Asgjë nuk harrohet

0
1069
Konferencë mbi gjenocidin grek në Çamëri

Mr. Sc. Besim DervishiIllyria.com

Në kujtim të 100 vjetorit të masakrave greke në zonën Skrapar-Berat!

Këtë vit mbushen plot 100 vjet nga masakrat e bandave greke në jugun e Shqipërisë. Këto masakra patën si pikësynimin zbatimin në terren të platformes famëkeqe “Megali Idhea”, projektuar nga Jani Koleti në vitin 1844.

Kjo platformë në sinkron me platformën tjetër antishqiptare, “Nacertania” të ideuar nga Ilia Gracanini të po këtij viti, synonte zhdukjen përfundimtare të kombit shqiptar (shih “Çështja Shqiptare”, R.Qosja. Prishtinë 1994). Për realizimin e kësaj platforme djallëzore, në sherbim të shovinistve grekë u vunë edhe disa shqipfolsa si Kristaq Zografo nga Qesarati i Gjirokastrës.

Në zonat e Jugut të Shqipërisë nuk do të harrohen kurrë masakrat si ajo e Kosinës në Përmet, Hormovës në Tepelenë, Panaritit në Korçë, apo të Borshit në Sarandë. Bandat shoviniste të cilët hynë nga Greqia, bënë dhe shumë masakra dhe raprezalje në zonën Skrapar-Berat.

Ngjarjet e kobshme të 1914 na vijnë përmes tregimeve të autorit Kosta Papa Tomorri, i cili i ka parë me sytë e tij disa nga masakrat e lartpërmendura. Ja si shkruan ai midis të tjerave në librin e tij me titull “Barbaritë Greke Në Shqipëri”, botuar në USA 1917:
“…Andartet bene pergatitje per ofensiven kunder Kelcyres dhe Cepanit e cila nisi diten e Hene, 29 Maj, 1914. Plani i ofensives u be kesisoje: Fjorgakaqi, Jorgollaqi, Qiro Vaso, ne Mican do ti binin Backes. Kapedan Farmaqi ne Malind do ti binte Koprenckes. Sotir Bubuna ne Sevran, do t’i binte Qafes se Rogut.Kapedan Niko Aristidhi dhe trupat e Kocifaqit ne Qarishte, do t’i binin Muzhakes. Ne ofensive do te merrnin pjese dhe Kapedan Psaroj, Papa Jani, Kapedan Zerva, Kapedan Kollovoj, trupat e Karaxhajt me gjithe topa. Ofensiva zuri ne oren 2 ne mengjes ne Qarishte.

Dyfeku u ndez ne te tere vijen, topi nga Brezhdani po bombardonte pa pushim Kelcyren, topi nga Micani po bombardonte Backen(shih fq. 66). Ne pyllin e Qarishtes u perleshen trup me trup andarte dhe shqipetaret, ku u vrane 4 andarte dhe 4 u plagosen. Shqiptaret u terhoqen pas disa ore luftimesh te pergjakshme kjo fale epersis numerike te armikut dhe armeve te renda te cilat zotronte. Atehere andartet hyne ne Backe, duke i vene zjarrin gjithe fshatit, me vone hyne ne Corovode duke e djegur dhe ate. Trupat gjakatare andarte te cilat ishin ne Sevran , hyne ne fshatin Rog duke e djegur dhe ate plotesishte, pasi dogjen Rogun barbaret dogjen edhe fshatrat Muzhake dhe Cepan. Trupat andarte te Qarrishtes dogjen ne shenje hakmarrje ndaj rezistences se armatosur te skrapalinjve fshatin Prishte( shih fq.67).

Bandat e shovinistve greke hyne dhe ne fshatrat Turbohove, pasi masakruan 7-8 pleq dhe femije te cilet nuk kishin mundur dote te largoheshin, andartet dogjen gati te gjithe fshatin, masakra dhe djegje pati dhe ne Vlushe si dhe ne fshatin Gjerbes. Placka qe zune andartet ne keto fshatra nuk kishte te numeruar. 300 barre me kuanj dhe karroca i derguan ne Janine. Me mijra krere gje te gjalle shkuan ne Greqi. Ne Backe u theren 30 gra dhe foshnje, te cilet nuk harriten te shkonin ne Zhepove. 15 gra me djep ne krahe i zune dhe i theren me gjithe foshnjet qe kishin. Shqiptaret u demoralizuan se nga nje ane kishin andartet kurse nga ana tjeter bandat esadiste te cilat zune Beratin.

Shume banore te zones se Skraparit shkuan “muhaxhire” ne Berat dhe rrethinat e tije, por dhe atje mundoheshin nga bandat esadiste, shume nga keta persona vdiqen nga mosushqyerja dhe kushtet e keqija, por ata qe mbijetuan vendosen qe te ktheheshin. Mbi 400 femijë u kthyen ne Skrapare, te cilet rane ne pabesin e andarteve(shih fq.67-68).

Autori tregon nje episod: “Nje grek i quajtur Koqino nga Lefkadha e Greqise me tre shoke te tjere u nis nga Cepani dhe vajti ne fshatin Rehovice, pasi hengren dhe pine ,lidhen te gjithe burrat e fshatit, moren dy mushka qe i kishin pelqyer. Rrembyen nje vajze te re nga fshati te cilen e moren me vete dhe u nisen per ne Cepan. Kur u afruan afer Cepanit qendruan pak te pushonin. Ketu vendosen t’i leshonin burrat qe kishin mare se meqense ishin afer Cepanit nuk kishte ndonje rrezike. Burrat si u leshuan nuk vajten ne fshatin e tyre por vajten ne nje fshat tjeter per te kerkuar ndihme.

Burrat e atij fshati nuk priten gjate por rrembyen dyfeket dhe u nisen ne drejtim te Cepanit per t’u zene prite andarteve, te cilet kishin mare vajzen e re. Gjaksoret si perdhunuan vajzen qe kishin mare me vete, e leshuan ate, por sa u afruan afer nje perroje ju erdhen bataretë bresheri nga gjithe banoret e zones. Te gjithe kriminelet ngelen te vdekur ne vend, pervecse njerit qe i plagosur mundi te futej ne pyllin aty prane( shih fq.68). Ne fshatin Rog, ishte nje banore qe quhej Rakip, ai kishte nje vajze 12 vjece. Nje dite vajten disa andarte per te defryer me vajzen e vogel. Rakipi vuri ulerimen, por andartet te friksuar e theren ate se bashku me vajzen 12 vjece dhe gjithe femijet e tjere”(shih fq.69).

Beteja heroike e “Qafes se Vendreshes”.

Andartet e trupave te Zerves shkuan ne fshatin Vendreshe dhe zune 7 burra dhe nje djale. Shkaku i tyre qe se gjoja kishin pare shqiptaret te hynin ne Vendreshe. Pasi i lidhen te gjithe i derguan ne Qafen e Vendreshes, dhe atje i theren ne menyren me makabre dhe me cnjerezore, te gjithe me radhe. Kur i erdhi radha djalit, ai qendroj sypatrembur dhe tha: Doni ore barbare duke therur shqiptaret ti shuani, por edhe nje shqiptare te mbetet nuk do ju leje te qete. Rrofte Mbreti I Shqiperise. Pa mbaruar kete fjale, duart e katilve i rane me thika,kama dhe bajoneta ne zverk dhe gjithe trupin, djali i shtri perdhe dhe i gjakosur vdiq me fjalet “Rrofte Mbreti”.
Shqiptaret te cilet ishin shperndare, me te mesuar kete ngjarje, u mblodhen te gjithe ne fshatin Vendreshe dhe vendosen te benin nje ofensive kunder bandave andarte.

Diten e Marte ora 12, shqiptaret sulmuan vendin e quajtur “Qafa se Vendreshes”, e cila mbrohej prej 300 andartesh. Cetat shqiptare qe moren pjese ne kete beteje ishin: Ceta e Sulejman Spathares nga fshati Spathare i Skraparit, ceta e Tajar Vendreshes nga fshati Vendreshe si dhe shume banore nga fshatrat Therepele dhe Vale te cilet udhehiqeshin nga patrioti Riza Vala. Lufta nisi e rrepte nga te dyja palet, por shqiptaret luftuan heroikishte kunder andarteve greke.

Flitet se te dy palet pas disa ore luftimesh te pergjakshme lane menjan armet e zjarrit dhe u perleshn trup me trup me thika, hanxhar dhe bajoneta. Andartet duke mos patur asnje rruge shpetimi vendosen te linin “Qafen e Vendreshes”. Çetat patriotike shqiptare i ndoqen deri ne vendin e quajtur “Qafa e Kajces”, duke iu shkaktuar deme te medha si ne njerez dhe material.

Kur mori vesh Komandanti i grekve ne Permet per ofensiven e shqiptarve, u terbua dhe u nis ne drejtim te Kelcyres me nje ushtri te madhe te te paisur me topa duke e bombarduar “Qafen e Kajces”. Andartet ne shenje hakmarrje per humbjen qe pesuan nga cetat patriotike ne Vendreshe u hakmorren barbarishte , te gjithe femijet e ketyre fshatrave qe zune ne pylle, i theren. Ata ne shenje hakmarrje shkuan deri ne Ujin e Zi dhe dogjen te gjithe fshatrat qe qene rreth e rrotull. 180 femije theren andartet ne Lumin e Skraparit(shih fq. 71). Makabritete e gjaksorve nuk kishin kufije. Keta kriminela pasi u thyen ne Vendreshe nga ceta e Sulejman Spathares u nisen ne drejtim te fshatit Spathare dhe dogjen lagjen Odobash, Kushovalli dhe gati komplet fshatin. Banoret ishin larguar me pare ne drejtim te Beratit. Te vetmin njeri qe gjeten ne fshat ishte nje grua plake e semure, te cilet andartet e shkuan ne helle dhe e poqen per se gjalli. Forcat andarte nuk lane pa djegur dhe shkaterruar dhe objektet e kulteve ne zonen e Skraparit dhe me gjere.

Autori F. W. Hasluck ne librin “Chrstianity And Islam Under The Sultans”, Vol II (1929), raporton per qindar objekte kulti te shkaterruar, djegur, plackitur apo demtuar. Te gjitha te besimit “Bektashi”(shih fq. 539). Shkaku i ketij persekutimi ishte se, teqetë bektashiane ne kete zone ishin vatra te patriotizmit shqiptare.
Beteja legjendare e “Qafes se Martes”

Konsiderohet si me e madhja dhe me historikja. Ajo u zhvillua ne Qershore te vitit 1914. Prof. Skender Luarasi e ka quajtur me te drejt dhe “Beteja e Termopileve”, ashtu si 300 spartane nen udheheqjen e mbretit Leonidhas, luftuan heroikisht kunder ushtrise perse, ashtu dhe 150 skrapalinje dhe kolonjare, nen udheheqen e komandanteve legjendarë Lace Backa dhe Sali Butka pas luftimesh te pergjakshme qe zgjaten disa dite gozhduan mbi 500 forca kriminale andartesh, duke ju shkaktuar humbje te medha.

Kjo beteje ishte dhe nje fitore strategjike sepse andartet greke te cilet hyne nga Marjani i Korces, kishin si piksynim pushtimin e qytetit te Beratit dhe atehere mundet te quhej gati e realizuar endrra e tyre gati shekullore e “Megali Idhese”. Ne ndihme te Lace Backes vajti Sali Butka i cili si fillim shkoi dhe u keshilluan me “beun e Meloves” dhe vendosen te mblidheshin ne Turbohove, ne ate qe u quajt “Kuvendi I Burrave” te gjithe zones. Ne kete kuvend moren pjese banoret e Tomorrices, Gjerbesit, Greves, Meloves, Gremshit, Kucit e tjere. Kuvendi u mbajt ne shtepin e Fetah Ymer Koxhabellitu. 58 luftetare te lirise u rregjistruan menjeher ne ceten e Sali Butkes, e cila u nis pa humbur kohe ne drejtim te “Qafes se Martes” me qellim qe ti shkonte ne ndihme cetes se Lace Backes, e cila po luftonte heroikisht atje. Ne kete beteje moren pjese dhe Ceta e Servet Zaloshnjes, Ceta e Abedin Kucit dhe Ceta e Muco Kapinoven.

Ne vitin 1913 treva e zones Tozhan- Terpan u pushtua nga andartet greke. Ata pershkruan intinerarin Permet- Skrapare ne drejtim te Tendes se Qypit, Qafa e Shkozes, Tozhar, Malinat, Berat. Ata kudo qe kaluan bene masakra te medha, sidomos tek banoret e besimit mysliman.

Pleqte tregonin per krime monstruoze sa kur shikon gra shtatezene u canin barkun me bajonet dhe u nxirnin femijen jashte. Por populli i kesaj treve nuk ndejti duarkryq. Sipas te dhenave nje nder luftetaret i cili ka mare pjese ne luftime kunder andarteve ishte Mane Shehu nga Corrogjafi. Banoret e zones iu bene grekve shume kurthe dhe prita duke iu shkaktuar humbje te medha. Pak nga keta mberriten ne kufi por i lane kockat mareve te Temanit, Terroves,Tozharit, Paraspuarit, Grykes se Ujit te Zi, Qafes se Shkozes.

Sipas Veteranit Qemal Hyseni banoret e Terroves te organizuar nga trimat Sulo Terrova dhe Zaim Terrova i goditen greket ne vendin e quajtur “Qafa e Terroves” ku u vrane disa greke. Nga banoret u vra Dervish Cenollari. Robrit greke te cilet u kapen ju be gjyqi dhe i ekzekutoi te gjithe trimi Ali Nuredini duke I hedhur ne greminen e Terroves. Vrasja e Koste Becorit. Si u vra krimineli me i madhe i andarteve greke ne fshatin Verzhezhe?

Qeveria greke kishte liruar dhe shume kriminel nga burgjet e Greqise si burgu i Kretes, te cilet pasi i kishte armatosur i kishte hedhur ne Shqiperi me te vetmin qellim per te bere terrore. Nje nga keta ishte dhe kryekrimineli Kosta Becori.Ky katil qendroj ne Mican se bashku me trupat e tije. Ky dinak zuri miqesi me shqiptaret dhe ju zotohej qe te vinin te vendi i tije ku rrinte se nuk do te pesonin asgje. Nje dite shqiptaret i bene nje gosti ne Koprencke, ku e ftuan. Ky shkoi se bashku me disa shoke te tije. U prit mire prej shqiptarëve aq sa shkembeu dhe dyfekun me nje shqiptar. Pasi mbaroi gostia, i ftoi dhe ky shqiptaret per nje gosti, te cilet i dhane fjalen se do shkonin. Por ky nuk kishte ndermend qe t’i gostiste shqiptaret, por t’i vriste ne pabesi. Ky katil kishte ndermend qe shqiptaret pasi te vinin per te ngrënë gostin t’i vriste te gjithe. Ky plan i shkoi ne veshe komandantit grek Papa Gjeorgjiut i cili e ndaloje te bente kete veprim.

Nje dite tjeter vajti ne fshatin Verzhezhe ku u prit prej banorve te fshatit, hengren dhe pine me tere te mirat. Por Kosta kishte si qellim te merrte vajzen e te zotit te shtepise. I ati i vajzes ia kuptoi planin dhe lajmeroje shoket e fshatit me kujdes, duke derguar djalin e tij te vogel. Kur u ngriten per te ikur ky kriminel u shkeli syne shokeve, si shenje qe ata te rrembenin vajzen, por me pare doli te dera per te pare nese kishte njeri. Sapo doli te dera u ekzekutua me nje plumb ne balle nga banoret e fshatit Verzhezhe te cilet kishin rrethuar shtepine. Becori ra por si nje ka dhe thirri: “me efagan i alvani”(me vranë shqiptaret). Pasi vrane dhe shoket e tij banoret ua shtypen koken me gure dhe i hodhen ne nje grope.

Ky qe dhe fundi i Kosta Becorit, kriminelit te leshuar nga burgjet greke me qellim per te bere masakra ndaj popullsise se pambrojtur shqiptare (shih K.Papa fq. 58-59).

Sot ne 100 vjetorin e masakrave greke ne Shqiperi por dhe ne treven e Skraparit dhe Beratit. Shpirtrat e qindra shqiptarve te vrare barbarishte nga bandat shoviniste greke kerkojne drejtesi.

Thone se pergjatë Grykes se Osumit, Grykes se Ujit te ZI, Qafes se Martes, Qafes se Vendreshes, akoma degjohen britmat e grave dhe vajzave te perthunuara, te vrara e torturuara nga keta gjakesore. Thone se ne Vendreshe, Spathare, Cepan, Prishte, Muzhak, Rog, Backe, Turbohove, Gjerbes,Sirake,Vlushe e tjere, akoma degjohen ulerimat e qindra e qindra foshnjeve te vogla te masakruar me bajoneta dhe hanxhare nga gjakesoret e pabese. Thone se ne keto gryka, shkrepa dhe male akoma ndihet era e barutit dhe shtepive te djegura. Keto britma dhe ulerima kerkojne drejtesi por dhe qetesi.

Asgje nuk eshte bere per qetesimin e shpirtrave te tyre, ka 100 vjet nga keto masakra per ironi te fatit asnje memorial, asnje lapidar, asnje pllakatë. Valle kjo eshte e qellimshme? Politikanë te te gjitha ngjyrave dalin ne keto ane vetem ne kohe fushate me qellimin e vetem per te mare vota, ndersa harrojne te ngrenë nje memorial per viktimat e masakrave te 1914, harrojne te bejne nje perkujtimore per ta, harrojne te vendosin nje buqet me lule ne lapidarin e Lace Backes ne Qafe te Martes.

Zotrinj dhe nese harroni ju, ne niprit dhe mbesat e luftetarve te 1914 nuk harrojme.

Mr.Sc. BESIM DERVISHI, Michigan, Detroit, SHBA 2 Gusht 2014

BURIMET E PERDORURA
1. Kosta Papa Tomori (1917) “Barbarite greke ne Shqiperi” Massachusetts, SHBA
2. Prof. Dr. Adem Salillari (2004) “Treva e Terpanit” Berat Shqiperi
3. Haxhi Çemerica, Ilir Buzali (1984) “Riza Kodheli” Tirane Shqiperi.
4. F.W. Hascluk (1929) “Cristianity and islam under the sultans” Oxford SHBA
5. Kontribuan me te dhena A. Guri, Z. Gode, B. Hysi dhe Nj. Dervishi…