Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Patriotëve: Ju duhet të tërhiqni ujin në tualetin e shtetit amë Shqipërisë, Kosovës, në pjesët e FYROM-it dhe gjithë trojeve tjera shqiptare, dhe uji i papastër do t`i mbartë dhe shpien përgjithmonë nga një vend në një tjetër këta bërllok-tradhtarë të pabesë! Shqipëri (natyrale), është koha për të zgjidhur problemet (lajmë hesapet) me kriminelët, dhe të ri-hyjnë në bukurinë dhe shëndetin tënd shkëlqimi, qielli dhe dielli, ashtu siç të ka krijuar Perëndia!
* * *
Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve të trojeve tona dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.
Jemi të rrethuar nga armiq të egër që përveç falsifikimit dhe përvetësimit të historisë tonë të lashtë pellazge/ilire, na e poshtërojnë dinjitetin dhe rrezikojnë integritetin/sovranitetin e Vendit. Patjetër të krijojmë balancin ushtarak (sidomos me Serbinë), sa më shpejtë të jetë e mundur. Dobësia jote tërheq agresionin e kundërshtarit.
Kolonizatorët i shikojnë dy shtetet tona si inferiore ushtarakisht prandaj na kërcënojnë haptas, veçanërisht çetnikët. Që të parandalojmë agresionin patjetër të barazohen potencialet ushtarake ashtu që edhe sikur lufta të ishte e pashmangshme ajo do të përfundonte në favorin tonë.
Në terrenin e ish Jugosllavisë (1992-99) lufta assesi nuk mundeshe të shmanget me vendosjen e balancës politike apo presionin e fuqive të mëdha. Erdh në shprehje vetëm balancimi i armatosur, disfatat e terroristëve serb në fushëbeteja, e pastaj bisedimet në tavolina.
Nga doktrina luftarake e kam kuptuar se nuk ka luftë kur të dy palët i frikohen njëra-tjetrës; ky është fakt i njohur gjerësisht në strategjinë ushtarake. Për më tepër, në aspektin e krijimit të balancës, në një luftë mbrojtëse, gjëja më e rëndësishme është organizimi dhe motivimi i ushtrisë dhe pastaj vjen sasia, lloji dhe cilësia e armëve që ajo ka në atë moment. Gjatë përvojës sime luftarake, zbulova se fitoren në fushëbeteja nuk e ofron as numri i ushtarëve e as sasia e armëve, fiton ajo ushtri e cila i hyn betejës me zemrën më të fortë.
* * *
Përherë gjatë historisë, populli dhe trojet tona janë bërë viktimë e okupatorëve të huaj. Viktimë, kryesisht jo për shkak të superioritetit burrëror të sulmuesve, por të përçarjes dhe mosmarrëveshjes mes nesh, të mos unitetit, mos organizimit profesional dhe mos armatimit adekuat të forcave mbrojtëse.
Unë paralajmërova kundër zvogëlimit së Forcave të Armatosura të dy dekadave të fundit. Vendi duhet të ketë një ushtri (mbrojtje) të fortë, pavarësisht nga kërcënimi, për të frikësuar sulmuesit eventual.
* * *
Mësimi i hidhur që luftërat shfarosëse na mësuan është: Për ta mbajtur të thatë barutin.
Liria kushton. Shqipëria dhe Kosova jo vetëm që duhet të kenë një mbrojtje të fortë ushtarake, por edhe të sigurojnë që forcat tona të praktikohen për të vepruar në njësi të mëdha me njësitë luftarake aleate. Është tepër vonë për të ushtruar kur një armik i armatosur është në pragun e derës. Fuqia luftuese duhet të ndërtohet dhe ushtrohet në kohë paqeje. Mbijetesa e një vendi varet përfundimisht nga vullneti i popullit për të mbrojtur veten. Një popull që nuk dëshiron të mbajë armë, mund të detyrohet të bartë armët e të tjerëve. Vullneti i mbrojtjes duhet të mbahet afër faktit që Forcat e Armatosura të jenë të dukshme në të gjithë vendin.
• Forcat e Armatosura (ushtria-aktive)
• Mbrojtja Territoriale (rezervistët)
• Mbrojtja civile
Motoja e Mbrojtjes Territoriale është një shprehje për armatosjen e popullatës «Për të gjithë. Gjithmonë.” Gjithashtu, për këtë arsye është kaq e rëndësishme të rindërtohet, për të goditur shpejt dhe në nivel lokal edhe kundër: Armiqve të huaj pa uniformë.
* * *
Është shumë e rëndësishme që ne të marrim iniciativën e propagandimit së çështjes sonë, si viktimë e vërtetë. Dhe jo t`ua lëmë gënjeshtarëve nazifashistë, kasapëve që lozin rolin e viktimës.
Pranohet ngjashmëria e fitores së çështjeve politike me ato të Doktrinës Luftarake. E bëjë një analogji, sa për të sqaruar mendimet e lartë-përmendura:
Një ofensivë e përgjithshme, luftim mësymës i njësive të mëdha luftarake në një hapësirë të gjerë, sulm i madh dhe goditje me vrull e me synime të mëdha në shumë fronte (veprimeve luftarake të trupave dhe të mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun), ka nevojë të arrihet me dinamik. Ritmin nuk duhet ta humbim. Ju nuk duhet assesi t’i lejoni armiqtë të rigrupohen dhe përforcohen atje diku para nesh, për të na dhënë rezistencë dhe të kemi viktima për shkak të kësaj. Kur armiku është në rrëmujë, shpërbërje, atëherë nuk duhet assesi t`i japim kohë për t`u ngritur në këmbë përsëri, por automatikisht e shtypni atë deri në shkatërrim.
Është e njëjtë si të keni një boksier para jush, i jep atij një goditje të hatashme, ai bie në gjunjë dhe ju nuk doni më të luftoni. Në vend që ta rrahësh më tepër derisa ta përfundosh punën, ti kërcen nga gëzimi. Dhe, ai përnjëherësh ngrihet dhe të jep një goditje të fortë, të nokauton.
* * *
Patjetër të bojkotoni blerjen e mallrave të Serbisë, sidomos të produkteve “ushqimore” të zgjedhura dhe “përpunuara” pikërisht për ju, që mundësisht shkaktojnë sëmundje të ndryshme: kancerit, sterilizimin e të rinjve që të lindin sa më pak fëmijë etj. Me këtë veprim të mençur dhe patriotik ruani shëndetin dhe forconi mirëqenien e juaj, ndërkaq dobësoni ekonominë dhe apetitet e mëtejme ekspansioniste të saj.
* * *
Trojet tona udhëhiqen nga idiotët. Prandaj duhet t`i shkarkoni nga detyra. Përveç tjerash, ata janë fajtorët kryesor që shqiptarët autokton bëhen pakicë në vendin e tyre.
Shohim nivele të ulëta të lindjeve dhe emigrim masiv të rinisë sonë, që braktisin atdheun për shkak të varfërisë dhe jo-perspektivës që e krijon shteti. Por edhe ikjen e personelit të medicinës dhe profesioneve tjera, që janë të punësuar por jo të kënaqur me rrogat, të kombinuar me emigracionin e lartë ilegal-joligjor nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Kjo është receta për ndryshimet vdekjeprurëse demografike dhe vetë-shkatërrimin biologjik të popullsisë autoktone pellazge-ilire-shqiptare. Është pikërisht kjo që ndodh në Shqipëri-të e sotme. Shqiptarët boshatisin vendin, shfuqizojnë veten. Pyetja është se sa shpejt do të ndodhë likuidimi, nëse ne vet nuk e ndryshojmë situatën.
Kur isha i vogël dhe vizitonim fermën, për shkaqe sigurie gjyshi im më thoshte: “Ti kurrë nuk duhet t`i afrohesh një demi nga përpara, një kali nga prapa, ose një idioti nga ndonjë anë”!
Gjatë lundrimit lypset të orientohemi nga yjet, jo nga dritat e anijeve që kalojnë.
Perëndia e bekoftë Amerikën dhe Shqipërinë!