ATDHEU NIS TEK ZEMRA
– poemë nga Rrustem Geci
Grykën e Bosforit, pyeteni
s’e flet: gjysma është lot
dhe gjysma është det!…
Shplomi vuajtjet Shqipëria ime,
Shihmi plagët sa janë mbi mua,
fëmin në gji serbët ma therën,
të njëjtën gjë bënë edhe grekët.
Një mollë lundron mbi varre,
është gjëmë e të shpërngulurve,
gjëmë e atyre që po i dëbojnë,
gjëmë për varret që po vdesin.
Një mollë lundron mbi varre
është vraja popullit të munduar
vrasja e popullit të përndjekur
vrasja e atdheut pa mbrojtës!
Një gjethe e mbetur më pyeti;
-Xhaxha,ç´është ajo mollë mbi
varre, kë tani ajo po e ndjek?
fshati ynë nuk ka më të gjallë.
Përgjigjen ma mori një vaj me
zë dhe një vaj me ulurimë,
por përreth njerëzit mungonin
dhe të gjallët e para ca çasteve!…
2.
——————————————
Ré të luftës,.. dallgë dhe stuhi,
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë;
Më të fortë qemë se vetë Sparta,
Natën mbi Trojën nuk di ta falë…
Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet.
Kjo është e thënë mbi të bardhë.
Roma Çezarit, Nata e Osmanlliut,
njërën anë greku, në tjetrën serbi.
Evropat armike të së shkuarës
Arbërinë e bën një gjysmë varr!…
Në Konventën e vitit të zi 1937
midis Qeverisë serbe dhe asaj turke
njëmijë fshatra dhe qytete të Mollës
së Kuqe, banorëve etnikë të Shqipërisë
Serbët ua dogjën shtëpitë e i vranë,
e një pjesë i shpërngulën për Turqi!..
I huaji në dhe të huaj, as varr
nuk ka, se ligjet e shtetit të huaj
edhe për varre lypin qera!..
Por, krajla, mbretër dhe perandor
që s´i patëm kurrë asgjë,
shqiptarëve ua bënë kurthin dhe
sajuan shpërnguljen të na vogëlojnë!
3.
——————————————
Pyesin nënat, baballarët; varret
e harruara të të shpërngulurve:
përse asnjë nga fqinjët tanë
kurrë për asnjë krim, s´u dënuan?
Evropë të thënçin e qytetëruar
çështjen e tokave të pushtuara
dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve
kurrë në tavolinë s´e e shtrove!..
Gjuha që s´shkruhet, humbet
dhe tretë, gjuha që s´shkruhet
as varri s´e flet!…
Kosovë, lexo shekullin e 20-të
dhe 5 shekuj nën Turqi,..shkruaj;
kundër turqisë i kemi 200 kryengritje
dhe mbi njëqind lufta të tjera..
Udha për në Selanik me qerre,
ishte më shumë s´e një dramë
një shkretim i paparë i atdheut tonë, –
më thotë i shpërnguluri i gjallë
Ibrahim Gjilan Kosova-Janjeva
pjesëmarrës i tre luftërave,
melot në sy ai monologon;
4.
——————————————
Si t´ ia fshij gjakun plagës?
si t´ia fshijë dhimbjen zemrës?
Nga ajo përgjakje e Arbërisë-
i vrarë jam me shpërngulje,-
rrëfen miku shpërngulur…
Çastin kur më dëbuan nga shtëpia
unë e putha pragun e shtëpisë,
mora pak dhé nga vendi im e qava,
atdheu nuk u merrka në shpinë,
vendlindja e jetës është e shenjtë!..
Të shpërngulurit e Mollës së
Kuqe, prapa lanë çdo gjë shkret
Aty s´mbetën as gjysh, as gjyshe, as fëmijë!
Përveç varreve të vdekura dhe barit
Ne lamë kujtimet tona nëpër erë
Pa shpresë s´e do të kthehemi një ditë!..,
Në ato vite të shpërnguljes
Stambolli qé një vrasje tjetër,
aty ne e dorëzonim identitetin
gjënë më të çmuar të njeriut.
Për të marrë pasaportën turke
ne paguanim edhe ryshfet,
se gjërat bëheshin më keq!…
5.
——————————————
Në Bashkinë e Stambollit,
në zyrat e tyre për të huajt,
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke,
në radhët me ne, priste një Vajzë
bjonde, vjeç 14 , nga Keçekolla
e Prishtinës, Serbët vajzës ia kishin
vrarë 55 anëtar të familjes: prindërit
vëllëzërit, xhajat dhe kusherinjtë:
ndërsa vajza kishte shpëtuar
duke u futur në kashtë të plevicës!
Për të mos dëgjuar gjëmën e
vëllezërve, motrave, kushëshërinjve
Ndërrimi i identitetit kombëtar!
Bërtiste Hanifeja midis Bashkisë
( Se Hanifé atë quanin )
qenka më i rëndë se gjithçka,
më i rëndë se vrasjet në luftë!
Shpërngulja vritka më shumë se vdekja
më thotë një nënë nga rrethi Nishit
Në këtë dhé krejt të huaj, unë,
gjuhës së nënës i thërras: ndihmë,
që fjalët gjuhës shqipe t´ia pastrojmë
që të mos vdesim krejt të huaj!…
6.
——————————————
Xhaxha, dajë e kushërinj,-
dëgjoja zërin e Hanifesë;-
unë nuk bëhem turke, as
sllave dhe as anadollake!
Ç´janë këta regjistra turpi?
Dua të kthehem në Kosovë,
te varri i mamit dhe babit,
te varri i trevëllezërve të mi.
Kush më ktheni tek Mollat lale,
te varret e 40 kushurinjve.
Për të gjallë s´ndërroj komb!..
Daja dhe ju njerëz të mirë
dua diellin e fshatit tim,
mëngjesin e kopshtit tim,
beharin kur çelin pemët,
tingujt e zogjve të malit.
Më ndihmoni të kthehem në Kosovë;
te livadhi me fytyrë bari,
te mali me pamje lisash,
te kroji që këndon vetë…
Atje unë dua të bëhem nënë
dhe të lind shumë fëmijë!..
O më të dashurit e shpirtit
Gjergj, Aleks , Trëndelinë
dhe juve që s´po ju njoh
gjuamëni me gurë, gjumëni
Se unë biri juaj, Azgani
duhej ta kisha një varr atje!
7.
——————————————
Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë;
thonë se vdiqën në këmbë
me sy kah atdheu!…
Me sy kah vendlindja!…
Tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik,
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për në humbje dhe harrim!,
Në ato vite të shpërnguljes
me sytë e mi e kam parë, –
më rrëfen burri nga fshatrat e Gjilanit, –
një grua me rreth të tridhjetat
pasi e gjuan djalin nga anija
më pas edhe ajo hidhet në det…
Çamët e dëbuar nga Çamëria
me mund e bëmë këtë jetë,
i këputur, i degëdisur, i huaj,
shpërngulja çdo ditë më vret!…
8.
——————————————
Atdheun një jetë s´e kam parë,
Tiranën çdo natë e shoh n´ëndërr,
lexuar kam mjaft për atdheun,
për fushat, malet dhe detin !
Me mall për atdheun po vdes,
moshë më s´ më ka mbetur,
veshët më ushtojnë shumë,
e shoh s´e jam i përmalluar!
Tokë e florinjtë është Çamëria,
tronditëse është ëndrra e çamit,
kur mbi valë deti me trap dremitet
dhe çami me çamen puthen!
Mosha s´më lë të kap largësi,
fëmijët po na i përtërijnë emrat,
për ju që e kuptoni këputjen,
degën e thyer edhe era e than!…
9.
——————————————
O i shtrenjti im atdhé,
Nxirre këngën që t´i e di,
Na lësho një za prej atje, të
mos vdesim të huaj, e të pa liri!
Grykën e Bosforit, pyeteni
s´e flet, gjysma është lot
dhe gjysma është det!…
Vëlla i gjakut tim, shqiptar,
jam lindur midis kopshteve, ku rritet
rrushi, ku piqet molla dhe ulliri,
kam gjakun e dheut të atdheut,
aty ku i njoh dhe ku më njohin!
Atdheu nis tek zemra, tek
gjuha, flamuri, se në dhé të
huaj, ndërron emrin dhe guri!
Në jetën e të shpërngulurit,
i shpërnguluri vuan çdo ditë
për të siguruar një gropë varri
dhe një ëndërr, për t´u kthyer!
10.
——————————————
Shqipëri, na i shplo dhimbjet tona, –
shkruajnë nënat e shpërngulura
dhe të dëbuarit e Mollës së Kuqe
dhe të përgjakurit e Çamërisë, –
se fjalët e gjuhës sonë po na rrallohen,
të gjallë të atdheut; bëjeni një gur
kujtimi, një gur të shkruar me shkronja,
dhe një ditë të përkujtimit për né,
kërkojmë nënat e shpërngulura!
Shqipëri, më e ëmbla tokë e atdheut
më e dashura dhe më e trishta;
thërret, zëri i Nënave të Kosovës,
zërin i nënave të Ohrit dhe Prespës
zëri i nënave të Kumanovës dhe të
Tetovës, zëri i nënave të Shkupit dhe
Preshevës, zëri i nënave të Ulqinit,
zëri i të gjitha nënave në mërgim
thërrasin të lëvizim drejt bashkimit
për t´i patur në një gji sërish trojet tona
Atdhe, Pse kjo hënë kaq e ligë, dhe
ky diell kaq i ngrënë, përse? Gjyko:
Një moll lundron mbi varre, dhe qan;
në një fshat pa asnjë etnikë të gjallë?!
Atdhe, jemi gjaku yt i pa prishur,
– Atdheu ynë i dashur, na kujto!…
11.
——————————————
Kjo luftë e ky mundim do
të sjellë një ditë të bardhë
Edhe sikur koha të zbresë
në zero, shqiptarët do të
jenë një dhe të bashkuar!
Rrustem Geci – Stamboll, 1993
dhe me 1994 e realizuar Telepoemë, nga “Alba filmi” dhe RTVSH e Shqipërisë.