ATDHE

0
768

Poezi: Zymer Mehani

– Atdhe, trazimin tim a do të ma kuptosh?
Ne, a nuk jemi sot shpella të zbrazëta?
Po edhe ky shekull mos është njerka jote?
Vallë mos dhe kësaj here po i bëjmë “komplot” kësaj bote?
– Atdhe, a nuk e paguam me gjak këtë liri?
A mos u lindëm herët a ndoshta jemi vonuar?
Oh, mos ma dëgjo zërin tim se jam i dëshpëruar!
– Më trego, atdhe pse s’je i bashkuar?!….
Pse, atdhe dhe sot më je me sy të trishtuar?
– Edhe unë besova Edhe unë lëngova
Por kurrë s’u dëshpërova
Nëpër flakë vrapova
Gjatë shekujsh t’neveritur
Por n’liri besova U ktheva i kalitur.
Unë e di çfarë është pikëllimi dhe plaga
Unë e di çfarë është padrejtësia dhe ndarja
Por s’e di Evropa ç’është turpi a marrja!
Humbur e kam hapin n’rresht t’pafund t’marshimit
Se m’pat shkelur gjatë këmba e romanit, e latinit
Mandej edhe e turkut dhe e këtij katilit
Që u zhdorgj nga Karpatet n’truall t’Ilirikut
E prej rreshtit kam dalë ta kuptoj drejtimin.
Shekujt brutalisht janë lëshuar mbi mua
Në ballin tim kanë gdhendur, kanë pështyrë e damkuar
Por gjithmonë pata yje në qiellin tim të trazuar
Mirëpo besimi të mos nxitohet Sepse Ribashkimi do të realizohet!