Rrustem Berisha
Mendova t’i bëjë vetes vizatim
Dëshirova ta lë një pamje
Dikush të më sheh me përmallim
Të tjerët t’ i nxis në shamje
Ç’ të bëj me duar të ngathta
Nuk i bëjnë vijat si lypen
Më shumë shtanget e djathta
Nuk donë as lapsin ta shtypen
Ndërrova mendje e thashë
Ta bëj në borë një fytyrë
U turra mbi borë e rashë
S’ dukej kurrgjë, as ngjyrë
Mora t’i bie lumit mbi valë
Ndoshta pamja ngjan në urë
Po hapi s’donte të dalë
U shtang e u bë gur
Nisa në shi të rri i bërë dru
Shkëlqimi i pikave ndriste
Po figurës pleqësore si hu
Pamja e shiut s’i leverdiste
Vendosa figurën time në baltë
Ta bëj si dheun që ka toka
U hodha nga kodra e lartë
Po në baltë sharroi dhe koka
Dhe mora letrat e ngjyra
Hidhshëm e në mbeturina
Befas copëzat i këqyra
As këtu gjë nuk mbërrina
Tani hoqa dorë nga portreti
Nuk lë as fije kujtimi
S’ po flas dëshira më treti
Portreti s’ ka fije kuptimi
Dërgoi për publikim, FAD