Në këtë formë kur qyteti i Mitrovicës (veriore), ndodhet në një bllokim total nga strukturat kriminale të Serbisë, nuk guxon të merret as një akt politik i Prishtinës në drejtim të krijimit të asosacionit, ose duhet të bëhet përjashtim Mitrovica deri në paqësimin e saj politik e kriminal. Pa kthimin e shqiptarëve ne pronat e tyre, pa paqësimin politik dhe kriminal çfarëdo krijese e asosacionit- zajednicës do të ishte apetit i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës.
Nga Bekim Rexhepi
Jam i bindur se krijimi i “Asosacionit-zajednicës”, nuk mund të bëhet kaq shpejtë, pa marrë parasysh subjektivizmin e politikës zyrtare të Serbisë, në kërkesat e saja nacionaliste në Kosovë, dhe mashtrimi tinëzar qe pritet të arrihen në kompromiset politike me palën negociuese të Kosovës – Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.
Në këtë formë kur qyteti i Mitrovicës (veriore), ndodhet në një bllokim total nga strukturat kriminale të Serbisë, nuk guxon të merret as një akt politik i Prishtinës në drejtim të krijimit të asosacionit, ose duhet të bëhet përjashtim Mitrovica deri në paqësimin e saj politik e kriminal. Pa kthimin e shqiptarëve ne pronat e tyre, pa paqësimin politik dhe kriminal çfarëdo krijese e asosacionit- zajednicës do të ishte apetit i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës.
Agjenda serbe për Kosovën ka tentativa të reja, u thotë liderëve tanë; “pas sulmit, tash ejani të ulemi, nuk ka rëndësi kush e bëri sulmin, e për të mos ardhur të më e keqja, hajde prapë po ulemi, është më mirë për dikë apo është më keq për dikë nuk dimë, po e vlerësojmë, fundi ulemi sa s’na kanë ulë të tjerët me zor”.
Më këtë edhe BE-ja e morri insiativën për ti ulë, Brukseli është shndërruar në qendër të bisedimeve shqiptaro-serbe. Bisedimet “teknike” politike pas Rambujes duket se po vazhdojnë në Bruksel, për këtë flitet pak në Kosovë, ato në fakt janë vazhdimësi e bisedimeve të më hershme, madje diku diku besohet se këto janë bisedime që morën fund njëherë e përgjithmonë.
Askush nuk beson në këto bisedime qe nisen me tendencë të zgjidhjes se çështjeve teknike, më pas u futën në politike dhe tani për të mos përfunduar të ndarja faktike të veriut të Kosovës duhet parandaluar me çdo kusht akteret e besueshëm të këtyre bisedimeve. Serbia i do bisedimet sepse përmes tyre arrin më mirë të kontrolloj Kosovën, të provokoj kur të dojë, siç ishte provokimi me trenin, me murin dhe me të tjera si këto provokime që shprushin zjarrin për të mos u shymur fare.
Duhet marrë në konsideratë elementin e dobësuar të Serbisë nga luftërat në ish Jugosllavi, ajo nuk do të zhytet edhe aq për veriun në një luftë të re, e cila implikon edhe vendet e tjera Shqipëria, Maqedonia nuk mund të përjashtohen, por edhe Kroacia ka një interes në një konflikt të mundshëm mes Serbisë dhe shteteve Shqiptare.