AS VESË, AS PURPUR – KËNGË

0
447
Mustafa Spahiu

Poezi nga Jezhi PLESHNJAROVIÇ (1920 – 1978), Poloni

Përktheu Mustafa SPAHIU

KËNGË

Në dëborën e vrugët
myshqesh jehu i zjarrit fiket,
pishës, malit, fushës,
ugarit të tymit.
Ti yll i fatit,
brigjet i shfaqin qytet e gurta,
brigjesh së qytetit nga ëndrra
në dëborën e vrukët.

Heshtje,
heshtje pa bebëza.
Katedralja si réja anon ballin,
pëshpëritje qelqesh,
i kërcënohet qiellit të cilin
e mbështesin të gjithë
kryqat.

Mbi varrezë, çfarë këngë –
Çfarë përgjërimi ngriten
kurorat e zogjve?

E përgjoj agimin

Vetëm vaj
vajtim njëvjeçar
me krah pehati
kotekot!

Në dëborën e vrugët
e përgjoj agsholin.

Ky është ai
Yllushi i fatit,
qyteti ëndrrave,
vaj i atdheut
të vogël
në dëborën e vrugët
ku është Atdheu
qytet i ëndrrës
vaj i fëmijës
në dëborën e vrugët.

NOTAT E FYELLIT

Në udhëkryq
shpatullat e drurit gjethedendur,
ngjyrë oker e murmë,
hijet e mullarëve të barit,
i druhen mbrëmjes.

Mështekna do t’i jep gjethet
cëcëritjeve të bengut
çastet e ekuilibruara
përmbi rétë e ujit.

I brishtë është kalliri
i puhizës
buzëqeshje në mollishtë,
kova dritëzon nga dylli
derdhet shkëlqimi i hënës.

Përkulem deri në bel
bregoret e brigjeve,
Kërcëllinj koçiat e yjeve
shpatullat e drurit
gjethedendura
të vrugëta…

RITMI (I)

Çekiçët
Çeliçët janë ritmik,

tymi i gëlqerës së fikur
është fërshëllues,
tymtarët janë të ngjashëm
me teleskopët,
zërat si flokët gërshetohen
tullë pas tulle deri në hënë.

Aty s’gjenden as për një çast
kumbim i daullës në pllakë
qirinjtë iu bëjnë dritë
jargavanëve
shkriftësisht në terr.

Vogëlsirat e qelqit drithëriten
kërcëllitje qelqurinash.

ALUZION

Zbardhje e zgjimit
statujë kolosale
pëllumbat e kanë
rrethakuar me kurora
bilonjash të stilit gotik.

Zbardhje e zbardhtë
preludë
nga iskrat e arta të purpurta
në hon të réve përqarkulluese
flakëzat të ngjashme me zërat

ngarendë vringëllima
llomotitëse dhe kumbuese
kohë punës së ditës
rrugët herake zëzëllojnë
përplot zhaurimë,
tymtari i fabrikës prapa murit
është ndalë
pas tymit i zgjatur për hije

e ti zbardhje e zgjimit
shkëlqen me helmetë remi

nxiton vringëllimës dhe është
kumbuese
gjatë ditës së punës.

Vite të kapitura
vite sikur grushta në ballë
duke kërkuar tjera
buzëbrigjeve të lumit
thërras
i fundit!

D R I T A

Dritë e turpëruar
pikë pad pike
e rrallojnë terratinën.

Së shpejtu vjen qartësisë
do t’u kthehet turma
e lëndëve
ta bojatid për së afërmi
e të rehatshme.

Shtërgatë ritmike dritaresh

derisa është së tepërmi
njëmendësi në dritën e
shiut dallgë-dallgë flaka.

Pëllumbat e vizatuar
më tebeshir të bardhë
i çukisin tashmë sekundat
duke u zhdukur para
shikimit tim!

D R U R I

Përroi i etjes dhe lulet prej rëre
në mes të njërit dhe të tjetrit
të dallgëve të livadheve
pilivesat dhurojnë kalueshmëri

druri të paemër…

L U T J A

Në një kryqëzim
të pafund
lëshohet qielli i madh
si loti
drejtë tokës së qetë si ninëza
duke jetuar në dhomën
e përjetshme
e vari
gjethin e pëshpërimës
(në vestibulë)
dhe
lulen e fundit të buzëqeshjes.

NGA MALET

Nga malet
duke dëgjuar urnën
mjegulla si kërpi.

Në kullosa delet notojnë
si varkat me kaçurrela,
vesa me lulekumbona
shkëlqimtare
në fund të ditimit
përroi i orëve të hershme
vesa nëpër lulekumbona
ngazëllehet nga shkëlqimi

Me muzikë agimi
gjelbërohen jehonat e kodrave
lakadredhake janë shtigjet
e gjarpinjve
drejtë qiellit prej bakrit
të réve të përskuqura,
pisha e bartë rrëshirën
e feshfëritjes nga malet
duke heshtur urnën.

Zbuloje burimin:
Zemra rektinë.

Shënim: Jerzy Pleśniarowicz (Jezhi Pleshnjaroviç), lindi më 1920 në Jakatevinisllav, Ukrainë, u nda nga jeta më 1978 në Zheshovë, Poloni. Ishte poet i shquar, përkthyes, gjuhëtar i polonishtes, regjisor tеatri dhe kritik letrar. Krijimet e para i botoi më 1937 si poet dhe përkthyes letrar nga ukrainishtja në polonisht në revistën “Wołyn”. Ishte njëri nga redaktorët dhe përkthyesit e “Аntologjisë ukrainase të poezisë” – Varshavë, 1977. Poeti Jezhi, ka përkthyer në ukrainishte, në bjellorusishte, rusishte, çekishte dhe letërsinë sllovake në gjuhën polonisht. Ishte themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve të Polonisë – Dega në Zhezhovë…
(M.S.)