“ATA QË I VRET UÇK-ja, PO I VAJTON LDK-ja”

0
658

IDRIZ ZRQIRAJ

Kur një oficër i lartë i Rajhut të Tretë gjerman, po i godiste me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Cicëroni, zë mëkur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes time, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”. Dhe, vazhdoi me demolimin skandaloz të veprave të artit.

Promovimi i “gjeneralëve” pa ushtarë dhe pa beteja

Diçka e ngjashme po provohet të bëhet edhe në Kosovë, për 18 vjet radhazi. Qeveria e Përkohëshme, e krijuar nga Tirana zyrtare soial-komuniste, në koordinim konspirativ me Serbinë, pushtoi objektet e institucioneve të Kosovës, të braktisura nga pushtet-mbajtësit serbo-sllav. I mohoi dhe i quajti inekzistente, të paqena të gjitha institucionet paralele, të cilat funksionuan, për një dekadë radhazi, “nën hundën” e armikut, duke e sfiduar, mençurisht e trimërisht, administratën shtetërore dhe makinerinë policore e ushtarake serbo-jugosllave. Akuzat e shpifjet, pa asnjë bazë e argument, kundët Ibrahim Rugovës dhe partisë-lëvizje, LDK-së së Tij, të halabakëve të LPK-së, të cilët sabotuan financimin për mbijetësë të Kosovës, gjatë rezistencës aktive paqësore dhe, më vonë, edhe vet luftën, shënonin rrugaçërinë më neveritëse, tashmë, të organizuar në parti politike!

Një palë dhunues u larguan, duke u zëvendësuar me dhunues të së njëjtës ideologji komuniste, veçse shqipfolës! Ndonëse të panjohur në paqe dhe luftë, ata, për t`u promovuar, zgjodhën tam-tamët e zhurmshme, koncertet e hapura e masive, duke i keqpërdodrur këngëtarët, madje, nga të gjitha trevat shqiptare. Me bujë e pompë, i prezantonin “gjeneralët”, me shkollë fillore e ndoca edhe me të mesmen, duke ua atribuar luftën, “betejat heroike”, por, pa guxuar të përmendin as data dhe as vend-beteja, të cilat, realisht, ishin imagjinare, mungonin!

Qysh gjatë luftës, Radio-Televizioni Shqiptar,(RTSH), përkatësisht, Redaksia për Kosovën, ishin pushtuar nga lëpëkeistët e nërkyer. Besa Çeku-Buçinca, alias, Hajrije spikerica, me hajrucët e tjerë, llomotisnin, pa fije cenzure, shpifjet për LDK-në, me aleatë. Dhe, gënjeshtrat përlavdëruese, për “komandantët”, të cilët, në vend të luftës kundër pushtuesit, kishin zgjedhur vrasjet e ushtarakëve FARK-istë, betejat e të cilëve kishin datime dhe emra vendësh, ku janë zhvilluar dhe fituar. Zhurmimet lehaqene shpifarake e përçarëse, në stilin stalinian, i thelluan që në ditën kur pushtuan dhunshëm, Radio-Televizionin e Prishtinës, njësoj si forcat policore pushtuese, në vitet `90-a, për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.

“Krahu i luftës” dhe “krahu i paqës”

Trumbëtimi i slloganit, sa përçarës, aq edhe cinik, “krahu i luftës” dhe “krahu i paqes”, kishte për qëllim përvehtësimin e luftës të pa bërë. Përsëritja ricikluese e gënjeshtrës, bëri që edhe “komandantët” ta besojnë gënjeshtrën e tyre, të cilën vetë e kishin lansuar dhe hedhur në etër. Kësaj teneqeje të shpuar, i binin agjit-propët e dy partive-banda, PDK-së dhe të AAK-së. Ata filluan të krijojnë legjenda dhe epopera inekzistente, të paqena. E gjithë kjo hajkë e kampanjë, ishte e organizuar dhe e orkestruar nga Organizata ilegale, konspirative, kriminale e terroriste SHIK, e krijuar nga SHISH-i Shqipërisë dhe UDB-a (BIA) e Serbisë me aleatë.

SHIK-u penetroi, depëtoi, shtriu tentakulat edhe në partitë tjera, që llogaritëshin të djathta, pra, edhe në LDK-e. Janë shënuar dhe regjistruar edhe debate e biseda, ku pranohet teza e SHIK-ut, për “krahun e luftës” dhe “krahun e paqes”. Disa tellallë të SHIK-ut, janë në strukturat vendimarrëse, deri në Kryesinë e LDK-së! Prandaj, anëtarësia e LDK-së, reagon, deri në abstenim në votime, dhe kërkon zgjedhje të parakohëshme, për t`i pastruar radhët e veta, me debat dhe votë të fshehtë e demokratike.

Historia e shkruar e Shqipërisë, përkatësisht, Lufta e Dytë Botërore, e falsifikuar, në mënyrën më të poshtër të mundshme, për pesë dekada radhazi, ku tradhtarët komunistë u bënë heronj dhe atdhetarët nacionalistë tradhtarë! Këtë kohëzgjatje e favorizoi mbijetasa e sistemit komunist, në Evropën Lindore dhe Ballkan.

Nisma e falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, filloi me ndarjen përçarëse në “krah të luftës” dhe “krah të paqes”, për të vazhduar me datimet e veçanta të qyteteve të çliruara të Kosovës, duke e relativizuar, deri në mohim, 12 Qershorin, si datë faktike e çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo bëhet për t`u imponuar “komandantët” kriminelë, vrasës të ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, si çlirimtarë të qyteteve, një apo dy-tri ditë, para ose pas 12 Qershorit! Broçkulla e pallavra të “komandantëve” vrasës e rrugaçë. Sikur Lufta në Kosovës është bërë në parahistori, dhe jo në kohën e degjitalizimit, internetit!

Të ashtuquajturin “krah i paqes”, “komandantët” e Bllokut të Tiranës, e identifikojnë LDK-në me aleatët e saj të së djathtës!? Por, LDK-ja e ka të dokumentuar luftën, betejat faktike të saj, me datime dhe fushë-beteja me emër vendësh. LDK-ja, e djathta shqiptare, i ka heronjtë e shumtë anekënd Kosovës. Ndërsa “krahu i luftës”, me “UÇK-në” në letër, i cili identifikohet me bandat-partiake, PDK-në dhe AAK-në, nuk po arrijnë të dëshmohen, jo me luftë, por as me betejë, as me datë dhe as me emër vendi, ku jan zhvilluar “betejat” e tyre imagjinare, fiktive, të rrejshme.

Edhe e majta shqiptare, ka heronj, madje, të lavdishëm. Por, ata u braktisën nga “komandantët” e tyre, sepse donin luftën, lirinë dhe jo llafet përçarëse dhe të turpshme, sallave luksoze të Evropës dhe hoteleve e bulevardeve të Tiranës. Ata, heronjtë, e denoncuan këtë, në gjallje të tyre, por, “komandantët” u hakmorën, me prapaskena tinzare dhe pusira vrastare.

Dhe, shtrohet pyetja logjike: Kush, në fakt, ishte “krahu i luftës”, e kush i bishtnimit dhe i sabotimit të Luftës? Dhe, përgjigja është e qartë: Partitë-banda, me “UÇK-në” e SHIK-ut, përgjakën LDK-në dhe Kosovën, pa hyrë fare në luftë kundër Serbisë. E djathta shqiptare, e prirë nga LDK-ja, bëri rezistencën aktive paqësore dhe, ne FARK-un e saj, luftën e armatosur.

PDK-ja i pranon vrasjet politike

Kryesia e re e Lëvizjes Popullore të Kosovës, (LPK), e cila mori drejtimin e Lëvizjes me intriga e puç, duke e akuzuar ish-kryetarin Fazli Veliun me shokë, deri në tradhti kombëtare, pësoi një metamorfozë, sa të papritur, aq edhe të çuditshme! Kjo Kryesi, e përfaqësuar nga rrethi vicioz i Drenicës, me ndoca banditër të Dukagjinit, e mposhti, madje lehtësisht, një koxha Kryesi të vjetër të LPK-së, duke e sfiduar me akuza e shpifje monstruoze.

“I fundit i Mohikanëve”, Profesor Muhamet Kelmendi, dinjitetshëm, i demantoi dhe, bindshëm, shpjegoi se puçistët e Kryesisë së re të LPK-së, me Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin, me shokë, janë një ogur i keq për Kosovën. Parashikimi i zotëri Kelmendit, rezultoi, tërësisht, i saktë.

Ndër veprimet e para që mori klani puçist i Drenicës, ishte thellimi i përçarjes brenda-shqiptare, ide dhe praktikë shekullore e serbëve kundër shqiptarëve. Në këtë komplot kundra-kombëtar, u aktivizua, sforcueshëm, Tirana zyrtare, komunistët e rreshkur, mbeturinat e sistemit monist të Enver Hoxhës, të cilët shkrumuan Shqipërinë, që pushtetin e humbur me votë, ta rimarrin me dhunë e terror. Dhe, kjo bandë-mbeturinë, është cilësuar si “jashtëqitja e kombit”.

Realisht, këta donin përtëritjen e aleancave të Luftës së Dytë Botërore, ruso-serbe me komunistët shqiptarë. Dhe, goditja e të djathtës të Kosovës, të përfaqësuar nga intelektuali, kombëtari i shekullit dhe i shekujve, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Lidhja e re e serbëve, me socialistët shqiptarë, funksionoi si sahati “Sarkisuf”, pra, saktësishëm, gjatë dhe pas luftës.

Me sknarin e gatshëm të Luftës së Dytë Botërore, të hartuar nga Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi, Enver Hoxha me bandën e tij komuniste, me qëllim të marrrjes të pushtetit dhunshëm, filluan vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në Partinë e “Ballit Kombëtar”, nën drejtimin e Mit`hat Frashërit, djali i Abdyl Frashërit. Pas luftës vazhduan me gjyqet dhe dënimet drastike: vrasje pa gjyq dhe me gjyqe të montuara; burgosje dhe dënime drakoniane politike; internime dhe dëbime të përjetshme, nga vendbanimet lindake; konfiskime të pasurive të tundshme dhe të patundshme. Me dhunë e terror, sunduan për afro gjysmë-shekulli.

Edhe pse në rrethana të tjera, skenari i vjetër, u adaptua në kohë të reja. Bandat e organizuara në SHIK, filluan vrasjet e kundërshtarëve politikë në Shqipëri, për të vazhduar në Kosovë. Indiferenca, heshtja e UNMIK-ut, për krimet numerike të bandave të SHIK-ut, shpjegohet me angazhimin e koordinuar të Serbisë me aleatë. Sepse, krimi ndërshqiptar është rrënimi i vet shoqërisë shqiptare.

Të trimëruar, të siguruar se mund të vrasësh dhe nuk përgjigjësh, nuk ndëshkohësh, edhe zyrtarët e partive, që identifikohen me krimet në Kosovë, e kanë “lëshuar gojën”, duke pranuar se vrasjet politike në Kosovë, kanë autorësi PDK-në dhe simotrat e saj në SHIK. Dhe, kjo dëshmohet me deklaratën pulike, por, edhe mjaft ironike, cinike të një zyrtari të lartë tëPDK-së: “Ata që i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”.

E kemi thënë dhe e përsërisim, se vrasjet politike në Kosovë, janë një e fshehtë publike. Fakti që ka ekzistuar një Organizatë ilegale, kriminale e terroriste, por, që me kohë, më sakt, kur ka përfunduar misionin kryesor vrastar, ka njoftuar pushimin e aktivitetit, edhe pse, ky është një mashtrim i radhës. Themeluesit e kësaj organizate, vrastare të shqiptarëve të pafajshëm, me dhunë e terror dhe me shërbime speciale e lojalitet, ndaj Serbisë me aleatë të saj, sot janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit! Skajmërisht, tmerr!