ATA QË SHAJNË RAMËN E KOMUNIZMIN…

0
997
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Ata që shajnë Ramën e komunizmin kanë deri diku të drejtë… por islamisti ia kalon edhe komunistit – e ne nuk është se kemi bërë zgjidhje të zgjuar si popull, uzinat e fabrikat e komunizmit, i zëvendësuam me xhamitë turko-arabe…

Në kohën e komunizmit na thonin shqiptarë, sot na quajnë “vend musliman“… A e vret ndokën ndërgjegjia për këtë? Pra, të marrësh diçka më të keqe, e ta quash vlerë, aq sa të shash nga ky pozicion edhe një vlerë paksa më të mirë, është regres. Nuk mundemi ne si popull me vlera islamike të shajmë komunizmin, pasi vende ish-komuniste sot janë në BE, pse jo ne?

Sepse ne jemi popull me shumicë muslimane dhe me mentalitet turqeliko-islamik, ne sillemi më shumë si turko-arabë, sesa si europianë, ne ia kemi mërzitur edhe vetes me egoizmin tonë të papërmbajtur dhe pa arsye, e jo më tjerëve dhe po tregojmë me marritë tona përditë, se nuk jemi popull i zgjuar dhe me cilësi të mira të racës, dhe nuk ka asnjë vend me shumicë muslimane në BE – përse duhet të jemi ne? Për më tepër, nuk ka vend me shumicë muslimane demokratik e të zhvilluar, për ta patur zili…

Kështu që komuniznmi ishte i keq, por ne sot e kemi shtetin edhe më keq, nga pikëpamja shtet-formuese se vetë komunizmi, nëse nuk dimë të bëjmë shtet funksional, siç edhe po shihet tendenca. Se sapo dikush si Rama psh. fillon të bëjë reforma e shtet dhe merr edhe mbështetje ndërkombëtare, krahët e tjerë politikë i mbytë zilia, synojnë destabilizimin e vendit, me qëllim pengimin e negociatave me BE-në dhe më gjerë – synojnë pushtetin, për me ardhë e me vjedhë shtetin… Pra, “patriotat e mëdhenj” dhe “flamurtarët e lirisë dhe demoktracisë”, po i shërbejnë realisht dobësimit të shtetit tonë dhe hajnisë!

Kjo tregon rendencën tonë destruktive si popull, që për një plesht e djegim edhe jorganin, me idenë se këta që shajnë Ramën janë gjoja më të ndershëm se Rama, por po të marrin këta pushtet – dhe i kemi parë – vjedhin edhe më shumë se Rama dhe bëjnë më pak se ai… Kemi 29 vjet që e shohim këtë, e djathta shqiptare ka dështuar të bëjë shtet tek ne!

Më vjen pak keq për disa miq të mi, që janë intelektualë si Mark Marku, Agron Tufa, etj. dhe që mbahen edhe si anti-komunistë – i kuptoj në ndjenjën e tyre, por të kthesh kulturën neurotike turqelike, fenë e turkut, islamin e eZanin, dhe të pretendosh tapitë e kohës së turkut “për inat të sime vjehrre“, është një marrëzi e madhe kolektive, një regres i madh kombëtar, që duhet menduar mirë, se çfarë po bëjmë, e ku po shkojmë… Duhej menduar që në fillim, tash 30 vjet. Por nuk dinim. A thua dimë tani?

Në lidhje me politikën e krizës së fundit, mund të them si e shoh unë këtë. Si një marri e madhe e opozitës me në krye shokun Sali – i cili jo vetëm për mendimin tim, por edhe nga të tjerë, konsiderohet si politikani më destruktiv e skizofrenik i kësaj periudhe tranzitore. Kam përshtypjen se po të mos ishte Saliu, ndryshe do i kishim punët sot si shtet. Kuptohet se ka elemente të tjera kjo periudhë, faktorë e ndikues të tjerë. Por se është PD kaq e marrë politikisht, për me vetë-ekzekutua veten, as në mendje nuk më kishte shkuar…

Arrogancën e PD-së dhe mendjelehtësinë e saj e të disa drejtuesve lokalë e qendrorë, e kam parë që kur PD ishte 8 vjet në pushtet, 2005-2013. Unë ia ngjita nofkën deputetit Ramiz Çobaj “mollak” – një gur i vogël, i deformuar, që kur i jep përtokë, nuk di se ku shkon, ku përfundon, se kërcen sa në një vend në tjetrin dhe merr drejtim të paditur. Kështu kërcente edhe Ramizi, nuk i zinte bytha vend, nuk dije ku e ke… I vura emrin Jozefinës, “derdimene“, sepse ajo harxhonte kohë dhe energji të madhe, për t’u marrë me punë të kota – me idenë se po sundoj Shkodrën me dorë të fortë si aristokrate anadollake, ajo i binte njerëzve në qafë kot edhe pa përfitim, ndër ta edhe mua e vëllait tim.

Tani kur një deputet i sotëm i PD-së në Shkodër, thotë se PD e Shkodrës është mafie, nënkuptohet se përmasat e kësaj gjendjeje marrie politike në Shkodër paskan pasë përmasa edhe më të mëdha. Personalisht e kam provuar dorën e ligë të PD-së së Shkodrës dhe dëmin që më kanë bërë dhe nuk dyshoj aspak në fjalët e deputetit, por njerëzit kishin e kanë frikë dhe nuk flasin. Unë kam folur aq sa kam ditur e mundur në atë kohë, flas edhe sot, aq sa di e mundem, me të vetmin qëllim, ndriçimin e situatës, se në një vend ku ke errësirë, nuk shikon mirë, që të orientohesh. Flas pra, në shërbim të së mirës, e askujt me dy pare mend në kokë, nuk ka pse i vjen keq!