ASKUSH NUK PO NA HA – PO E HAMË VETEN

0
540

Pal Shtufi

Bëje një “gërrithje” politike nëse do ta dëgjosh ulurimën e urrejtjes që rri strukur brenda nesh. Njerëz, ne jemi te gjithë kundër të gjithëve, prandaj ky mjerim politik, ekonomik e mbi të gjitha kulturor. “Kush çohet peshë, e ha veten” – thotë një fjalë e urtë.

Shih vrerin ndaj Gent Cakajt, djalin e ri e të shkolluar si rrallë kush tjetër. Shih versuljen kafshërore ndaj një djali, që edhe po të donte, mosha e re nuk ia jep atë mundësi, që të arrinte të ishte kaq mëkatar i madh sa na e shpallin sot melaqet politike, andej e këndej kufirit.

Ilir Meta, ky shembull i politikanit të pa korruptuar. Ky shembull i politikanit syçelë sa nuk i shpëton dot as “gafi” i Gentit. Iliri, po, po, Iliri qe e njohim të gjithë… Patem fat të jetojmë në epokën e Ilir Metës, duke e parë çdo ditë mrekullinë epizodike: “me presh në dorë” dhe zhdukjen magjike të preshit pastaj!

Kaq është kombëtar Ilir Meta, sa ka mbaruar dinjitetshëm detyrat ndaj Shqipërisë londineze dhe tani e kemi në mbrojtje të kufirit në Leposaviq. Sa keq ndjehet Iliri me një popull kaq të trash, i cili nuk e kupton dot Shenjtërinë Metjane. Sa mirë që e shpëtoi diplomacinë e praruar shqiptare, këtë dikaster që përfaqësonte vlerat reale që prodhon Ilir Meta tash e 25 vjet në Shqipëri.

Relaksohuni se shpëtuam!