Asociacioni i komunave serbe, jo me kompetencë ekezekutive (Njëfarë Srbska Republika)!

0
548

Republika e Kosovës përballë Serbisë

Asociacioni si formë organizative në fushat e gjithmbarshme të jetës i kemi veneruar nga afër në Amerikë, por jo me kompetenca ekzekutive ashtu siç po pretendon regjimi antishqiptar në Beograd të prirë nga pioneri i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, kryetari aktual i shtetit serb Aleksandër Vuçiq.

Në Kosovë kemi Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare, por ato nuk kanë kompetenca ekzekutive, ato janë në vete formë organizative për të afirmuar vlerat e demokracisë në relacionet e pushtetit lokla, ashtu siç shkruan në aktet e një forme të Konventës së BE-së lidhur me afirmimin për pushtetin lokal sa më afër qytetarëve.

Atëherë edhe asociacioni i komunave më “shumicë serbe”, termë ky i papranuar dhe deri në fund provokativ dhe i njohur me shumë të tjera karshi për (dofarë të drejtash për serbet) që nuk kanë asnjë pakicë tjetër në Evropë, ndonëse siç dihet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti kyresor i këtij shteti të ri, është një nga kushtetutat më moderne në truallin e BE-së dhe, në rrjedhat e saj të aktit më të lartë juridik paraqet para botës të drejtat fundamentale me standarde më të larta për pakicën serbe në Kosovë, që, përmes ligjeve në parim ajo afron të drejta të vlerave të demokracisë dhe të lirive të njeriut, si akund tjetër në botë.

Do të ishte mirë që pakica serbe (jo më me privilegje) të “popullit hyjnor”(sic!), që regjimet serbe në Beograd i gatuanin kundër shqiptarëve dhe Kosovës, asociacioni i tyre që nuk ka ndonjë vlerë (shtetërore) të mendojnë dhe të jenë më racional të sillen konformë ligjeve të shtetit të Kosovës, e jo këmbët në këtë shtet të lirë, e kokën në Beograd.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]