Artistët kosovarë në gjumë, artistët botërorë shumë aktivë

0
603

Ilir Muharremi Ilir Muharremi

Arti ndez kënaqësinë, krijon humorin, është rrugëtim i gjatë drejt shpirtit dhe depërton në fuqinë e mendjes. Ngrohë nga rrezja me dinamike e diellit. Dimrin e bën pranverë e pranverën dimër. Lëvizja e secilit tashmë është e kufizuar. Jemi strukur brenda pesë mureve të kapluar nga monotonia e kësaj mortje e cila dita ditës po ushqehet me kufoma. Tash secili që i ka fshi qurret në rrugë, ose në shtylla, tash më këtë nuk e bën. Pastërtia u bë faktor dhe ata që i kanë larë duart tri herë në ditë vetja u dukej pederast, a sot i lajnë duart mbi dhjetë herë, si mund të ju duket vetja?

Virusi i mbylli edhe festat, njerzit nuk i shtrëngojnë duart as në Pashkë e as në Ramazan. Qeveritarët po dojnë zgjedhje parlamentare, do ta shikojnë se kush do të merr vota më shumë, ata apo koronavirusi? Fama e koronavirusit u bë vetëm për tre muaj, ky virus nuk ka nevojë për silikon, bythë ose kofshe. Ka kriminel që ka bërë vrasje doli nga burgu dhe e vrau koronavirusi. Koronavirusi u bë material për gjithë artistët në botë. U bë më i famshëm se veprat e Da Vinçit, Pikasos, Van Goghut, Modilianit…

Artistët kurrë nuk ndaluan së krijuari. Bëhet fjalë për artistë botëror të cilët krijojnë murale dhe grafite nëpër mure të boshatisura, të shëmtuara, nëpër skuta të ndryshme, rrënoja. Ata sjellin nuanca humori për një publikë të dërmuar nga ky virus vdekjeprurës. Maska dominon në fytyrën e personazheve nga filmat e animuar, po ashtu edhe forma e virusit. Ja tek shihet një çift duke u puthur artificialisht.

Pse në Kosovë artistët nuk bëjnë këtë lloj arti në shenjë proteste ndaj kësaj mortje? Pse artistët kosovar janë strukur nëpër dhoma dhe në formë individuale krijonë art (vetëm pikturë). Frika ndaj infektimit. Artisti e sfidon frikën, artisti është i guximshëm, artisti nuk duhet të bëhet trimë në dhomë, t’i fryej muskujt pikturave. Artisti i madh rrezikon jetën në llogari të artit. Ku janë artistët e artit të rrugës, të mureve, artistët e performancave, artistët e videove, artistët e intstalacioneve, artistët e fotografive? A vetëm piktorët në këso rrethana mund të krijojnë? Ku jeni o artistë, mos u frikësoni dilni në rrugë krijoni art se vetëm arti në këso rrethanash e bën gazmor popullin e lodhur.