At Shtjefën Gjeçovi një figurë poliedrike e kulturës shqiptare

0
458
At Shtjefën Gjeçovi

Anila Marndoj

At Shtjefën Gjeçovi një figurë poliedrike e kulturës shqiptare, që kurrë nuk është njohur në të gjitha përmasat e veprimtarisë së tij: etnograf, studiues,shkrimtar, mësues, historian,por mbi të gjitha poshtë rrobës së klerikut do të gjejmë te ai atdhedashurinë deri ne sakrilegj për Shqipërinë. Përkrah me Fishtën më shumë se çdokush tjetër u përballen me egërsinë e represionit sllav;njeri me penë e sarkazëm, tjetri balle për balle duke i shikuar pa frikë në dritë të syrit.

Lindur ne kufirin më të skajshëm shqiptar,afër trevave sllave, ai e njohu më shumë se askush tjetër nacionalitetin e sëmurë dhe urrejtjen diabolike antishqiptare të tyre. Deri në fund, kur e vranë serbet, ashtu sic vrasin në errësirë gjithmonë, në një nate pa hënë, ai u mësoi fëmijëve në shkollën shqipe të Prizrenit të shkruajnë e të flasin shqip dhe të duan atdheun e tyre. Konica në kujtimet e tij i ka dhënë vlerësimin që meritonte, në të gjitha dimensionet: atdhetare, intelektuale dhe njerëzore.

Ndiqni për më tepër videon në Facebook:
https://www.facebook.com/anila.marndoj/videos/2393817000921548