Gjin Musa, gazetar
Rastesia me beri qe te njifja Gjyste Prenin nga Laçi i Kurbinit, po bisedoja me te vllajn Sander Ndoci pronar i hotel “Ambasadorit” ne qender te Laçit. E shifja disi te shqetesuar Sandrin, po nuk e jepte veten.
Sander i them nuk te shofe ne forme, çfare ke? Ai me leshon nji shikim disi dashamires, po me nji breng qe nuk po e kuptoja, fol i them se diçka nuk shkon! Miku im Sandri leshon nji buzqeshje disi te vaket… po hajde me thote te pimë nji kafe, ketu fillon dhe muhabeti.
Gjin me thote, kame nji moter qe po lufton me vdekjen, çdo shpresë eshte shuar, eshte e datlindjes 1955 dhe nji ndryshim fetyre i menjihershem… u ndjeva keqe perballe kesaj situate, si te beje i thashe vetevetes!! Sander mose u merzit, zoti eshte i madh, neser ditë e re nafake e re, do shkojmë bashke ne spitalin ushtarak.
Per te mos u zgjatur miqtë e mi mjekë tek ushtaraku venitin çdo shpresë, ngjitim shkallet e pavionit se bashku me djalin e Gjystes, Gentin, futemi ne dhome ku ndodhej e semura, u preva! Asnji shpres thashe me vete, kjo ka mbaruar, kishte provuar spitalin Grek, ate te Nana Tereza dhe ushtarakun, ketu numroheshin ore ose ndonji dite e paket jete.
Pyes mjeket mundem ta nisim per Itali? Ata me pergjigjen nuk perballon udhëtimin… e pashe vehten si fajtor i pa fajshem, po diçka po me thoshte mose u teriq Gjin, merre ne Itali, mjafton te heqim merakun.
Sandri me njofton te nesermen pasi un u kethave ne Romë, po nisem Gjin ne bafte te zotit e te mjekeve Italianë.
Ate nate ne shtepin time nji nate ankthi, friga se po na vdes ketu, doli drita dhe u nisem drejt spitalit S.F.Neri, analiza te menji hersheme, gjendja kritike, pas tre apo kater ditesh vendoset te trasferohet ne repartin e Ematologis ne spitalin Universitar “Gemelli”, nji dere qe te trishton vetem nga emeri.
Ne pritje te vizites Gjystia humbet ndjenjat, gruaja ime Tereza qe po e shoqeronim bashke Gjysten me telefonon, eja se Gjystja po vdes, ngjita katet ne kembe se ashensori me dukej se po me vonon, arrita, gruaja po qante, te gjithe personeli ne kame rrethe Gjystes, i afrohem prof. Stefan Hohaus i ardhur nga Gjermania, prof çfare me thuan? Me veshtroi me keq-ardhje, po me nji here me tha dergoje pran familjes, nuk ka asnji shpres… jo i thashe prof. kjo do shtrohet me çdo çmim, jete merre dhe fal vete dora e zotit, po ju beni mrekullira i thashe prof. tjeter qe vetem veshtronte, prof. Francesco D’Alo’ dhe doktoresha Silva Bellesi, te tre se bashku u futen ne dhomen e mjekut, vendosen ta shtrojnë por pa asnji shpresë per jeten.
Filluan analizat dhe terapit intensive, semundja u preçizue, filloje mjekimi, por pa asnji medyshje po shifnim nji mrekulli, sikur te ngreshe te vdekurin nga varri.
Ditet, javet po kalonin e Gjystja fillon te ushqehet pase tre muajesh e mbajtur vetem me sorume, filloj te ecte, po sote ajo ka nji shendet per marshalla.
I bera keto foto me prof. Francescon dhe dok. Silven, te cilet ndihen shume krenarë, qe shpetuan nji jete nane, shpetuam nji jete te Albanezes Gjyste, e perqafojnë, kenaqesia e te dy palve.
Gjystja thote vetem keto fjale; ketu bahet mrekullia per jeten e njeriut.
Ajo qe te bene te ndihesh i lumtur eshte se nuk ekziston racizmi, ketu punohet per te shpetuar jete njerzore, pa pare, ryshfete e zarfa, si ne Shqiperi.
Atje ku ka shendetesi ka dhe humanizem njerzor, ju falnderojm nga zemra juve profesor dhe mjek te nderuar, infermjer dhe infermjere, te gjithe vetem ne sherbim te jetes njerzore, rasti i Gjystes nuk ashte i vetemi per shqiptaret qe ne spitalet e Italis marre shendet dhe jete, po shqiperia ime kure do behet keshtu?