AT GJERGJ FISHTA DUHET PËRFSHIRË NË TË GJITHA PLAN PROGRAMET MËSIMORE

0
2320

At Gjergj Fishta – Gjeniu
Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes” – Maksimiliam Lamberz *

Përgatitur nga Abas Fejzullahi

109 vjet më parë nga data 14–22 Brymor(Nëntor) 1908 në Manastir u mbajt Kongresi i Manastirit apo Kongresi i ALFABETIT.
Shkrimi në vijim i kushtohet kësaj ngjarje me rëndësi të madhe historike mbarë kombëtare për kulturën dhe arsimin në veçanti, rilindasëve të anatemuar nga qëndrimet dhe vendimet ideologjike vendore në kohë dhe hapësirë në veçanti e në shenjë nderimi për veprimtarinë e tyre madhore kushtuar arsimit, kulturës, lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Sipas të gjitha të dhënave ekzistuese deri më tani, mund të vërte- tohet se plan-programet mësimore, për arsimimin dhe edukimin e orga –nizuar, në gjuhën shqipe, në kushtet dhe rrethanat që kanë qenë e janë të pranishme, në kohë dhe hapësirë, në të gjitha periudhat, ku është punuar në zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, që nga shkollatë fillore, të mesme, të larta, universitare dhe pas universitare, kanë qenë të varura dhe të kushtëzuara, nga ndikimi i rrjedhave shoqërore, ekonomike, politike, ideologjike dhe historike, brenda dhe jashtë hapësirave gjeografike, të trojeve historikisht shqiptare, të Shqipërisë Natyrale.

Edhe sot e kësaj dite, në të gjitha trojet etnike të shqiptarëve, të lira nga të huajt e të pushtuara nga politikuajt e pushtshtetarët vendor, nëse mund të thuhet gjysëm të lira, ndërsa hapësiratë tjera të trojeve shqiptare që ende sot e kësaj dite janë të pushtuara, nga serbo-sllavët dhe grekët, në forma dhe mënyra të ndryshme, ka kushtëzime apo edhe ndalime që në planë programet mësimore të përfshihen shkrimtarë e poet atdhetar, të cilët kanë vepruar e punuar në të gjitha drejtimet për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, me të dhëna e dëshmi për gjurmët e lëna në veprimtarinë e tyre në drejtime të ndryhme, me vepra të pa harruara nga populli, por të harruara e ndaluara qëllimisht, nga pushtuesit e huaj apo edhe nga vetë politika ditore dhe ideologjia e politikuajve dhe pushtshtetarëve vendor…!

E për fatin e keq, të shqiptarëve, ende sot e kësaj dite si për dreq, është i pranishëme, ky lloj i shëmtuar i përjashtimit nga planë programet mësimore, që s`ka kurrfarë arsyeje të ndodh siç po ndodh, sidomos në Shqipëri e Kosovë, ku mund të thuhet se janë shtete të lira (edhe pse në realitet përditëshmëria po e vërteton se janë të pushtuara nga vetëvendorët, për hirë të interesave, të pushtetmbajtësve, të ndikuar nga lakmia për pozita e pushtet dhe për pasuri- min i tyre pa mund e pa djersë, të cilët veprimtarinë e tyre në vazhdimsi e mbshtesin në këshillimet dhe udhëzimet e sistemeve ideologjike nga e kalauar, tani të përshtatura me dredhi e mjeshtri, politikës ditore, s`pushojnë së thirruri në ndryshime dhe në demokraci si rend i ri shoqëror.

Të njejtit, propogandojnë vepimtarinë e tyre në sistemin demokratikë në teori, ndërsa në praktikë zbatojnë me përpikëri sistemet diktatoriale të kaluara apo edhe të tashmet, që për bazë kanë idelogjinë komuniste marksiste-leniniste në frymen e internacionalizmit proletar… por në emër të demokracisë të cilën aq shumë e kanë keqpërdorur sa që në jetën e përditëshme nga këto veprime të shëmtuara, kanë ndikuar në humbjen e besimt në përgjithësi dhe të vet qëllimit dhe kuptimit të demokrcisë … e cila bie në kundërshtim me jetësimin e demokracisë, sepse në praktikë jetësohet e kundërta e demokracisë ..!

Ndikim të rëndësishëm në këtë drejtim ka në vazhdimsi edhe përzierja e faktorit ndërkombëtar, në emër të demokracisë dhe ndryshimeve(reformave) në drejtimin e arsimit në të gjitha nivelet, pa u bazuar fare në kushtet dhe rrethanat ekzistuese ekonomike dhe politike të vendit ku edhe propogandojnë dhe bëjnë veprime për ndryshime pa përgatitje paraprake si të bazës materiale, ekonomik, profesionale të faktorit njeri dhe kushteve tjera të nevojshme për ndryshime cilësore në arsim, hap pas hapi, por, gjithnjë thirren pa arsye në atë, se tekstet shkollore duhet pastruar e herrur nga fjalët e rënda në përmbajtjet e njësive mësimore si të pa përshtatshme, të ndryshohen, tue mos përmendur emrin e shteteve pushtuese qofshin ato që me shekuj kanë ushtruar dhunë ndaj popullit të pushtuar shqiptarë, kanë zbatuar gjenocid në kohën kur ata e kanë vlerësuar se janë krijuar kushtet dhe rrethanat e përshtatshme për zbatimin e gjenocidit dhe pushtimin e trojeve shqiptare siç kanë qenë pushtuesit Romak, Perandoria Osmane-Turke, Bizantine-Serbo-sllave dhe Greke…!

Serbo-sllavët dhe grekët, ende sot e kësaj dite mbajnë të pushtuara trojet shqiptare dhe ndaj popullësisë vendore shqiptare kanë kryer gjenocide në të gjitha drejtimet, por, ende sot e kësaj dite s`kanë ndryshuar qëllimin e tyre lakmuese e pushtuese, vetem se kanë ndërruar mënyrën dhe formën e vepri- meve, vazhdojnë zanatin e vjeter ndaj trojeve shqiptare dhe popullësisë që ende i mbajnë nënë pushtim…!

Në Shqipëri dhe Kosovë, institucionet përgjegjëse për organizimin e më- simt në të gjitha nivelet janë dy Ministrit e Arsimit, për hartimin e plan- programeve mësimore, të cilatë në të shumten e rasteve bëjnë kopijimin apo përshkrimin e këtyre planë programeve mësimre nga shtetet e ndryshme të perëndimit, bëjnë pershkrimin e përshtatjen, pa i analizuar në hollësi e thellësi kushtet dhe rrethanat ekonomike në rend të parë dhe të tjerat e pa bërë krahasime me gjendjen ekzistuese të vendit, dhe çfarë është për t`u trishtuar, se fjalët e gjuhës shqipe të pastra i qesin nga përdorimi, dhe i zëvendsojnë ato me fjalë të huaja, siç janë: KURRIKULA, Bord, impenjim, implementim, impakt, aplikim, CV e shumë çivia te tjera tue lënduar e shëmtuar gjuhën e Rilindasëve tanë si të Naimit, Mjedes , , L.Poradecit, At Gjergjë Fishtes etj.

E i madhi At Gjergj Fishta, po të ishte gjall, kishte me ju përgjegjur rrept siç ju ka pergjegjur në vazhdimsi sojit të pa soj edhe në kohën e tij, gjatë tërë jetës sa ka vepruar në të gjitha drejtimet për çështjen kombëtare i ballafaquar me lloj-lloj rrymashë dhe kundërsharësh, të cilëve mes tjerash, Ju ka pergjegjur me këto vargje në vijim, të cilat edhe në ditët e sotme janë aq shumë të përshtatshme dhe ju bien për shtati ashtu siç e meritojnë, përgjegjësit në institucionet përgjegjëse arsimore si në Shqipëri edhe në Kosovë ku janë dy Akademi që siç duken vetem mrizojnë sa i përket temës në fjalë…

“Ju rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana,
rriçna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallën për ne,
do t’na qelbi fis e atdhè…”

Qëndrimi sot e kësaj dite i këtyre përgjegjësve institucional ndaj të madhit e të pa zëvendsueshmit At Gjergj Fishtes, të bënë me dyshuar, se mos rastsisht i kanë lexuar këto vargje, kur kanë hartuar a kopijuar Plan Programet Mësimore dhe për t`u hakmarrur, e lënë jashtë përfshirjes në programet mësimore… !

Kongresi i Alfabetit
Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) zhvilloj punimet rreth përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe prej datës 14 Brymor ( Nëntor) – më 22 Brymor(Nëntor) 1908 në Manastir, ku dijetarët shqiptarë dhanë përpjekjetë dhe mundin e tyre, ku vendosen fatin dhe përcaktimin e tyre s`bashku për alfabitin e gjuhës shqipe prej 36 shkronjaveme.
** Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Delegatët e pranishëm për mbarvajtjen e Kongresit zgjodhen komisionon për hartimn e alfabetit në këtë përbërje dhe perfaqësim:

Nr. Pjesëmarrësi – Në cilësin se çfarë përfaqëson – Të dhëna tjera

1. Gjergj Fishta – Kryetar i Komisionit
2. Mit`hat Frashëri – Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit
3. Ndre Mjeda – Anëtar i Komisionit
4. Parashqevi – Qiriazi Sekretare e Komisionit për abcenë
5. Grigori Cilka – Nënkryetar
6. Luigj Gurakuqi – Nënkryetar i Kongresit
7. Hilë Mosi – Sekretar i Kongresit për shqipen
8. Thoma Avrami – Sekretar i Kongresit për shqipen
9. Fehim Zavalani – Fjala Hyrëse (Kryetari i klubit “Bashkimi” të Manastirit)
10. Nyzhet Vrioni – Sekretar i Kongresit për turqishten
11. Fineas Kenedi – Vëzhgues amerikan për Kongresin
12. Bajo Topulli – Anëtar i Komisionit
13. Sotir Peci – Anëtar i Komisionit
14. Gjergj Qiriazi – Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit
15. Shahin Kolonja
16. Dh. Buda
17. Mihal Grameno – Përfaqsues nga Klubi i Korçës
18. Gligor Cilki *************************
19. Sami Pojani *************************
20. Thoma Avram *************************
21. Fillomena A. Bonati – Shoqëruese e përfaqësuesëve nga K. i Korçës

*Të dhëna nga Wikipedia

Foto e Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir
Foto nga K. Marubi

Në Kongres merrnin pjesë shqiptarë të besimit e fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz me njohuri e dituri për arsim dhe kulturë dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar me peshë e rëndësi të madhe historike për mbarë shqiptarët.

Nedrim dhe vlerësim të veçantë në Kongresë nga pjesëmarrësit u bënë ndaj punës dhe përpjekjeve në vazhdimsi të Gjergj Fishtes, për kulturën, arsimin dhe alfabetin e gjuhës shqipe, dhe i besuan detyra me rëndësi dhe përgjegjësi në komisionin e zgjedhur për hartimin e alfabetit.

Gjatë mbajtjes së Kongresit në Manastir lidhur me çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, pjesëmarrës në përcjelljen e punimeve ishin të pranishëm, të interesuar të tjerë për kulturë dhe arsim, në mesin e tyre kishte edhe miq e dashamrë të popullit shqiptarë edhe si vëzhgues që përshtypjet dhe vlerësimet e tyre i kanë shprehur publikisht me shkrim, siç ishte misionari shumë i nderuar nga familja amerikane Kenedi Z. Fineas Kenedi ku mes tjerash nga përshtypjet e tija nga rrjedha e punimeve në Kongresin e Manastirit kushtuar ABC-Alfabetit ka shkruar si në vijim:

*** “…këtu u mbajtën shumë kumtesa, por ajo e poetit (Privtit) Gjergj Fishta nga Shkodra ishte më e mira dhe i bëri dëgjuesit tu rridhnin lotët. Një hoxhë u prek aq shumë sa që rendi ta perqafonte para gjithë të pranishmëve”.

**** Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.*
Në klasën e parë fillore, fëmijët mësojnë shkrim leximin e alfabetit shqip, por në Abetaret e tyre, ende mungojnë vargjet e At Gjergj Fishtës, fotoja e pse kjo të ndodh, kur dihet veprimtaria e tij e madhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin që sot e kemi, dhe vargjet e tija kushtuar gjuhës shqipe si në vijim:
Gjuha Shqype
Porsi kanga e zogut t`veres,
Qi vallzon n`blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i eres,
Qi lmon gjit e drandofillit :
Porsi vala e bregut t`detit,
Porsi gjama e rrfes zhggjetare,
porsi ushtima e njij termetit,
Njashtu a `gjuha e jonë shqyptare…

Vargjet e sipër shënuara, janë dëshmi dhe arsye e plotë që At Gjergj Fishta të përfshihet në programet mësimore që nga klasa e parë fillore…

Dhe në të gjtha nivelet tjera mësimore, ku edhe veprimtaria e pasur në poezi dhe prozë e të madhit At Gjergj Fishtës, duhet ta kenë vendin e vet për t`u mësuar e studiuar në të gjitha drejtimet nga brezat e rinjë të përcaktuar dhe interesuar për studimie dhe hulumtime në këtë drejtim.

Po të lexohen dhe të bëhen studime të hollësishme të veprave të At Gjergj Fishtes nga të gjtha drejtimet dhe këndë vështrimet në kohë dhe hapësirë si:
Lahuta e Malcis, Mrizi i Zanave, Përndritje-Publicistika, etj. Historia shqiptare do të ishte shkruar drejtë, dhe do të ishte më e pasur me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme në kohë dhe hapësirë që i ka lënë i madhi At Gjergj Fishta, për të gjitha ngjarjetë, që ai i ka përjetuar, shkruar e paraqitur në vepratë e shkaktuara në prozë e poezi lidhur me veprimtarinë e pushtuesëve shovenist Serbo-sllav dhe Grek, në vazhdimsi dhe kishin për të pasur arsye dhe bazë me dëshmi e të dhëna të mjaftueshme, për të ju kundërvu këtyre pushtuesëve të çveshur tërsisht nga elementi njerëzore, mu ashtu siç ju ka kundërvu i pa harruari AT Gjergj Fishta në kohën e tij…

Historia e Shqipërisë është me plotë mangësi e të meta pa përfshirjen e të dhënave nga Lahuta e Malcis dhe veprave tjera të cilat i ka shkruar At Gjergj Fishta e që janë një thesar i çmuar kombëtar dhe burim i pa shterrshëm për hulumtime dhe studime në të gjitha drejtimet si: historiografi, leterësi, filozofi publicistikë etj.

Secili popull me vetdije, arsim e kukturë, do të ishte krenar po ta kishte në njeri me veprimtari krijuese siç ësht At Gjergj Fishata, ai do të mësohej e studijohej në te gjitha drejtimet dhe në të gjtha nivelet arsimore, do të kishte permendore dhe Qendra të ndryshme kulturore dhe hulumtuese me emrin e tij, për veprimtari atdhetare si gurrë e pa shterrshme për trashëgimin shpirtrore, historike dhe kulturore në shumë drejtime.

Po çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë po ndodh edhe ne ditët e sotme me figuren madhështore të At Gjergj Fishtes në Shqipëri dhe Kosovë, e mos të flasim për trojet tjera nënë pushtimin Serbo-sllave dhe Greke..?

Pas mbarimit të LDB-të-botërore Kosova me dhunë mbet nënë qeverisjen dhe mbikqyrjen e gjithanshme të Republikës Serbe në Federatën Jugosllave: Plan-programet mësimore janë hartuar e shiquar në hollësi, janë ndaluar të gjthë ata shkrimtarë që pushtuesit serb kanë vlerësuar se do të ndikonin tek gjeneratatë e ardhme të nxënësve dhe studentëve shqiptarë, në zgjmin dhe zhvillimin e vetdijes kombëtare në atdhedashuri për liri e pavarësi kombëtare.

Përkundër këtyre masave ndaluese në Kosovë veprat e At Gjergj Fishtes janë lexuar fshehurazi, dhe lexuesëve që u është gjetur psh. Lahuta e Malcisë, janë keqtrajtuar e dënuar me vite burgim nga organet e rendit dhe sigurimt serb. Përkundër këtyre masave të rrepta të denimit Lahuten e Malcisë populli e ka mirëpritur, është lexuar bile edhe mësuar përmendsh jo vetem nga ata që kanë ditur shkrim lexim, por është dukuri e rrall e ndoshta e vetme që edhe analfabetet i kanë ditur e mësuar përmendsh këngët nga Lahuta e Malcis, tue i përcjellur këngëtarët që i kanë kënduar këngët nga Lahuta e Malcis, përcjellur me Lahutë, çifteli e sharki. Aktorët e ndryshëm në ndeje dhe manifestime të caktuara, kanë recituar me dëshirë vargjet e Fishtës, për gjuhën, flamurin, luftën, trimërin, besen e pabesinë…

Sheh Abdylvehab Shehu, pasardhës i Shkëlqesisë së (Tij Sheh Sylejman Axhiza – Baba i Bushatlinjve i lindur më (1537-1652) në Shkodër i varrosur në Prizren) Sheh Abdylvehab Shehu i njohur për besim, bamirësi dhe atdhetari, për te, fe e atdhe ishin një, që për zemër e kishte „Lahuten e Malcis“ të At.Gjergj Fishtes dhe shumë e donte dhe ua recitonte anëtarëve të besimit në Teqe në Gajkovë poemën „ O moj Shqypni“të Pashko Vasës, zhvillonte bashkëbisedime me dërvishë dhe njerëz të besimit për atdhedashuri i frymzuar nga vepra At Gjergj Fishës e Pashko Vasës etj.
* Nga …Monografia e Teqës së Madhe Autoqefale Ballkanike Gjakovë Prizren 2009

E po, cili shkrimtarë tjetër përpos veprave të At.Gjergj Fishtes, siç është Lahuta e Malcis edhe pse i ndaluar, është lexuar e mësuar edhe permendsh nga priftrinjë, hoxhallarë, shehlerë edhe nga analfabetet etj…?

Në të gjitha trojet e pushtuara nga serbo-sllavët dhe grekët s`është për t`u çuditur e as habitur, për veprimet e tyre çnjerëzore dhe gjenocidiale në kohë dhe hapësirë, sepse prej serbi dhe greku kurrë shqiptarët s`mund të presin të mira vetem të kqija, siç i kanë pritur e përjetuar në forma dhe mënyra nga më të ndryshme, më çnjerëzore në kohë dhe hapësirë tue lënë pasoja në shumë drejtime sa të dhimshme dhe tragjike ku mund të thuhet se pothuajse s`ka katund a shtëpi që s`ka nga një histori, si rrjedhojë e ngjarjeve nga pushtuesit sllavë e grek… !

Po çfarë ka ndodhur me fatin e At Gjergj Fishtës, në Shqipërinë politike nga pushtimi dhe qeverisja e pushtetarëve vendor për pozita dhe pushtet nga pushtetit dhe sundimi diktatorial komunist për gjysmë shekulli ?

 **** Pjesë nga fjalim i Enver Hoxhës në Pleniumin e IV të Rinisë Popu- llore Komuniste.
“… Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe.
Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e një mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugoallavia…

Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkru- ajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë, që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve…

Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq…
Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta, me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur…

Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut, me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi.

 Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së Veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit.
Populli shqiptar, ka luftuar së bashku me popujt sllavë të Jugut, kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca.”
* “ Klajd Kapinova nga një „ curriculum vitae“ e shkurtër e Fishtës 22 gusht 2016 „

E pse të befasohemi nga qëndrimet dhe veprimet e pushtuesve serb dhe grek ?!

 Në vend se ti bëhen në vazhdimsi nderime dhe pranë varrit të tijë të ngritet permendore dhe vend për vënjen e luleve të freskta përherë, në shenjë kujtimi e nderimi, për veprën madhore që At Gjergj Fishta, ia la trashëgim popullit dhe kulturës shqiptare, pushteti komunist i Enver Hoxhës, veproj në kundërshtim me çdo sjellje dhe veprim njerëzor, tue lënduar e fyer për së vdekuri të madhin e të pa krahasueshmin atdhe- tarin e krijuesin e papërseritshëm letrar, AT GJERG FISHTEN, zhvarrosin trupin e tij dhe eshtrat i tretin, për të mos ju ditur varri dhe për të humur çdo gjurmë, kjo jep me kuptuar se i ligu nga frika se do ta humb pushtetin, kryen edhe aso veprime të shëmtuara që s`kanë të bëjnë asgjë me njerëzoren e aq më keq që thirren në emër të kombëtares dhe të atdheut e popullit…!

 Ky veprim i shëmtuar, është më i rëndë dhe më i trishtueshëm se bëhet nga vendorët të një gjaku e gjuhe, që si bazë e kanë në shpirtë pushtetin, si këshillëtar urrejtjen, si aftësi kanë tradhtin e pabesin..!

Turqit në këtë mënyrë kishin vepruar me eshtrat e Pjetër Bogdanit autorit të “Çetës së Profetëve”, ndërsa serbët me At Shtjefen Gjeçovin autorin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” …!

 Lidhur me ndalimin e veprave të At Gjergj Fishtes nga ish sitemi komu- nist në Shqipëri, pothuajse ia kalon për të keq edhe pushtuesve serbo-sllavë në trojet e pushtara shqiptare, po tani na del edhe një pyetje vetvetiu nga rrjedhat e tashme politike në Kosovë e Shqipëri si dy shtete që thiren të pavarura dhe demokratke…?

 Çfarë kanë bërë dhe bëjnë për figuren markante të At Gjergj Fishtës, në nderimn e tij dhe përfshirjen e krijmtarisë së tij në planë programet mësimore ?

 Në Shqipëri pothuajse asgjë në këtë drejtim. Deri sa shtëpia, ku ka lindur i madhi At Gjergj Fishat, në fshatin FISHTË, në vend se të mirret nënë përkujdesin e Ministrisë së Arsimt, të vihet nënën mbrojtje nga dëmtimi e shkatrimi i kohës dhe mos interesimi për mrëmbajtje nga faktori njeri e institucional në veçanti, poashtu edhe sa i përket përfshirjes në progra- met dhe planet mësimore, s`kemi ndonjë të dhënë që dëshmon se është bër diçka në këtë drejtim..!

 Prandaj lidhur me këtë, çështje sa i përket At Gjergj Fishtes mendojm se kërkesatë në vijm janë të bazuara në të dhënat e sipërshënuara dhe arsyetojnë në tërsi përmbajtjen e kërkesave që do të prashtrohen për institucionet përgjegjëse në Shqipëri e Kosovë:

1. At.Gjergj Fishta, të përfshihet në të gjtha plan-programet mësimore në të gjitha nivelet në Kosovë e Shqipëri.
2. Të përkrahet në mënyrë institucionale nga të dy shtetet mendimi shumë i qëlluar si kërkesë dhe i arsyeshëm i Z. Klajd Kapinova, paraqitur në punimn e saj të publikuar me datën 22 veror(gusht) 2016, me titull: Një „currikulum vitae“ e shkurtër e Fishtës, që përafërsisht ka këto kërkesëa:
3. Të rindërtojmë Fishtën e gjithëshqiptarëve
4. S`bëhet më fjalë vetem për rindërtimin e shtëpisë së tij, por.

5. Në Fshatin Fishtë të ndërtohet Një Qendër e Madhe Kulturore Mbarë- kombëtare, me emrin e AT Gjergj Fishtes, me të gjtha objektet tjera për-cjellëse bashkëkohore, ku do të përfshijnë hapësira për studime shken- core në të gjitha drejtimet e mundshme si të gjuhës shqipe, histori, muzeume moderne për mbledhjen dhe grumbullimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, fotoarkiva, bibleoteka, hapësira për konferenca dhe simpoziume, për trashëgimin kulturore të shqip- tarëve etj.
6. Për këtë projektide të japin ndihmesen përveq institucionet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trojet e tyre historikisht etnike dhe në kurbet kudo në botë.
7. Që Fsahti Fishtë të jetë një vend pelegrinazhi jo vetem për shqiptarët kudo që gjinden por edhe për të haujt nga do që vijnë për ta vizituar ate qoft si vizitor-turist qoft edhe si hulumtues e studiues shkencor të fushave të ndryshme.

8. Pasi që Fshati Fishtë i pasur me bukuri natyrore të mrekullueshme, ku lindi dhe u rritë i pa harruari At Gjergj Fishta, që me veprimtarinë e tij atdhetare në shumë drejtime si: mendjendritur dhe largpamës, për arsim e kulturë, mbamendës i rrall dhe përshkrues i mrekullueshëm i ngjarjeve me rëndësi historike të ndodhura në mesin e popullit shqiptarë në të gjitha hapësiratë e atdheut, në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme të krijuara qëllimisht nga pushtuesit e ndryshëm, të cilat i la të shkruara si trashëgimi kulturore dhe historike të pa vdekshme dhe shumë besnike për të krijuar vetdijen dhe mos harresen tek brezat e ardhshëm se si duhet vepruar dhe luftuar për liri e pavarësi të atdheut në të gjitha drejtimet e në veçanti me zhvillimin e arsimit dhe kulturës në veçanti dhe të gjitha drejtimeve tjera në përgjithësi që një popull dhe një vend e bëjn shtet të lirë e të pavarur…

9. At Gjergj Fishta si : Largpamës, krijues letrar, Ideog, Filozof dhe Kombëtar meriton mbrojtje të gjithanshme institucionale .
10. Institucionet përgjegjëse në Shqipëri dhe Kosovë duhet të veprojnë në këtë drejtim sipas kërkesave të paraqitura në këtë shkrim të shkurtër lidhur me At Gjergj Fishten veprimtarinë e tij si dhe Fshatin Fishtë, që popujt jerë me kulturë e vetdije kombëtare kishinë për të qenë krenarë me një figurë madhore siç është At Gjergj Fishta dhe jo vetem se kishin për ta mbrojtur po vendlindjen e tij e kishin ndërtuar e shëndrruar në një qendër me rëndësi kulturore dhe turistike për vizitorët vendor dhe të huaj, me gjithë infrastrukturën përcjellëse që i përgjigjet kohës…

Literatura:
 Lahuta e Malcisë… Gjergj Fishta
 Mrizi i Zanave … Gjergj Fishta
 Përndritje-Publicistikë… Gjergj Fishta
 ** Vikipedia
 Drita Shkëlqyese Hyjnore dhe Kombëtare nëpër Shekuj e Teqes së Madhe Autoqefale Ballkanike Gjakovë – Prizren 2009 MONOGRAFI
 Klajd Kapinova… Një „ curriculum vitae“ e shkurtër e Fishtë 22 gusht 2016