptarit dhe, të dytit ishin të lumturisë së ndarjes njëherë në jetë, në identitetin e tyre kombëtar nga ai i cili iu vishej si “kinse” identitet i tyre! Autori në mënyrë kronologjike dhe faktografike përmes dokumenteve dhe videofilmave e bisedave të gjalla arrin për t’a përshkruar kohën shpirtërore të kohës në fjalë, i cili bashkonte nektariumin e helmin dhe helmin me nektarin.

Sipas autorit ndarja në mes sllavit dhe shqiptarit ishte nje ndarje e rëndë për sllavët, ishte një e arritur e gjatë e shqiptarëve një logjikë e madhe kombëtare dhe humanitare për t’a kuptuar të vërtetën e tyre biologjike dhe natyrore shqiptare. Autori fillon historikun e mesimit plotësues të gjuhës shqipe në faktorin kohë, ku fillet e tija fillojnë në vjeshtën e vitit 1968, vit i fitoreve të mëdha të kombit shqiptar në ish jugosllavi, sepse në këtë vit fillon Rilindja e simboleve kombëtare shqiptare të valojnë të lira, sikurse fillon edhe të mësuarit e lirë të fëmijëve shqiptarë me banim në Suedi, nga të mësuarit më parë të gjuhës sllave, tani fillon mësimi i gjuhes shqipe të lirë.

Suedia ishte shteti i parë në Evropën perendimore që bëri dhe lejoi ndarjen e gjuhëve të etnive të veçanta nga ish Jugosllavia, kjo nuk ishte edhe aq e lehtë. Këtë meritë kaq të madhe e kanë atdhetarët e çështjes kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare të ish Jugosllsavisë. Edhe vetë autori i këtij libri e thotë në parathënien e vet, se: ”Kjo ishte një çmenduri totale e tyre (e sllavëve), që shqiptarët t’a mësonin gjuhën sllave në fund të dekadës së gjashtë të shekullit të kaluar”. Korrelacioni që bënë autori i librit mes të mësuarit të gjuhës amtare në Suedi dhe përpjekjeve të pushtuesit sllav për ndalim të gjuhës amtare, tregon vet fakti se cili ishte roli i intelektualëve shqiptarë në Suedi.

Guximi-trimëria dhe dëshira e prindërve shqiptarë për t’i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues në gjuhën amtare-shqipe ishte tanimë e vendosur. Autori i librit zotri Hysen Ibrahimi pikënisjen dhe fillet e mësimit shqip i gjen në Malmö të Suedis të vitit 1968. Autori e përshkruan si qerdhja e shqiptarëve dhe fillet e ndezjeve të para të kandilave shqiptarë të fjalës shqipe në lokalet e shkollave suedeze aty ku fillon të tingëllon tingulli i bukur i gjuhës shqipe nga mësuesit dhe nxënësit e ndryshimit të historis së shqiptarit në Suedi.

Autori ka bërë punën e vet prej studiusi, sepse ka radhitur emrat e pishterëve të parë të arsimit të mësimit plotësuet të gjuhës amtare shqipe. Nëntëmbëdhjetë pishtarët e parë që emrat e tyre duhet shënuar me shkronjat e arta, për ne që jetojmë e veprojmë në Suedi e për gjithë shqiptarët në përgjithësi. Kronika e viteve ´90-ta është përplot bujë dhe aktivitet i shqiptarëve në Suedi. Autori n’a kujton themelimin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri-Dega në Suedi (LASH), pa hezituar i kujton emrat dhe personalitetet e mëdha të asaj kohe, por nuk harron të falenderon edhe të gjithë ata që kanë patur qasje dhe përkujdesje për ruajtjen e dokumentacionit-shenimeve e fakteve të ndryshme ku autorit i ka ndihmuar për t´i radhitë në formë kronologjike.

Redaktori i librit vet protogonist i kësaj historie në fjalën e vet gjithëpërfshirëse e thot troq, se vullneti, dëshira dhe armata e madhe e ushtrisë së nxënësve të viteve ´90-ta dhe mendja e ndritur e mësuesve e dëshira e tyre e madhe për t’a kryer misionin e tyre të shenjtë i bëri të gjithë bashk dhe hapen shkolla, qerdhe, aktivitet sa fëmiu dhe i riu t’a ndiente vehtën sikur në lokalet e shkollës në vendlindje. Autori sipas dokumentacionit arkivor ka shënuar 262 vendstrehimore të refugjatëve ku ishin familjet shqiptare. Ai, nuk harron pa e falenderuar dhe çmuar aktivitetin dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi, Komisionin Qëndror të Fondit të Republikë së Kosovës, si dy shtylla-lokomativa të ecjes përpara në organizimin e komunitetit shqiptarë në Suedi.

Ishte edhe ideja për t´ia bërë edhe një vëlla këtyre dy aktivitetve të para e ai ishte LASH-i e quajtur Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” – Dega në Suedi. Autori ka shënime vërtët të shumta, sepse vet fakti e dëshmon që ka evidentuar në formë alfabetike rënditjen e vendeve ku është mbajtur mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Nuk ka harrua pa i permendur dhe falenderuar për punën e bërë të 470 punëtorëve të arsimit, prej vitit 1968-2017. Vet autori kërkon falje në qoftë se dikush është harruar pa u permend, por len vend për vërjetje dhe plotësime.

Në kohë të vështira komuniteti shqiptar sipas autorit nuk lanë gur pa lëvizur e për t’a bërë të pamunderën të mundur, për t´i ndihmuar arsimit në Kosovë me mjete materiale e morale. Autori i përshrkuan bukur edhe hyrjet e daljet e aktivistëve dhe liridashëve të mëdhenjë në kohën kur Kosova gjendej në një okupim të hekurt. Këta të mëdhenjët futeshin nëpër komunat e tyre për t’i ndihmuar dhe treguar se edhe pse jemi larg atdheut jemi të fortë e të gjallë. Autori gjithëmon ngre paralelen e ndihmës së shteti mikëpritës Suedin, e pse ne të mos i ndihmojmë atdheut-vendlindjes duke e ditur se mendja dhe koha ishin gjithëmon të kthyera andej. Autori këtu shumë mirë e paraqet si në takimet me bashkatdhetarët këtu, ashtu edhe bashkëpunimin me vendlindje.

“VEPRA 2” Arsimit shqip në Suedi, nga autori Hysen Ibrahimi, për komunitetin shqiptarë e për mësuesit e mësimit plotësues shqip në Suedi është një libër i rëndomtë një prezentim i vënë në rreshta e kësaj vepre për historikun e mësimit shqip në Suedi. Autori u është mirënjohës të gjithëve pa dallim krahine, vendi, emri, regjioni e konfeksioni fetar e kombëtar, sepse sa u është falënderues edhe i ngrit në pediestalin më të lartë intelektualët dhe punëtorët e arsimit shqip, nuk ka lënë asnjë cep pa e falënderuar dhe respektuar shtetin mik suedez të dashur, atdheun tonë të dytë, atdheun e fëmijëve, nipave e mbesa tona, si atdheun e tyre të parë.