Nga Ramë Manaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës
Prishtinë, 18 korrik 2017
Pjesë e pandashme e historisë së popullit tonë, që nga kohët e vjetra por edhe sot, vazhdon të jetë emigrimi.
Rrethanat e ndryshme e në përiudha të ndryshme kohe, sikur e kanë imponuar fenomenin e emigracionit, gjithnjë me motive të ndryshme. Emruesi i përbashkët i këtyre lëvizjeve, prore mbetet një: mbijetesa në gjithë kompleksitetin konceptual të saj.
Emigracioni jo vetëm që ka ndodhë në kohë të ndryshme, por shqiptarët i ka “hedhur” në të gjitha meridianet dhe paralelet e globit. Kështu, sot shqiptarët janë në të gjitha kontinentet e botës.
Mirëpo, me gjithë dhëmbjen e largimit nga “trungu” kombëtar, në kuptimin fizik të fjalës, ata mbijetuan.
Janë sëpaku dy veçori dalluese tek mergata shqiptare dikur dhe sot, ose në kohëra më vjetra dhe në kohë të re.
Dikur, mërgimi kishte të bënte kryesisht me mbijetesën në kuptimin fizik (natyrisht me përjashtime të pakta), kurse sot mbijetesa nënkupton më shumë se kaq: nënkupton mbijetesën në kuptimin kulturor, arsimor dhe kombëtar.
Emigrimi jasht vendit për shumë shqiptarë ndër shekuj, dekada e vite, ka qenë shpëtimi i tyre. Përmasat e kësaj dukurie kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet dhe situatat në vend, kështuqë edhe në Suedi qëmoti shqiptarët kanë gjetur strehimin prej miku. Mirëpo, në fundvitet e dekadës së parafundit dhe fillimit të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, rrethanat politike e socijale e rënduan tej mase jeten në Kosovë në përgjithësi dhe në veçanti rënduan veprimtarinë jo vetëm për rujatje të identitetit kombëtar të shqiptarëve por edhe të qenies bilogjike të tyre.
Rrethi i dhunës, sa vinte ngushtohej e forcohej. Për pasojë, vie në rritje largimi i shtuar i njerëzve të cilëve u ishte rrezikuar ekzistenca e sidomos një numri intelektualësh që asokohe vepronin haptas në mbrojtje të të drejtave dhe lirive kolektive të shqiptarëve në Kosovë, vlerave të identitetit kombëtar, që pushteti serb mëtonte t’i zhbënte.
Ato vite, vendet skandinave si edhe shumë shtete tjera të botës, treguan humanitetin e shtuar, mirëkuptimin e jashtëzakonshëm shtetëror, institucional, njerëzor e qytetar, duke pranuar me zemër të hapur jo pak shqiptarë nga Kosova jonë. Për më tepër pranimi, sistemimi, mbështetja dhe përkujdesja për ta në njëren anë sa ka dëshmuar një bujari të rrallë, në anën tjetër u ka hapur horizonte të reja të përspektivës së tyre.
Në Suedi, organizimi i intelektualëve shqiptarë gjithë këto vite, unë do të thoja se ishte mahnitës dhe i cili sherben si dhembull i mirë. Një organizim i cili rezulton me efekte të jashtëzakonshme dhe të shumëfishta, kontribut në lehtësimin e proceseve integrative dhe në veçanti në kontekstin e gjerë antiasimilim.
Sot në këtë tubim promovues, të cilin në emër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e përshendes, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, promovohen tre tituj, tri botime të vlerëshme: numri 7 dhe 8 i “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi”, pasqyrim i një pune brilante të kësaj Shoqate si dhe libri- “Vepra 2 Arsimi shqip në Suedi” e veprimtarit dhe intelektualit shqiptar e Kryetar i kësaj Shoqate, z. Hysen Ibrahimi.
Ky promovim, gjegjësisht këto vepra sot paraqesin para nesh dhe para lexuesit shqiptar një punë të madhe, me vlerë të madhe ose thënë më mirë një vistër vlerash ideo-artistike, edukative, arsimore, kulturore e kombëtare.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, me emrin e gjetur “Papa Klementi i XI Albani”, me opusin e saj, pra anëtarëve të saj, tashmë ka tejkaluar kufijtë e njohjes vetëm në Suedi apo vendet skandinave. Kjo Shoqatë, kontributi dhe rezultatet e saj janë madje të mirënjohura edhe nga qarqe kulturore joshqiptare në Suedi e tej. Dhe si e tillë sot prezantohet me këtë veprimtari edhe në Prishtinë sikunder edhe gjithandej Kosovës.
Shumë faktografi, shumë veprimtari, shumë kontribute, shumë kontribues janë përfshirë brënda kopertinave të këtyre dy botimeve, botime këto që jo vetëm çmohen e vlerësohen, por autorët e tyre, mendoj unë meritojnë urimin, përgëzimin dhe mirënjohjen e gjerë. Padyshim se këta dy numra, këto dy vëllime vetvetiu paraqesin punën në kontinuitet që ka vazhduar e që vazhdon me përkushtimin intelektual, kulturor e kombëtar të një plejade shkrimtarësh dhe artistësh shqiptarë të rinj, të cilët duke qenë larg atdheut sikur e ndjejnë dhe shprehin më fuqishëm qenësinë e tyre shqiptare, vlerat kulturore e kombëtare të popullit që i takojnë por edhe përkushtim e tyre të paepur për kultivimin, valorizimin dhe ruajtjen me fanatizëm të këtyre vlerave. Ky përkushtim parasegjithash i dedikohet gjeneratës së të rinjëve e të rejave që ose shkuan foshnje ose janë lindur atje. Kështu, kuptueshëm përballen me forcen e ndikimt ambiental të vendit e popullit nikoqir, sistemit dhe kulturës së tij, me forcen e integrimit, i cili nuk do të duhej të zbehte përkatësinë kombëtare e historike shqiptare.
Por që të mos ndodhte e të mos ndodh kjo, atje në Suedi, intelektualët shqiptarë kanë gjetur me të drejtë bazen më të fortë, rezistencën më të fuqishme, arsimin e gjenratës së re në gjuhën amtare shqipe. Pëballë dhe paralelisht me këtë ka pasuar një organizim i jashtzakonshëm, pothuaja në gjithë shtrirjen e shqiptarëve atje, një përkushtim e punë e paepur për organizimin dhe mbajtjen gjallë të shkollës shqipe.
Në veprën e tij “Vepra 2- Arsimi shqip në Suedi”, veprimtari i mirënjohur për angazhimet dhe kontributin e tij në Kosovë, këto vite edhe Kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi, miku im z. Hysen Ibrahimi ka përmbledhur material të pasur, të cilin e mbarështron në libër e që ka të bëjë me arsimin shqip në këtë vend mik të Kosovës dhe shqiptarëve.
Ky brum i pasur, kjo faktografi për ngjarje e data është pasqyrimi më besnik i shumë zhvillimeve, për kohë relativisht të gjatë të arsimit në gjuhen shqipe për shqiptarët në Suedi. Shkolla e parë shqipe në Suedi është organizuar në vitin e largët 1968.
Një shtrirje e këtillë në kohë e hapsirë, në Suedi, pos tjerash tregon edhe vlerën e madhe, punën e madhe, përpjekjet dhe mundin e madh, kontributin dhe rëndësinë e madhe të organizimit dhe funksionimit të mësimit të organizuar kombëtar jasht atdheut, në këtë rast në Suedi. Prandaj, ky libër mund të jetë një homazh për vlerat dhe kontributet e më shumë gjeneratash të intelektualëve patriotë shqiptarë për të “luftuar” e pamundësuar harresën e gjuhës së ëmbël shqipe edhe të menduarit e të krijuarit shqip, kulturën e begatë shqiptare.
Eshtë në natyrën e gjërave: sa më të vështira të jenë ato, sa më të forta të jenë sfidat, efektet bëhen më të çmueshme, më të vlershme. Prandaj, parë edhe nga ky prizëm, arsimi shqip në Suedi del të jetë më i rëndësishëm e me shumë vlerë.
Do të bëhej një padrejtësi, nëse lihet pa u përmendur edhe agazhimi i paepur i komunitetit shiptar në Suedi, i shumë personaliteteve, gjatë gjithë viteve të paraluftës në Kosovë për sesibilizim e duke kërkuar përkrahje për lirinë e pavarësinë, për shtetin e Kosovës. Janë të shumënumërta organizimet, protestat, demonstratat e manifestimet e ndryshme në pjesë të ndryshme të Suedisë e gjithë Skandinavisë por edhe kërkesat e takimet me personalitete e autoritete të larta shtetërore në mbështetje të çështjes së Kosovës. Të gjitha ato kanë kërkuar mund, përpjekje e sakrificë e kanë pasur edhe kosto, të cilat nuk u kursyen asnjëherë. Shumë prej këtyre janë përfshirë në libër, për t’u bartur në historinë tonë të bujshme.
Pos procesverbaleve të takimeve të organizimeve e forumeve të ndryshme, me një vlerë të posaqme në libër janë pasqyruar regjistra me shuma (vlera) të kontribuesëve të shumtë dhe kontributeve të tyre destinuar arsimit shqip.
Një kapitull tjetër poashtu shumë i rëndësishëm është puna e Lidhjës arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” Dega në Suedi, pastaj shumë tryeza e konferenca, shumë sfida të sigurimit të teksteve, arsimtarëve, plan-programeve mësimore etj. Shkurt një prezantim kronologjik përfshirës e pedant i ngjarjeve, zhvillimeve, kontributeve e kontribuesëve për Shkollën shqipe, për mbijetesën kulturore, për gjuhën e nënës, për traditen e kulturen kombëtare shqiptare.
Përndryshe z. Ibrahimi, është autor edhe i disa titujve tjerë, i cili me ngulm synon ndërtimin e identitetit të tij krijues në sferën e krijimtarisë letrare e artistike. I palodhshëm, i përkushtuar, i denjë. Mbase ky do t’ishte një vlerësim i vogël për punën e tij të madhe, e cila gjithnjë vlerësohet, çmohet e kurorëzohet.
Ndërkaq, në këtë manifestim kulturor promovues, sot kemi edhe një dimension tjetër të rëndësishëm padyshim.
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë “Papa Klementi i Xl “ në Suedi sot nënshkruajnë një Marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Institucioni më i lartë arkivor në Kosovë, i shërben misionit të vjeljës, rregullimit, restaurimit, mbrojtjës e ruajtjes dhe dhënies së ligjshme në shfrytëzim të lëndës arkivore, dokumente e koleksione me vlerë të përhershme shkencore historike, kulturore e kombëtare. Si i tillë, me të drejtë quhet kujtesa e kombit dhe paraqet thesar të çmuar, të pazëvendësueshëm. Dokumentet burimore që ruhen në Arkivin shtetëror, sa më të vjetra të jenë, bëhen më të vlerëshme, ruajnë vlera të mëdha.
Përballë është Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Suedi, e cila kultivon një punë të vlershme kulturo – arsimore, që ka prodhuar dhe ruan poashtu dokumente me vlerë nga veprimtaria e gjatë e saj.
Kjo Marrëveshje mes nesh mbështetë aktivitete të përbashkëta, botime të përbashkëta, promovime rë librave, pjesëmarrje në aktivitete dhe veprimtari të bashkëorganizuara me karakter shkencor e kulturor, si në tribuna, tryeza, simpoziume, sesione shkencore për çështje të kulturës, çështje arkivore etj.
ASHAK dhe SHSHASHS do të mbështesin njëratjetrën reciprokisht dhe promovojnë aktivitete e veprimtari në Kosovë e Suedi ose edhe vende tjera.
Nënshkrimi i sotëm i kësaj sot, për ASHAK shton numrin e institucioneve kulturore, shkencore e arsimore, me të cilat vazhdimisht ka zhvilluar e zhvillon bashkëpunim të suksesshëm.
Uroj që suksesi i bashkëpunimit të vazhdojë edhe me Shoqaten e shkrimtarëve dhe arstistëve shqiptarë “Papa Klementi i XI” në Suedi.
Ju falemnderit.