Artisti i rrugës

0
1651

Dionis Xhafa

Në Tiranë, arti dhe sidomos ai i rrugës, janë në nivelin më të ulët. Artistët, të mirfilltë ose jo, e kanë shumë të vështirë të dalin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe të performojnë. Ata kështu ndalojnë “ushqimin e shpirtit” të tyre, për shkak të “turpit” prej njerëzve. Kështu, një burrë që banonte në Pogradec dhe që e kam hasur duke i rënë klarinetës shumë mirë në qendër të Tiranës, më thoshte: “Më vjen paksa turp, për shkak se këtu pak e vlerësojnë artin. Kam performuar shpesh në Athinë, në Selanik, në disa qytete të Greqisë dhe andej jam ndjerë më mirë, kurse këtu është shumë më vështirë. E, kam edhe pak turp, se mos ndonjë nga Pogradeci kalon këtej dhe më njeh, për shkak se unë jam i njohur në mbarë qytetin atje. Më njohin njerëzit në qytetin tim dhe do thonë ‘Shiko ku ka përfunduar’”, – më tha burri pogradecar. E pra, kishte kaq shumë frikë në mesin e këtij burri, që të tregonte pasionin e tij hapur dhe pa frikë.

Ai sikur performonte, me frikën e madhe se mos ndonjë bashkëqytetar i tij do ta shihte dhe se do të turpërohej fort nga kjo gjë. E pra, pogradecari sikur kishte frikë dhe se vetëm art nuk mund të ishte ai. Të kesh diçka sikundër ushqimi dhe të mos e performosh, prej frikës së njerëzve, për fat të keq, një gjë e tillë ndodh në vendin tonë. Sa e sa ka njerëz të tillë, që njerëzit, arroganca e tyre, fakti që nuk e vlerësojnë artin, ka bërë që njerëzit të ikin larg këtij vendi të shkretë. Mirëpo, në kontrast me këtë, unë pashë një ditë te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një djalë të ri, jo më shumë se 27 vjeç, që po këndonte dhe se kishte shtruar një gjësend përpara vetes, ku personat që e vlerësonin, hidhnin paratë.

E pashë dhe ai këndonte vërtetë bukur. Artisti vlerësonte këdo që linte para aty, duke i thënë “faleminderit”. Po po, ishte kaq bukur dhe ai zë dëgjohej kudo nëpër rrugë. Kishte aq lezet, ishte zë që kumbonte kaq bukur. Ja, pra që ai person kishte guxuar, e shfaqi talentin e tij, pikërisht në rrugë dhe ia doli të mblidhte goxha të ardhura. Për herë të parë pashë sukses të një artisti të rrugës dhe mendova se edhe një artist, mund të bëjë përpara, por se për fat të keq, jo aq kur nuk e ka mbështetjen e qeverisë së vendit të tij, të shtetit nga është. Sepse, artistët këtu më së shumti kanë ikur, duke qenë se nuk gjejnë as lirinë dhe as terrenin për të ushtruar lirshëm atë që ndjejnë në shpirt. Sepse, jo pak herë ky vend është si një ferr, për njerëzit e artit sidomos, të cilët nuk gjejnë veten këtu dhe arratisen në çdo vend tjetër të Evropës apo të botës, qoftë.

Sepse, artistët kanë qenë qysh në kohën e Romës së Lashtë apo të Greqisë të zhytur dhe të mbytur nga pushtetet dhe sa duket, kjo gjë ndodh edhe sot e kësaj dite. Sokrati vdiq në një breg lumi, pasi u torturua nga mercenarët e Çezarit dhe thuajse kudo ka ndodhur një gjë e tillë. Po, është koha që artisti i rrugës të triumfojë, por duke pasur edhe një art të vërtetë dhe jo më kot. Duke pasur një art, që të prek në zemër, të prek në shpirt e në çdo qelizë të trupit, një art që të ngre në peshë, që e ngre në peshë qenien njerëzore dhe mbarë qytetin e shtetin tonë. Me artin që triumfon, do të kishte shpirt mbarë vendi ynë, do të ndriçohej prej vërteti zemër e puls i këtij shteti, të marrë peng prej kohësh, vitesh e dekadash.