— nga Bertold Vranja
Ato sisë pika lot
sa t’i pashë, s’fjeta dot.
S’fjeta dje, nuk fle as sot
goja lëng e syri plot
Razaki me diellin lot
më faniten e marr kot.
Bëj t’i prek, zë los me to.
E mos dridhu mos rënko,
mos ngul plug e mos lëro…
e mos bjerë e vdis mbi to!
Bëj t’i ha e bëj t’i pi;
i lë dhëmbët gji më gji.
Qenkan zjarr, o perëndi
maja gjëmbi, veç magji
e të japin për çudi
vetëm etje dhe uri.
Ato cica lot e pikë
hëm i desha, hëm kam frikë
hëm them rri e hëm them ikë
a më mirë më fut një thikë.
* Piktura nga A. Stykka