Asnjë komb-shtet normal në botë, nuk jep tokë “për liberalizim vizash”

0
362
Çakorr - Ramushi me shkëmb
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Bajram Kabashi

Sigurisht që ju kujtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe premtimet e mëdha edhe nga goja e shtytësit më të madh të tij për interesat malazeze, presidentit aktual Hashim Thaçi? Megjithëse asnjë komb-shtet normal në botë nuk jep tokë “për liberalizim vizash”, pasi kur të vijë dita lëvizja e lirë si e drejtë legjitime njerëzore i takon çdo individi e populli, ky karrem ngashnjyes pati ndikuar, që të pranohej çështja nga deputetët e manipuluar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që për mendimin tim nganjëherë, nuk e kam të qartë se interesat e cilit shtet e popull i përkrahin.

Për ta bërë mashtrimin edhe më të madh, tashmë presidenti ynë misterioz e pati bërë një marrëveshje “obligative” me Gjukanoviçin, për “ta rishqyrtuar si çështje” në një moment të duhur.

Koha kaloi, ndërsa neve na mbeti në kujtesë vetëm ajo se si Ramush Haradinaj tejet i rebeluar, ia pati përplasur Murat Mehës hartat fytyrës.
Liberalizimi nuk ndodhi, ndërsa Thaç Presidenti eci më tej me fshehtësitë e tij absolutisht antishtetërore.

Nuk mjaftoj vetëm ajo që kishte ndodhur, por prapëseprapë, fshehtas e në “terr nate” i hyri aventurës tjetër jo për “shkëmbime territoriale” me Serbinë, jo për do “toka të Rankoviqit”, pastaj jo vetëm që do ta mbrojmë integritetin territorial të Kosovës, por edhe do t’i marrim Preshevën, Bujanocin e Medvegjën.

E gjepura të tjera nga “opusi” humoristik i lojërave të rrezikshme të tij me kombin e shtetin.

Tash e rrëzoi Qeverinë Kurti, që ishte qeveria më legjitime deri tash në Kosovë dhe atë për interesat serbomëdha?! Edhe kësaj radhe ministri i Qeverisë Zejnullahu, që e pati “udhëhequr” Kosovën, pasi Milosheviç e pati përgjakur atë në Mars të vitit 1989, duke ia marrë autonominë e vitit 1974, e ndihmoi “misteriozin” Thaçi për “Asociacionin e komunave serbe” në Kosovën tonë “multietnike” me mbi 93 % shqiptarë. E ndihmoi pastaj HTH-ën, që të bëhej President, si dhe në fund për ta rrëzuar Qeverinë Kurti dhe zëvendësuar atë me Qeverinë Hoti, ku minoriteti serb merr detyra e obligime anti-kushtetuese, në favor të Beogradit!

Në gjithë këtë po shihet qartë edhe roli i Grenell-it, duke na zbritur në nivel pabarazie të padurueshme me serbët, sikur ne Shqiptarët autoktonë të Gadishullit Ilirik të ishim popull pa AtMëmëdhe, të ardhur në vendin tonë, njerëz të rangut të dytë apo të tretë, dofarë “zezakësh” muslimanë të Europës.

* * *

Lukunia e gomarëve të fanatizmit partiak apo religjioz (fanatizmi shpesh është strehë e spiunëve e mercenarëve të ndryshëm), menjëhere mund të gjuhen me frazat marroqe: Jo këto janë qëndrime antiamerikane, e përralla të tjera për fëmijë.

Ai që ka qëndrim të drejtë ndaj vetvetës, nuk mund të jetë kurrë antinjeri e as antishqiptar. Do të thotë as antieuropian e as antiamerikan!
Ata që i shërbejnë gjithkujt, janë armiqët e njeriu e të popullit të vet.

Shqiptar,
Kujdes nga të shantazhuarit në institucionet e larta shtetërore…
Kujdes maksimal se ata i ka në dorë gjithmonë tjetri. Ata janë të trembur e të frikësuar deri në palcë. Kujdes ndaj “bëmave” të tyre natën e ditën.

Kujdes në çdo çast që e kalojmë.
Asnjë marrëveshje që se respekton në përpikëri integritetin territorial të Kosovës dhe raportet e ndërsjella me Serbinë për pakicat kombëtare në të dyja vendet, nuk mund të jetë e pranueshme për Shqiptarët e Kosovës.

Ashtu siç nuk guxon të pranohet asnjë marrëveshje, e cila e cenon unitetetin e brendshëm territorial të vendit, duke ua njohur të drejtat exterritoriale kishave e manastireve “serbe” në Kosovë, kësaj pjese të kulturës unike të Dardanisë sonë.

Shqiptarët nuk guxojnë (e s’duhet të lejojnë kurrë) që nëpër këmbët e tyre të mbetët vetëm një “çështje qiellore”, e huaj, ajo Muslimane!

Për interesat e Turqisë erdoganiste, të Islamit Politik Global dhe të panserbizmit-pansllavizmit.