As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %!

0
448

Nga Hysen Ibrahimi

Në çdo dalje publike Aleksandër Vuçiq deklaron: ”Nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën”. Për çfarë të kthehet Kosova, a thua vallë:

• Për të mos respektuar asnjë merrëveshje nga Serbia;
• Për të shfrytëzuar bisedimet Serbia se ende jemi në bisedime (duke i gënjyer vendet që nuk i njohin genjeshtrat e Serbisë) për tërheqjen e njohjes së Kosovës;
• Për t’a shtyrë procesin sa më shumë që është e mundur me shpresë se kohërat do të ndryshojnë në të mirë të tyre;
• Për të fshehur të zhdukurit shqiptarë të vrarë, të masakruar e varrosur nëpër Serbi;
• Për të fshehur masakrat e tyre të kryera mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare dhe ndaj të gjithë atyre popujve jo serb në gadishullin ILIRIK;
• Për të futur Kosovën në raporte të këqia me miqët e saj që e kanë njohur;
• Për të bllokuar çdo zhvillim të Kosovës edhe mallrat e saj për të hy në Serbi e në anën tjetër kërkon heqjen e taksave nga Kosova;
• Për të investuar tërë arsenalin e tyre piolitik e ekonomik kundër Kosovës, kursen ë anën tjetër kërkon heqjen e taksës;
• Për të kërcënuar pakicën serbe në Kosovë që të mos pranojnë asgjë që lidhet me pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të mos pranojnë institucionet e saj;
• Për ta kundërshtuar me propagandë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, që ka për detyrë mbrojtjen teritoriale të Kosovës dhe integrimin e saj në NATO;
• Për të ju thënë pakicës serbe se Rusinë e kemi në Serbi, me arsenal të madh luftarak, mos u frikësoni kundërshtoni gjithëçka në të mirë të Kosovës;
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’a mirëkuptojnë këtë qëndrim të popullit të Kosovës, sepse jemi të detyruar e jo për dëshirë;
• Me Serbinë nuk mundesh ndryshe, osa forca ose ekonomia, i detyron të ndalojnë me padrejtësitë dhe krimet e tyre mbi popujt që duan liri, demokraci e pavarësi. Për këtë janë të bindur edhe vet SHBA-të, duke e ditur se Serbia janë vegël e përbetuar e Rusisë dhe kundërshtarët më të medhenjë të SHBA-ve.
• Çka fiton Kosova me heqjen e taksës ndaj Serbisë? Asgjë!
• Çka fiton me mosheqjen e taksës ndaj Serbisë? Gjithëçka.
• As NATO-s nuk ju kanë lutur më shumë për parandalimin e bombardimeve mbi Serbinë, se sa Kosovës për heqjen e taksës 100 %!