– Tregim nga libri “Sekrete që nuk i mbaj për vete”
Për dijeni z. Edi Rama, dashamirësi i admiruar i 125 shkrimtarëve të talentuar dhe 750 intelektualëve të kulturuar, ish të burgosur, të internuar, të masakruar nga mizorizmi komunist marksist, të ish klikës antihumaniste, antidemokratike, enveriste-ramiziste.
Nga Sali LEKA
Ah, sikur të ishin dymijë e pësëqind shkrimtarë, gazetarë,intelektualë dhe specialistë si Edi Rama, antimizorist i betuar, guximtar eposik i sprovuar dhe i përkushtuar për drejtësi e demokraci, për të vërtetën, diturinë dhe vizionin e përkryer jetik sublim.
E vërteta dhe dituria janë shkëlqimtare dhe e bëjnë jetën njerëzore madhështore, triumfatore, me blerim pa mbarim, porsi dielli në agim.
Katër lexues më telefonuan, më takuan dhe më thanë: “Ti shkrimtari Sali Leka, je i përndjekur politik, i persekutuar nga Diktatura komuniste. Pse nuk shkon në protestën e teatrit, pse nuk bashkohesh me artistët që çdo pasdite mblidhen dhe mbrojnë Teatrin që mos ta shembi Edi Ranma dhe na rikthen përsëri diktaturën hoxhiste?!”…
Edhe unë u fola e u tregova: “As kam shkuar e as shkoj në demonstrata anarshiste skurrike, pa alternativa kombëtare, jetike, pa vision, as perspektivë për zhvillim dhe progres e modernizim të atdheut, i rrënuar, i shkatërruar e i shkretuar njëzet vjet rresht 1993-2013. As jam bashkuar e as bashkohem me artistët e Lulëzimit, që nuk kanë realizuar asnjë dramë teatrale me demaskime reale për masakrat vandal njëzetvjeçare kundër jetës paqësore, humaniste të popullit shqiptar 1993-2013.
Artistët e demonstratave të Lulëzimit, ish survejuesit e masakrave mizore të sigurimit, kontigjentët dhe rezidentët e përgjimeve të skutave të errëta të kutërbimit kriminal diktatorial të klikës vamipriste enveriste ramiziste.
Në Shqipëri në njëzet vjet u prishën miniera, reparte ushtarake, poligone luftarake, u shkretuan uzina, fabrika, kombinate dhe nuk u rikthye diktatura komuniste, as mynxyra dhe katrahura e klikës skizofrenike enveriste ramiziste.
Kurrë ata nuk kanë për ta rikthyer parlamentin proletar të Haxhi Lleshit dhe Ramiz Alisë, pa ligje, as rregullore, pa dekrete shembullore për të mirën e njerëzve kombëtarë, por ka zbrazur dyzet e pesë vjet ibrete e misibete dhe citate antinjerëzore vamipiriste, terroriste, monstruoziste.
Kurse Parlamenti socialist modernist pesëvjeçar, i besuar, i votuar nga populli shqipar mendimtar vizionar ka aprovuar e votuar publikisht ligje dhe dekrete shumë të dobishme për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë. Edhe ligji për shembjen e Teatrit dhe për ndërtimin e një teatri komod, është i drejtë, i domosdoshëm.
Ndërtimi i kullave të larta dhe pallateve deri njëzetkatëshe në Tiranë por dhe në qytete të tjera, nuk e rikthjnë diktaturën komuniste, as mënxyrën dhe katrahurën enveriste ramiziste ashtu siç llomotisin nëpër gazeta e televizione artistët e Lulëzimit, nostalgjikët e maskaradave, ish survjejuesit e sigurimit, që kanë tmerruar dyzet vjet djem dhe burra mendimtarë, fisnikë eposikë, kanë diskrimnuar vajza dhe gra me karakter dhe dinjitet vullnet dhe vitalitet, vajza viganesha jetike si Fratesha teuratike.
Ndërtimi i Teatrit komod, i kullave luksoze dhe i pallatave të lartë e zbojnë përgjithmonë nga Tirana dhe Shqipëria komunizmin marksist enverist ramizizst vamipirist mizorist.
Prandaj artistët e Lulëzimit, ish survejuesit e sigurimit, janë egërsuar dhe ligësuar me Edi Ramën dhe qeverinë socialiste moderniste dhe me dufin e të dëshpëruarve mallkojnë e vajtojnë që nuk e ngjallin dot Enverin, që të rrafshojë kullat luksoze dhe pallatet e lartë, por kanë shpallur Myslim Murrizin dhe Edmond Spahon, dy shtrembalarët e protestave dhe demonstratave për të rrëzuar Edi Ramën,
nga kolltuku kryeministror, ngaqë lejon ndërtimin e kullave e të pallatave të larta, ngaqë iu mundëson artistëve të vërtetë me drama teatrale shembullore të kenë një teatër modern e komod ku të mund të realizojnë aspirtatat e tyre artistike.
Duhet të dijmë Tirana është ndërtuar me kontributin e 550 familjeve fisnike pasanike, nën drejtimin e pasanikut humanist Sul Ballgjini, nga fshati Mullet. Asnjë lekë nuk ka shpenzuar shteti i atyre viteve, për arsye se zhvillimin e çdo kombi nuk e sjell kolektivizimi i shtetit, por privatizimi i popullit me familje fisnike humaniste. Ndërtimi i Tiranës filoi në vitin 1604.
Për njëzet vjet deri më 1624, Tirana u zmadhua, u zhvillua, populli u gëzua, u pasurua, u punësua në zejtari artizanale dhe industri sociale, punishte manifaktura.
Me kaq për sot, do të shkruaj ditë tjetër, por theksoj: Artistët e Lulëzimit nuk dijnë asgjë nga historia atdfhetare kombëtare, madhështore, ngadhënjimtare, as nga jeta paqësore humane e popullit shqiptar, me ngjarje dhe episode të mrekullueshme të mahnitshme.
Artisti duhet të jetë i talentuar por dhe i ditur, me vullnet të aftësuar përtë realizuar drama teatrale të dobishme shembullore me vlerë artistike dhe eposike qindrashekullore.
Sali Leka Cel: 06838304
Shkrimtar dhe poet me poezi brilante lirike,erotike, eposike dhe tregime të mrekullueshme të vërteta faktike. Ish i burgosur politik dhe i persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga ingranazhet e mizorizmit komunist.
Tiranë, gusht 2018