AS EGJËR, AS GJAKZI – TARE ÇMENDURI

0
490
Nina e Martin Camaj, Beograd, 1951

Mustafa Spahiu Nga Mustafa V. SPAHIU

Martin CAMAJT (1925-1992)

Si vë duart në zjarr për sy të ballit,
Të pa vërtetën se stolisi me iftire…
Gjeja vetes caratët e uncat e hallit!
Postullat janë ruaj dy gishta fytyre.

Pezm i murrizët turp futu nën dhé,
Ate që një ifrit gojën se kishte tkurë
Kishte derdhur breshër nga çdo ré –
Absurdin ia veshe nën lëkurë, unë

Kullota tufën me “Nji fyell ndër male”,
Kopés me blegat fill duke i ngrahë –
Me Baco Plakun ishim të një fjale, e
Pjalmi e stuhia shpesh na kanë rrahë

“Amanet ju mos prozhmoni
Dhe në kjoft se gjeni shkak
Fjalët e këqija gjithmonë droni
Pse i lajn’ burrat pror’ me gjak.”

A ka ndonjë njeri që rreptas flet,
Që fjala si peshohet as me flori…
Fjala e vrerë-rrufe kombin e vret;
Në një qind vjet lind nga një gjeni.

Dukagjini e ka katundin Temal,
Emrin djalit Martin ia ngjitën,
Lindi në verë – si lulet në mal,
Që si lulja të kishte rritën!

Unë dymbdhjetë vjeç- fëmijë
Trastë buke – me dy libra gëzim
“Kanga e vërrinit” si me magji –
Gurrash e krojesh gjeta frymëzim.

Më shitoi fjala më se e fuqishme
Për poetin me prush të mërgimit,
I çmenduri me fytyrë të trishtshme
Leh qençe dhe i vërsulet Martinit!

II.

“Pse njerin’ rrethana e jet’s helmon,
Rinisë tij ndeshtrashat i ndodhnin, e
Martini diturinë librash ai e kërkon –
Kërkimet akademike dot se lodhnin.

Albatros qiellit s’ndalej nëpër botë,
Short poetësh, o mos qoft’e thënë!
Çdo varg i shkruar kjason me lotë
Si qumësht guri picak t’tokës nënë.

Druzhe Auron Tare na dole novator,
Nëse i ndihmon dikujt para krimit,
Me ferman e tapi je bashkëpunëtor –
S’ka dilemë UDB-ist je prej fillimit!

Po nëse i ndihmon orëzi pas krimit
I ke dy role: je prokuror dhe Avokat,
– Rrënjën katrore ia nxjerr fitimit
Je arlekin, menaxher dhe asignat!!!

UDB-a e Sigurimi t’paskan gozhduar;
Vallë, ndër shqiptar ka njerëz të mirë?
Po s’lamë asnjë gjeni pa e përgojuar,
T’vdekurit nën dhé qofshin xhevahirë!

Ti, marri kombëtare kërko pendimin!
Ku ishe? Sot kullot si lopët mbi varre…
Një ditë truri yt se gjenë as shpëtimin,
T’urtit thonë: “Turp!Jetofsh me marre!”

Me dritë jeshile shërbeji pra armikut,
Serviset ty në piramida do të ngrehin
Blozaja emrin,veprën vëllait e mikut…
Pas diabolikut paçka se qentë lehin!

I erdhi kombit keq për fëndën-fjalë,
U krekose kinse e thæ të vërtetën!!!
Shqip në vatër kur mos të leftë djalë,
O, fatprerëlubi, ja shkurtoje jetën…

E enjte, 9-11 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire