Ateistë e besimtarë

0
1691

Dionis Xhafa

Le të merremi me ateistët
do t’i ndaja në dy pjesë,
të parët në Zot nuk besojnë
por janë të pastër e fjalëpak.

Por ka edhe ateistë
që duke qenë vdekëtarë,
gjithçka të zezë e bëjnë në jetë
s’kanë parim e as moral.

Edhe besimtarët në dy pjesë i ndaj
ku në të parën hyjnë fetarët,
që janë familjarë, të sjellshëm
që në nder hiç s’të prekin.

Por ka edhe nga ata
që hiqen sikur janë besimtarë,
e ndyejnë besim e Zot bashkë
e janë seksistë e kriminelë.