Binak Maxharraj
Pas godithjës qe ia dha Albin Kurti Seribis me reciprocitetin me targat e automjeteve sipas marevsshjes së nenshkruar me 2011 Serbia doli menç fare, u tranu sillej si e pa kokë bash si bishat e ergra sepse edhe vetë janë fare e keqe njerezore. Ajo beri trysni në kufi me tank e avion Ii nderseu serbet vendas qe te bllokonin rruget qe qojnë ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bërnjak, por Kosova doli fituese me ndërmetesimin e BE ku u gjetë një zgjidhje qe te mshefet identitieti shteteror i dy shteteve me rastin e kalimit të kufinjëve.
Por tashti ne radhë është diçka tjetër, diçka qe e motivon Serbin te jetë ne dialog për 11 vjet me radhë e kjo është çështja e Asociacionit e cila po rrinë pezull qe nga viti 2013. Kohët e fundit gjithënje e më shumë po bisedohet qe Asociacioni te jetë në rend dite të dialogut. Kjo po potencohet nga ndermejtesuesit e BE në dialog me Kosovën Joe Borelin dhe Miloslav Lajçak, qe te dyt vijnë si me qellim nga dy vendet qe se kanë njohtë Kosovën Spanja dhe Sllovakia,por qe te dytë anojn kah Serbia sepse janë pro serb.
Nga BE thonë se implementimi i kësaj mareveshje është detyrim ndrkombëtar, por kryeministr Albin Kurti fuqishëm thekson se edhe nese do te këtë ndonjë Asociacion ai do te bëhet ne përputhje me kushtetutën dhe se ne Kosovë është kategorikisht se nuk do te këtë Asociacion një etnik. Edhe opozita sidomos LDK në Kosovë ka filluar te fletë për Asociacionin si diçka “shqetesuese”.
Pra, kohët e fundit, anipse ende nuk është shruar mbi tavolinë te bisedimeve, çështja e Asociascionit është bërë temë dite, është bërë shprehimisht mollë sheri, apo edhe me ashpër është Thembra e Akilit apo edhe më keq është bërë nyje e Gordit e cila duhet të zgjidhet.
Po si të zgjidhert kur kjo nyje është bërë lemshë qe si gjendet fija?!
Asiciacioni i lidhur nyje është bërë si mollë sherri, apo edhe më ashpër si kopil qe ia lane Kosovës të dera Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, te cilët shkuan ne dialog me duar n’xhepa pa kurrfarë platforme për dialogun, pa kurrfarë transparence me askend nga institucionet. Gjatë dialogut këta dy nuk i mbrojtën interest e shtetit,por diagoluan ne demë te shtetit dhe për interesa te tyre personale, duke shkelë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me ç’rast edhe bënë krim ndaj shtetit për te cilin duhet të denohën nga drejtësia.
Është fjala për formimin e Asociacionit një etnik ne komunat me shumicë serbe në Kosovë.Këta dy kalorës te vetmuar, këta dy Don Kishot të mjeruar gjatë dialogut bën leshime ligjore krye ne vehte kur Hashim Thaçi me 2013 si kryeministër i atehërshëm dhe i përseritur nga kryeministri Isa Mustafa me 2015. Sipas nenshkrimit të këtij Asociacioni më kompetenca ekzekutive nga liderët e papergjegjshem Thaçi dhe Mustafa na delë se në Kosovë do te formohet nje “Republika Srpska” brenda Kosovës me një llojë autonomije edhe me kompetenca ekzekutive i cili qonë në konflikte te përhershme.
Ky është një sulmë i pa presedan ne sovranitetin territorial dhe integritetin e Kosovës, sepse formimi i një asiciacioni te këtill ia mundeson Serbisë te jetë e pranishme në Kosovë,qe do te thotë se këta dy tradhetaret e kombit Thaçi dhe Mustafa do te ishin pergjegjesit për kethimin e Serbisë në Kosovë. Zatën ky është edhe insistimi i Vuçiqit ne këtë dialog qe një njfarë dore te bëhët hisedar ne Kosovë.
Mirëpo ajo së çka është shqetesuese dhe shumë e tmershme këta dy mercenar të jetes politike ne Kosova, pra Hashimi Thaçi dhe Isa Mustafa, duke e pare së në çfarë pozite kanë renë kanë filluar te gjuajn topin te njeri tjetri duke u munduar ta heqin përgjgjesinë e neshkrimit të Asociacionit si akt direkt në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Por ky Asiciacion i nenshkruar patë kaluar edhe ne Parlamentin e Kosovës por jo edhe ne ate te Serbisë. Këtë Asiciacion ashtu siç e ka nenshkruar Thaçi me 2013 dhe Mustafa me 2015 Gjykata e Kosovës e ka hudhë poshtë si jo kushtetuese në 23 nene të këtij Asociacioni dhe e prekë sovranitetin e Kosovës. Është e çuditeshme se si këto te dytë nuk kanë dhën doreheqje bile morale për këtë akt të pamoral qe e kanë nenshkruar, por fillojn ti drejtojnë shigjetat kah njeri tjetri për nenshkrimin e kësaj Marveshje.
Isa Mustafa si pa fytyrë qe është dhe mundohet me e larë fytyrën para opinionit këto ditë kur kjo çështje doli përseri në çkenë thotë pa fije turpi se ai nuk ka qenë kryeministër kur është bër mareveshja për Asociacionin. Ky është mashtrim dhe rrënë e kulluar. Te ia përkujtojmë këtij gafili se ai është zgjedhur kryeministër me 9 dhjetor 2014, kurse mareveshja është nenshkruar me 25 gusht 2015 me vetë dorën e tij, në personin e Hashimi Thaçit, Aleksandër Vuçit dhe Federika Mogherint qe i bie se Marevshja është nenshkruar pas 9muajve kur ai ishte kryeministër (shikojeni ne foto aktin e nenshkrimit të kësaj mareveshje të nenshkruar ne Bruksesl me 25 gusht 2015) ku theksonte se kjo është diçka e mire për Kosovën dhe se kjo marevshje është plotesishtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e sajë.
Por, nuk doli ashtu Albin Kurti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmerin e kësaj marevshje çfarë konstatoi se mareveshja për Asiciacionin e shkelë Kushtetutën hiç më pak se në 23 nense dhe se është antikushtetuese. Por si të shkohet tutje,si të vepron qeveria Kurti II me këtë kopil qe ia lane mercenarët Thaçi dhe Mustafa ted era si diçka qe patjetër duhet të merrët me të?!.
Qeveria e Kosovëes në krye me Albin Kurtin nuk është eksplicite kundër formimit të Asiciacionet. Ai do te formohet jo ashtu siç e nenshkruan vasalet e Serbis Thaçi dhe Mustafa, por do te formohet ne bazë te ligjeve dhe ne bazë te Kushtetutës së Kosovës dhe jo një Asociacion nje etnik vetem me serb por duhte të përfshihën edhe pakicat tjara, Albin Kurti në dialog jamë i sigurtë se nuk ka me lejuar qe te sulmohet integriteti i Kosovës,nuk ka me lejuar qe ti futet thika kufijve te Kosovës, sepse Albin Kurtin është me i rëndësishëm atedheu për të cilin sakrifikuam dhe e fituam me gjak. Pra, për Albin Kurtin me i rëndësishëm është atedheu se sa pozita e tij si kryeministër.
Por,jo Albin Kurti nuk do te deshtoi ne dialog: Albin Kurti në këtë dialog nuk do ta lendoi Kosovën, nuk do lejoj te nenshkruan asnjë Marevshje në dëm te vendit.
Nuk ka presion as vendor e as ndërkombëtar që mund te ushtroi mbi Albin Kurtin qe te nenshkruaj Asociacionin e Thaçit dhe Mustafës qe do te ishte thikë
e vetë Amerika miku i jonë i madh,sepse Amerika nuk e ndihmoj çlirimin e Kosovës për ta ndarë ndonjë cope nga ajo për Serbin gjakatare, nuk e çliroi Kosovën për ta këthyer Serbin përsëri ne Kosovës. Amerika edhe në paçë duhet te ndihmoj Kosovën qe te çlirohet nga Serbia e cila qe 20 vite po i rrin si gjeli mbi krye.
Por te Albin Kurti nuk ka dilema, ai nuk do te dorzohet presioneve nga do qe ato vijnë për te nenshkruar Asociacioni e vazalve Thaçi dhe Mustafa, sepse është në demë te Kosovës,ne demë te sovranitetit dhe integritetit territorial te saj. Albin Kurti me pare do te shkoj perseri ne zgjedhje se sa te të veproi kundër popullit te vetë, kundër shtetit te vetë.
Kjo duhe ti jetë e çartë çdo kujtë sepse kur është në pyetje Kosova Albin Kurti është i pa thyeshëm. Nuk është i shantazhuar, nuk është i korruptuar siç ishin Thaçi dhe Mustafa qe për interesa te tyre ishin ne gjendje ta ndajnë Kosovën përseri me Serbin, ashtu siç vepruan me Malin e Zit ë cilit pa fije turbi ia dhanë Çakorrin me 8200 hektar tokë.
Albin Kurti nga ky dialog do te delë me i fortë se sa qe ishte pa hye në te,sepse për Albinin çështja e dialogut është çështje madhore. Për Albin Kurtin atedheu nuk ishte çeshtje pazaresh dhe tuxharësh siç vepruan parardhdhësit e tij,por është para se gjitha çështje kombëtare dhe atëdhetare.