At Gjergj Fishta, filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar

0
3922
At-Gjergj-Fishta-Konferenca-e-Paqes-1919

Fatmir Minguli

Në Prishtinë u mbajt sesioni i veçantë shkencor “At Gjergj Fishta, filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar”

Në ditën e fundit të korrikut, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë ” Trojet e Arbërit” organizoi një sesion shkencor të veçantë që kishte për temë figurën e At Gjergj Fishtës, kontributin e tij si filozof, ideolog kombëtar dhe vizionar.

Nën drejtimin e kryetarit të kësaj shoqate, prof. dr. Muhamet Shatri dhe Nue Oroshit si organizator, sesioni pati një sukses të madhe. Referatet shkencore të njëzet e dy referuesve, paraqitën secila më vete studime të dokumentuara mbi shumë drejtime të punës dhe veprës kolosale të Gjergj Fishtës.

Hymni i Gjergj Fishtës dhe Hymni Kombëtar ishin preludi i punimeve të këtij sesioni, ndërsa nderimi për figurën e Mark Krasniqit ish kryetar nderi i shoqatës” Trojet e Arbërit” dhe një recitim i poemës së at Fishtës i lanë radhën kumtesave shkencore, të cilat së bashku do të botohen në një vëllim të vetëm.

Është për t’u theksuar një fakt i rëndësishëm për kulturën dhe shkencën shqiptare, fakti se kjo shoqatë ka organizuar deri tani katërmbëdhjetë sesione shkencore mbi punën që bëhet në drejtim të bashkimit të trojeve shqiptare, si d he studime dokumentare mbi historine e Shqipërisë, pa u përplasur me tendenca të komplekseve politike apo religjioze.

Janë botuar trembëdhjetë vëllime voluminozë për secilin sesion shkencor, e ku çdo vëllim është një veprimtari që mund të konvertohet fare mirë me punën e instituteve si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Ky paralelizëm nuk jepet thjeshtë për rritje artificiale vlerash, por si një fenomen që përsëritet çdo vit dhe po çdo vit pasurohet me vepra shkecore që skanojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të paktën që nga Lidhja e Prizrenit.

Por pak njihen këta libra në Shqipëri, pa diskutuar për mos vëmendjen e institucioneve përkatëse e kur nuk flitet fare për Ministrinë e Kulturës në Shqipëri e Kosovë. Këto botime janë frut i një pune të palodhur të studjuesveve me emër siç janë edhe këta të sesionit të fundit mbi figurën e At Gjergj Fishtës:

Prend Bushala, Entela Kasi, Resmije Kryeziu, Ermelinda Kashah, Sabri Maxhuni Novosella, Mehmet Gjoshaj, Tomë Mrijaj, Zeqir Kadriu, Neshat Çoçaj, Gjon Marku, Leonora Laçi, Nue Oroshi, Mërgim Korça etj.

Vlen të theksohet serioziteti i përgatitjes së lektorëve por dhe korrektësia e organizatorëve. Salla e Institutit Albanologjik, ishte e mbushir plot e përplot me njerëz të shkencës e të letrave, me dashamirës të shoqatës “Trojet e Arbërit” me pedagogë të shkollave të ndryshme etj.

Vajza e Lasgush Poradecit, Maria solli informacione të reja në mardhëniet midis At Gjergj Fishtës dhe Lasgush Poradecit. Studjuesi nga Nju Jorku, Mërgim Korça,kishte përgatitur një kumtesë tejet shkencore e cila u dha me CD në mungesë të ardhjes së autorit, por salla e kishte atë aq pranë, duke dëgjuar vlerat e këtij studimi shkencor.

Në sesion u shfaq filmi dokumentar për Gjergj Fishtën realizuar nga Lule Nela, një film që e hapi siparin për herë të parë në këtë sesion.

Në këtë seksion Sabri Maxhuni – Novosella, autori i dhjetra librave të rëndësishëm për shqiptarinë, theksoi bukur faktin që vlen për studjesit mbarëshqiptarë se Fishta nuk jeton më e ai nevojë për ne tashmë nuk ka, por ne duhet që veprën e tij ta vemë në shërbim të shqiptarizmës.

Në pjesën e dytë të sesionit u trajtua me një përkujdesje seroze kremtimi i 70 vjetorit të lindjes të prof. dr. Muhamet Shatri, ku u diskutuan mjaft bukur tema të mbajtura nga Ramadan Reshitaj, Mr. Sc. Nue Oroshi, prof. dr. Izber Hoti dhe ku zoti Sabri Maxhuni -Novosella solli kujtime të jetuara me Prof. Dr. Muhamet Shatri në Kosovë e në mërgim.

Një qershi mbi tortë ishte prania e shqiptarit Sadik Maxharaj, baca, nip i Isa Boletinit, i cili ishte veshur me kostum kombëtar dhe që deklamoi një poezi të shkruar nga ai vetë.

Shumë fotografi u bënë me Sadikun, kujtime të një lloj simboli të vetë përmbajtjes së këtij sesioni për figurën e at Fishtës.

Forma dhe përmbajtja e ketij sesioni ishin në unison, mirkuptimet midis pjesmarrëseve ishin në një objektiv, në realizimin e sa më të afërt të bashkimit të trojeve shqiptare, trojeve të Arbërit.